Author: tirana

Video e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta duke festuar me tifozët e Celtic para sfidës së Champions League në Sarajevë është bërë virale dhe po bën xhiron e botës. “The Sun”, Yahoo.com”, “Msn.com”, “Daily Telegraph”, media europiane, apo deri edhe Australi dhe në Indi kanë publikuar videon e takimin e veçantë të Metës me fansat e Celtic FC. Në fakt, video u publikua nga Presidenti i Shqipërisë në profilet e tij në rrjetet sociale, por u shpërnda menjëherë kudo dhe është komentuar gjerësisht nga tifozët skocezë, por edhe nga media ndërkombëtare. “Festë presidenciale”, shkruan në titullin e artikullit përkatës edicioni…

Read More

Pesë djem të rinj janë arrestuar në Gjermani, të dyshuar për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare në park mes shkurresh. Sipas raportimeve nga mediat, të rinjtë akuzohen se sulmuan një vajzë me aftësi ndryshe. Nga ajo ç’ka shprehen autoritetet vendase thuhet se djemtë janë tepër të vegjël për t’u dënuar, pasi mosha e tre prej tyre është 14 vjeç, kjo është mosha minimale ku “kriminelët” mund të ndiqen penalisht apo të akuzohen, ndërsa dy prej djemve janë 12 vjeç, që do të thotë se ata nuk mund të arrestohen. Nga raportimet e mediave gjermane thuhet se ngjarja ka ndodhur të…

Read More

Në Tiranë, një vajzë 18 vjeçare kërkoi ndihmën e mediave për t’u mbrojtur nga abuzimet seksuale, që sipas saj, kryente i ati me të prej 3 vjetësh. Ajo i tregoi programit Fiks Fare në televizionin Top Channel se si policia dhe prindërit e shtynë të tërhiqte denoncimin, ndërsa tani kërkon ndihmë nga mediat. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, e intervistoi vajzën denoncuese, e cila tha se policia nuk veproi për ta mbrojtur. Zëri dhe emri i saj janë fshehur për arsye sigurie. E pyetur nga Zëri i Amerikës mbi pretendimet e vajzës, policia deklaroi se çdo thënie e…

Read More

Ish-kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës Florenc Hoxha, i njohur ndryshe si njeri i afërt me kryedemokratin Lulzim Basha, ka sulmuar ish- kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Në një replikë në rrjetin social Facebook, ai akuzon Topallin se ka nxjerrë skandalin e Partisë Demokratike me pagesat e paligjshme për lobim në Shtetet e Bashkuara. Ai e bën përgjegjëse ish- deputeten demokrate, duke thënë se në këmbim të skandalit burri i saj ka marrë tender 23 milion euro.

Read More

Jonida Maliqi akuzoi publikisht Radiotelevizionin Publik Shqiptar se nuk e ka paguar pasi u shpall fituese e Festivalit të Këngës vitin e kaluar. Në dhjetor, Jonida Maliqi u shpall fituese e konkurrimit me këngën “Ktheju Tokës”. Në maj, ajo e interpretoi këngën live në Izrael, si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision Song Contest. Në intervistën e fundit të Jonida Maliqit, si e ftuar në emisionin “Treshat” në Vizion Plus, këngëtarja u shpreh se jo vetëm nuk është paguar ende nga institucioni organizues i Festivalit të Këngës, Radiotelevizioni Publik Shqiptar, por faktin se duhet të merrte një pagesë e ka mësuar…

Read More

Modelja dhe aktorja e njohur, Cara Delevingne, është fejuar me aktoren gjithashtu shumë të njohur, Ashley Benson. Të paktën kështu po shkruajnë mediat botërore, pasi që sipas tyre të dy vajzat janë parë me unaza fejese në duar. Në disa foto të shkrepura nga paparacët, shihen Cara së bashku me Ashleyn duke u përqafuar në rrugët e Francës. Revista “People” ka kontaktuar dyshen rreth fejesës, por që të dy artistet kanë zgjedhur të mos përgjigjen rreth kësaj teme. Ani pse as Cara e Ashley nuk kanë konfirmuar zyrtarisht fejesën, fansat kanë mbledhur “prova” të mjaftueshme që ato tashmë janë të…

Read More

Në muajin mars Anjeza Shahini solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Victoria. Tashmë kanë kaluar 4 muaj nga lindja e vogëlushes dhe mami Anjeza po kujdeset që e vogla të njihet me botën. Pak ditë më parë ajo tregoi se Victoria vizitoi për herë të parë një kopsht zoologjik, ndërsa sot nënë e bijë kanë ndjekur bashkë një film në kinema. Shahini ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet duke mbajtur në prehër vajzën gjatë kohës që të dyja ndjekin me vëmendje filmin e animuar “Toy Story 4”. Bashkangjitur fotos këngëtarja…

Read More

PD e Kukësit njoftoi se ka paditur në Prokurori komisionerët e 14 qendrave të votimit të kësaj Bashkie, të cilët sipas saj kanë manipuluar pjesëmarrjen. Ndër faktet e përmendura në padi nënvizohet fenomeni më shumë fletë votimi sesa votues, duke pretenduar se në 30 qershor kanë votuar edhe persona të cilët nuk ndodheshin në Shqipëri. Për këtë arsye PD e Kukësit i kërkoi organit të akuzës që të sekuestrojë në cilësinë e provave, listën e votimit dhe personave të cilet kanë votuar në të gjitha qendrat e votimit, me qëllim krahasimin me të dhënat e sistemit TIMS. Demokratët nuk i…

Read More

Nëndetësja 105, një pjese e rëndësishme e historisë së marinës shqiptare, tashme bën 60 vjet. Ky përvjetor mblodhi në bazën e Pashalimanit oficerë të lartë që kanë shërbyer në Brigadën e nëndetëseve të Flotës Luftarake detare. Në tetor të vitit 1958, nëndetësja 105, ne ate kohe me emër Tufani, nisi lundrimin e pare se bashku me të tjera qe përbenin ne total kater mjetet nënujore të Marinës shqiptare. Petrit Myftiu, ish komandant dhe pjesëtar i këtij lundrimi, solli kujtimet e tij nga ajo ditë. Komandanti i forcës detare shqiptare, gjeneral major Ylber Dogjani vlerësoi kontributin e ish ushtarakeve në ndërtimin…

Read More

Vajza lindi para kohe. Por kjo nuk e zbehu gëzimin e dy prindërve nga Kuçova Jani dhe Margarita të cilët mezi e pritën këtë moment. Nëna i dëgjoi të qarat e para të fëmijës kur ajo u lind më 16 Gusht të vitit 1988 në maternitetin e Beratit. Nuk arritën dot ti vinin ende emrin pasi vajza u dërgua menjëherë në inkubator, pasi lindi prematurë. Margarita e pa vajzën dhe ende ka jehonë në vesh të qarat e saj. Kur u bënë prindër, Jani ishte 32 vjec ndërsa Margarita një 23 vjeçare. Ajo solli në jetë fëmijën e tyre të…

Read More

Teoria se rruga drejt suksesit vjen nga puna e vështirë është provuar me shembujt e miliarderëve të tjerë modern sepse shumica e tyre e kanë fituar vendin e tyre, dhe jo vetëm e kanë trashëguar atë. Dhe, sigurisht, rruga që ata bënë për suksesin la një gjurmë në fytyrat e tyre

Read More

Nga Mero BazeBallshi nuk është ndonjë bastion i PD. Në tërësi Mallkastra është një bastion I së majtës, bile të majtës ekstreme. Në zgjedhjet e vitit 2015 për Bashki, për shkak se socialistët a lanë zonë të lirë LSI, aty fitoi PD. Ndaj dhe shumë vetë, mund të habiten kur shikojnë se si sot në mbasdite, mes shiut dhe zagushisë së Korrikut, Lulzim Basha ka marrë rrugën të shkoj në Ballsh, ku nuk ka qenë thuajse kurrë. Ai tani ka një hall më të madh se sa zgjedhjet e 30 Qershorit. Ai ka problem se si të frenoj debatet që…

Read More