Author: tirana

Mandati i Sali Berishës pritet t’i kalojë një vajze konkretisht Ina Haxhiajt, ardhur nga rradhët e FRPD. KQZ iu ka kërkuar kandidatëve të listës shumëemërore në 12 qarqet e Shqipërisë të dorëzojnë dhe formularin e dekriminalizimit. Mbetet për t’u parë se kush nga listat e opozitës do të pranojë mandatin e deputetëve, edhe pse ndërkohë po qarkullojnë disa emra. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht kërkesat për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetët e dorëhequr sipas listës së dërguar në Kuvend.

Read More

Ish kandidati për deputet i LSI, Ralf Gjoni, që me shumë gjasa do i bashkohet ‘Kuvendit të ri’ ka takuar raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Gjoni ka publikuar një foto nga një lokal ku ka pirë kafe me Fleckenstein. ‘Me mikun tim të mirë Knut Fleckenstein MEP duke diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë, nën diellin e Tiranës që po ndriçon’, shkruan Gjoni bashkengjitur fotos. Ky takim përforcon faktin që Ralf Gjoni nuk do i thotë jo propozimit për deputet si kandidat në listën e pritjes. Kujtojmë prej dy ditësh delegacioni i PE ka zbarkuar në Tiranë…

Read More

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është përballur sot te Krimet e Rënda me akuzat e prokurorisë për trafik droge e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai foli para mediave duke pohuar se nuk e frikëson asgjë veç të vërtetës. A I FRIKËSOHESH NJË KËRKESE TË DYTË PËR ARRESTIM? Tahiri: Mua nuk më frikson gjë përvec së vërtetës. Nuk më intereson se ç’bën prokuroria, më intereson vetëm e vërteta. Unë di që ky është një proces i turpshëm, politik, nga fillimi në fund, i komanduar nga fillimi në fund. Unë jam mësuar me vështirësitë. Do ia dal edhe kësaj. KUSH…

Read More

“Delegacioni i PE foli troç fare duke rrënuar pikë për pikë cdo pretendim absurd për qeveri tranzitore e parlament jo legjitim”. Kështu ka deklaruar sot në një komunikim me mediat ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Teksa i bëri thirrje ish kolegëve deputetë të reflektojnë dhe të mos humbasin sipas saj më shumë se cfarë kanë humbur, ajo ka theksuar se “shtëpia e përbashkët është në BE dhe jo në oborrin e Bashës dhe Kryemadhit”.

Read More

Bashkëshortja e policit në Gruemirë të Malësisë së Madhe ka rrëfyer si e mori vesh lajmin dhe akuzat ndaj bashkëshortit të saj, Berhan Bajrakurti, i denoncuar se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare dhe për këtë akuzë u publikua edhe një video intime. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, bashkëshortja e policit tha se nuk e ka besuar në asnjë moment se bashkëshorti i saj mund të bëjë një gjë të tillë. “Unë dëgjova dhe e mora në telefon, më tha e kanë ndaluar për një problem, por do e zgjidhi. Nuk e besova…

Read More

Pas rastit të Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij të Facebook një mesazh që i ka ardhur nga një nxënëse e shkollës 9-vjeçare të Selenicës, sipas së cilës dy vajza nga kjo shkollë janë abuzuar seksualisht nga një “djalë me tatuazhe”. Në këtë mesazh të ardhur nga një nxënëse e kësaj shkollë thuhet se dy shoqe të saj nga kjo shkollë, para tre javësh janë abuzuar seksualisht nga një i rritur, ndërsa drejtoria e shkollës është përpjekur për ta fshehur ngjarje. Në mesazh thuhet se, abuzimi i dy vajza në klasë të shtatë, nuk ka ndodhur…

Read More

“Dy gisht mjaltë” është komedia që bëri bashkë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqin në një film si aktorë protagonistë. Prej muajsh fansat, presin publikimin e filmit, por ende nuk është bërë e ditur data e publikimit megjithatë traileri i kësaj komedia u publikua. Në këtë komedi janë bërë bashkë emrat më të njohur të aktorëve shqiptarë, që prej vitesh kanë argëtuar publikun me humorin e tyre. Në triler-in e “Dy gisht mjaltë” shihet se në kastën e aktorëve përfshihen: Koço Devole, Mariana Kondi, Ervin Bejleri, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Eglein Laknori, Rezart Veleshnja etj. Shumë personazhe treguan mbështetjen…

Read More

Barcelona turpëroi keq Real Madridin në mes të “Santiago Bernabeu-t” duke e mposhtur me rezultatin 3-0 në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit. Pas penalltisë, të cilën Suarezi e shënoi në stilin “Panenka”, kapiteni dhe njëkohësisht qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos kishte disa fjalë për lojtarët e tij, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”. “Le të mos i lejojmë ata të na i shënojnë gjashtë!”, ishte thirrja e Ramosit për bashkëlojtarët e tij, që e bëri të qartë qëllimin e madrilenëve deri në fund të ndeshjes. “Los Blancos” iu përkushtuan këtij mesazhi të Ramos dhe Barcelona nuk arriti të…

Read More

Kënga “Eva jam unë” e Xhesika Polos pak vite më parë në Festivalin e Këngës ishte një nga këngët më të komentuara të asaj periudhe, pak për tematikën dhe shumë për paraqitjen skenike të këngëtares. Polo, në atë kohë, kishte të veshur një fustan, I cili tregonte pjesë të ndryshme të trupit të këngëtares e për këtë, mjaft portale postuan në masë shkrime e foto për të. Mbrëmjen e sotme në Soirée, në Top Channel, Xhesika Polo iu ktheu përgjigje të gjithë atyre që sipas saj, i kishin shkatërruar këngën.“Kënga ‘Eva jam unë’ nuk ka pasur jehonën e duhur. Njerëzit…

Read More

Kelvi Kadilli është një ndër moderatorët më të komentuar. Shpesh ai flet pa dorashka dhe kjo e vë në qendër të vëmendjes. Mirëpo, së fundmi moderatori ka vendosur të ndryshojë pamjen e jashtme. Fillimisht Kelvi shfaqet tek berberi duke prerë flokët dhe më pas në një foto tjetër ka treguar rezultatin final. Moderatori duket se nuk i ka më flokët e rritur, ashtu sic ishim mësuar ta shohim, pasi i ka qethur. Me pamjen e re Kelvi thuajse ka ndryshuar tërësisht.

Read More

Ashtu si pas humbjes së zgjedhjeve, kur deputetët e PD-së sulmonin qytetarët pse kishin votuar Edi Ramën, edhe këtë radhë, kur PD dhe LSI kanë nisur “revolucionin” e tyre përfundimtar, kanë nisur të sulmojnë qytetarët, pse nuk iu bashkohen në protestë. Gent Strazimiri ka shkruajtur një letër për ata që nuk iu janë bashkuar protestës, duke iu thënë se duhet t’ju vijë turp. Letra e Strazimirit Kur s’njeh turpin! Ti, që “të vjen turp” nga Shqipëria që proteston për demokraci përballë parlamentit të rrethuar me tela me gjemba, duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që vullneti i Shqipërisë…

Read More

Ajo që u bë e njohur verën e kaluar tani duket se është duke u përmbyllur heshturazi: Këmbimi i territoreve midis Serbisë dhe Kosovës po afrohet. Gabim, thotë Christian Schwarz-Schilling. Parimi i hekurt i Perëndimit për të shmangur me çdo kusht çdo plan për ndarje të tjera etnike, mesa duket nuk vlen më. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, sipas të gjitha gjasave janë duke bërë një “marrëveshje”, sipas së cilës Kosova do t’ia kalojë zonat me shumicë serbe në Veri të Mitrovicës Serbisë, ndërsa zonat me shumicë shqiptare në Jug të Serbisë, pra në Luginën e Preshevës, do t’i kalohen…

Read More