Disa rroba dhe produkte kozmetike janë sendet e vjedhura 19 vite më parë në Itali nga ish gjyqtari i Lartë Admir Thanza. Dënimin e drejtësisë italiane për këtë vepër penale ai e fshehu në formularin e dekriminalizimit dhe përballë vettingut karriera e tij u ndërpre. Sipas materialeve të siguruara nga ReportTv, Thanza është dënuar fillimisht me 2 muaj burg dhe 150.000 lireta gjobë, por me gjykim të shkurtuar sipas nenit 444 të kodit italian përfundimisht atij dënimi i ka mbetur në fuqi për 2 muaj burg dhe gjoba është reduktuar në 100.000 lireta. Por ndryshe nga formulari i dekriminalizimit dhe…
Author: tirana
Ngjarja në Drenas ka shokuar shqiptarët e Kosovës, por edhe atë të Shqipërisë. Shoqëria kosovare ka nisur protestat për rastin e abuzimit të një 16 vjeçareje nga mësuesi i saj, e më pas edhe nga polici, i cili duhej që ta mbronte. Një prej policëve pranë stacionin policor ka derdhur lot gjatë protestës në Drenas nga qytetarët. Ai u emocionua shumë gjatë thirrjeve të protestuesve saqë i rrodhën lotët. Me ta parë, disa prej protestuesve, shkuan dhe përqafuan.
Çuni i Fahri Balliut është nxehur dje seancën plenare në Kuvend, pasi i kanë përmendur të motrën, e cila ka qenë e përfshirë në biznesin vdekjeprurës në Gërdec. I paraqitur me një xhup të veshur, deputeti demokrat Klevis Balliu ka kërkuar nga deputetët e mazhorancës që të mos e “kruajnë” me motrën e tij. “Zoti kryetar është bërë diçka e vazhdueshme këtu që kur s’janë deputetët në sallë, përmenden emrat e familjarëve. Nëse ka diçka për të thënë për familjen e ndokujt, ta flasi këtu, aq më tepër kur vjen nga goca e Natasha Xhackës që ka qenë e kërkuar…
Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputetja e LSI-së, Silva Caka janë përfshirë në një debat me njëra – tjetrën, duke kaluar dhe në ofendime personale. Siropali, njëkohësisht edhe zëdhënëse e Qeverisë, i është drejtuar deputetes së LSI, duke e quajtur atë si “llaxore”. Por pas kësaj deklarate, deputetja e LSI-së ka kërkuar të replikojë me ministren, por Vasilika Hysi ka hezituar ti japë fjalën. “O Vasilika për hire të profesionalizmit, mos më trego mua se çfarë është replika. E re jam por e di shumë mirë. Sa i takon Elisa Spiropalit, që m’u drejtua me fjalën “llaxorja…
Nga Ndue Dedaj Mos prit të kesh shtetarë të lartë të sojit, aty ku Kryeministri kërkon të komandojë çdo qelizë të jetës së vendit, siç thuhej në zhargonin e djeshëm, duke e shndërruar kabinetin qeveritar në një forum anonimësh, që vetëm dëgjojnë dhe miratojnë fjalimet urdhërdhënëse të shefit – sa për ilustrim, si kur ishte fjala për nisjen me ngut të projektit të Unazës së Re nga ministri i Infrastrukturës, si për ta retushuar atë projekt ministrja që erdhi më pas në atë detyrë, me shkas nga protesta e banorëve. Mos prit të ketë shtetarë të lartë të racës, aty…
Nexhmije Hoxha, një nga figurat që kanë pasur një rol të madh në historinë e Shqipërisë e që ka sjellë mjaft debate në vend, vazhdon të jetë në vëmendjen e opinionit publik. Gjithashtu, pavarësisht se shpesh nëpër media aludohet lidhur me shëndetin e saj, vejusha e diktatorit që udhëhoqi për rreth 50-vite Shqipërinë vijon të gëzojë shëndet të plotë. Nusja e djalit të saj, Teuta Hoxha është ajo e cila e ka rikthyer në vëmendje Nexhmie Hoxhën e cila përmes një statusi në Facebook uron vjehrrën e saj me rastin e ditëlindjes. “Sot për familjen tonë është një ditë e…
Lionel Messi është më i paguari në Evropë. Argjentinasi përfiton pothuajse dyfishin e parave që merr Cristiano Ronaldo, ndërsa në vend të tretë renditet Antoine Griezmann. Ky material është zbuluar nga francezja L’Equipe, që ka përllogaritur të ardhurat mujore të lojtarë, pa përfshirë taksat që derdhin në shtetin ku ushtrojnë profesionin e tyre. Renditja Lionel Messi (Barcelona): 8.3 milionë euro Cristiano Ronaldo (Juventus): 4.7 milionë euro Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 3.3 milionë euro Neymar (PSG): 3.1 milionë euro Luis Suarez (Barcelona): 2.9 milionë euro Gareth Bale (Real Madrid): 2.5 milionë euro Philippe Coutinho (Barcelona): 2.3 milionë euro Alexis Sanchez (Manchester…
Jori Delli u bë e njohur verën e kaluar kur u shfaq në “Sportitalia”. Ajo është me origjinë shqiptare, por është rritur e formuar si modele në Torino. 23-vjeçarja ka shfaqur simpatinë për kuqezinjtë e Milanit dhe tashmë është një yll në ngjitje në shtetin fqinj. Në faqen e saj në Instagram, Jori poston foto artistike, të cilat marrin plot pëlqime dhe komente pozitive.
Dy pedofilë u ekzekutuan në publik pasi u shpallën fajtorë për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një djali 12-vjeçar. Fajtorët Ëadah Refat 28 vjeç dhe 31-vjeçari Mohamed Khaled u dënuan për veprat penale në majin e vitit të kaluar, ndërsa u ekzekutuan me plumb pas koke në Aden, ditën e enjte, përpara qindra personave që ishin grumbulluar për të parë ekzekutimin. Djali po luante pranë shtëpisë së njërit prej pedofilëve kur ata e kapën, e futën në shtëpi dhe e përdhunuan. Duke qenë se djali ulërinte dhe nuk po e pushonin dot, njëri prej tyre i preu fytin. Me vdekje…
Revolucioni Islamik i vitit 1979 solli ndryshime drastike në Iran, sidomos te femrat. Vëmendje të veçantë iu kushtua mënyrës se si visheshin gratë dhe vajzat iraniane dhe se si mbanin flokët. Në vitet ’30, Shahu ndaloi mbajtjen e mbulesës fetare dhe i urdhëroi femrat që të hiqnin shamitë që mbanin në publik. Por në fillim të viteve ’80, autoritetet e reja të vendit, me Ajatollahun në krye, imponuan një kod veshjeje strikt që detyronte të gjitha femrat të mbanin hixhabin, ose mbulesën fetare. Fotot e mëposhtme tregojnë se si ishte jeta për gratë dhe vajzat iraniane para dhe pas revolucionit.
Në Serbi, përveç shtetit edhe qytetarë të thjeshtë bëjnë çdo gjë që të shprehin qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës. Ivica Daçiç si ministër i Jashtëm lobon hapur kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës duke pretenduar se po i heq disa njohje që Kosovës i kanë ardhur nga disa vende të largëta afrikane. E pa u ndikuar nga kjo politikë shkatërruese e politikanëve serbë, nuk kanë qëndruar as qytetarët e biznesmenët që veprojnë në Serbi. Një pronar restoranti ka vendosur që klientëve të tij t’u shërbejë vetëm specialitete e ushqime të vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës…
Një i ri shqiptar rrezikon të paktën 5 vite burg në Belgjikë, pasi përhapte propagandën e ISIS nëpërmjet internetit. 31-vjeçari Shkëlzen K. doli përpara gjykatës në Mechelen, ndërsa sipas akuzës ka përdorur 60 llogari Twitter për të shpërndarë propagandën e Shtetit Islamik. Ai tha para gjykatës se në ideologjinë e ISIS dhe shpërndarjen e ka bërë pasi ishte thjesht kurioz. Shkëlzen K. u largua nga Shqipëria pasi babai dhe vëllai i tij u vranë për shkak të gjakmarrjes. Në akuzën e bërë nga prokuroria 31-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në një grup terrorist, përhapjen e propagandës terroriste, rekrutimin e njerëzve për…