Flokët për të qenë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim shpesh kërkojnë edhe hidratues shtesë. Nëse nuk keni rezervuar ndonjë takim në sallon për trajtime hidratuese, mos u shqetësoni. Ju mund të trajtoni flokët tuaj lehtë dhe në mënyrë më ekonomike, duke përgatitur vetë një maskë natyrale në kushte shtëpie. Maskë me banane, limon dhe qumësht Një maskë që ka rezultuar efektive pasi përmirëson shëndetin e flokëve, i bën ato të buta dhe plot shkëlqim. Mbi të gjitha, ushqen flokët dhe u jep vitamina që janë esenciale për rritjen e flokëve. Përbërësit: Një banane e shtypur, lëng limoni, 2 litra qumësht.…
Author: tirana
Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë në SHBA për turneun para-sezonal. Për këtë, skuadra angleze sapo ka dalë me njoftim zyrtar. “Ne jemi shumë të zhgënjyer nga veprimet e Laurent, të cilat janë kundër rregullave të skuadrës. Në shpresojmë ta zgjidhëm këtë çështje dhe nuk do të japim asnjë koment në këtë kohë” thuhet në reagimin zyrtar të Arsenalit. Raportohet se mbrojtësi francez nuk dëshiron të qëndrojë më në skuadër dhe për këtë arsye ka refuzuar të udhëtojë në turneun parapërgatitor. Bordo është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij.
Gjendet e vdekur shkencëtarja amerikane, e cila u raportua e zhdukur në ishullin grek të Kretës. BBC raporton se trupi i pajetë i shkencëtarja amerikane, Suzanne Eaton u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës. Sipas të dhënave të para ajo ka vdekur si pasojë mbytjeje ndërsa hetimet kanë nisur për një vepër penale. Biologia 59-vjeçare nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani kishte marrë pjesë në një konferencë pak ditore në ishullin grek. Ajo u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi. Gjashtë…
Blendi Fevziu, një ndër moderatorët më të njohur në TV Klan, me siguri ka një pagesë të majme, por se sa nuk e dimë. I ftuar në emisionin “3shat”, Bora Zemani e tha një shifër, dhe me siguri nuk flet pa baza. Në një video promovuese të shpërndarë në rrjete sociale, Bora Zemani i bën pyetjen e drejtpërdrejtë Blendi Fevziut në makinën e së vërtetës: Merr më shumë se 7 mijë euro në muaj? Se sa merr, Blendi Fevziu nuk do ta thotë me shifra, por një gjë është e sigurt, moderatori merr një pagë të kënaqshme dhe Bora Zemani…
Një orar i paracaktuar i vakteve, i respektuar çdo ditë, përmirëson tretjen, ka shumë ndikim në mbarëvajtjen e metabolizmit, i cili përshpejtohet, duke ndihmuar në ushqyerjen në sasi më të vogël, në mënyrë që të mbani peshën nën kontroll ose të dobësoheni. Megjithatë, për shkak të mënyrës së shpejtë të jetesës dhe shumë problemeve të tjera të njeriut modern, të ushqyerit gjithmonë bie në vendin e fundit. Por ekziston një zgjidhje të cilën e ka prezantuar nga mjeku i Dr. Rangan Chatterjee, nga Britania e Madhe. Ai u rekomandon të gjithëve një regjim të të ushqyerit që i referohet rregullit…
Jerina (Irena) Dushmani ishte princeshe shqiptare, e bija e Lekë Dushmani. Në fakt, bukuria e saj shkaktoi më 1444 konfliktin në mes princave më të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe atij Lekë Zaharia. Ajo preferoi Zaharinë, por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Princi Lekë Dukagjini, i cili me vonë e vrau Zaharinë (në dyluftimin mes dy princave shqiptarë më 1445, mbetën të vrarë 105 vetë dhe shumë të plagosur.) Zaharia mbet i vrarë më vonë në një gjueti afër Lezhës, që thuhet se ishte një kurth i organizuar nga Lek Dukagjini. Pas vdekjes së princit Zaharia,…
Ushqimet e shëndetshme që përmbajnë lëndë ushqyese si omega-3, kalium, kalcium, magnez, fibra dhe antioksidantë, reduktojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Për këtë arsye dieta mesdhetare është një zgjedhje e duhur për ata që duan të ruajnë ose përmirësojnë shëndetin e zemrës. Më poshtë do të gjeni ushiqmet që i bëjnë keq shëndetit të zemrës. 1.Ushqime të përpunuara Salçiçet nuk përmbajnë asgjë organike dhe janë ushqime të përpunuara dhe pa vlera ushqimore. Ato përmbajnë nitrat natriumi, të cilat mund të rrisin rrezikun e inflamacionit kronik, i cili lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e aterosklerozës. 2.Hot Dog Kanë një përmbajtje të lartë…
Vitin e kaluar u zbulua se në kontratën e Neymarit me PSG ekzistonte një klauzolë që do ta shpërblente brazilianin për sjellje të mirë, por klubi nuk do t’i paguajë 375 mijë euro bonus këtë muaj, për shkak se nuk u paraqit në stërvitje. Të gjithë lojtarët e PSG-së kanë klauzola të tilla në kontratat e tyre me klubin, madje edhe ata në të akademisë dhe në sektorët e tjerë, gjë që është e zakonshme në klubet franceze sepse ato nuk mund t’i gjobisin lojtarët e vet për shkak të rrogave të tyre fikse. Por, ato mund të mos ua…
Kujdesi ndaj temperaturave të larta në verë është një këshillë që vlen për të gjithë, por në rastin e diabetikëve kujdesi duhet të jetë i shtuar, sepse në rast të kundert mund të përballen me disa probleme. Ja kujdesi që një diabetik duhet të tregojë gjatë stinës së verës. 1.Dëmtime të nervave Komplikimet që shkakton diabeti i tipit 2 kanë tendencën të përkeqësohen në stinën e verës. Një prej këtyre komplikacioneve është dëmtimi i nervave që shkaktohet nga kombinimi i temperaturave të nxehta dhe lagështisë. Dëmtimet e nervave më pas mund të ndikojnë shumë organe në trup përfshirë aftësinë vetëfreskuese…
Gazetari Blendi Fevziu në emisionin me temë “Çdo të thotë të jesh e bukur”, publikoi foto të 3 femrave që kishin fryrje të njëjtë të buzëve. Blendi Fevziu nënvizoi se 3 moderatoret për të cilat nuk donte të tregonte identitetin e tyre kanë volumin e buzëve të njëjtë. Por Olti Curri kundërshtoi duke shpjeguar se vetëm njëra nga moderatoret kishte kryer operacion plastik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një automjet tip “Fiat” është përplasur me një mur buzë rrugës. Pasi është përplasur me murin, makina ka vijuar duke u rrotulluar duke u përplasur dhe me një pemë para se të përfundonte me rrota në ajër. Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes.
Avokati Altin Goxhaj ësthë përplasur ashpër me gazetarin Bledi Mane, ku nuk kanë munguar dhe sharjet me njëri tjetrin. Goxhaj dhe Mane të dy të ftuar në emisonin “Arena” të Dritan Hilës janë përplasur që në fillim me njëri tjetrin, duke përdoprur dhe ofendime. Në një moment kur debati ishte nxehur, ka qenë Goxhaj që i tha Manes se ky i fundit ishte një zhurmues që paguhej nga Mero Baze dhe kjo ka acaruar gazetarin. Mane nga ana tjetër tha “të q* ty dhe Mero Bazën” dhe kjo gjë bëri që Hila të ndërpriste emisionin. DEBATI Altin Goxhaj: Unë kam një…