Author: tirana

SHBA është e shqetësuar për programin e raketave balistike që Irani po vë në zbatim. ”Garda Revolucionare” iraniane ka bërë të ditur ekzistencën e një rakete balistike. Kjo raketë, me një rreze prej 1 350 kilometrash, është versioni i përmirësuar i raketës ”Zolfaghar”. Kjo raketë pritet të lëshohet me rastin e 40-vjetorit të Revolucionit Islamik. “Duhet të reagojmë ndaj këtij plani që Irani ka parashikuar duke shkelur normat ndërkombëtare”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino, në një komunikatë për shtypin. Irani ka ndalur shumë nga planet e tij bërthamore në kuadër të marrëveshjes së vitit 2015, megjithëse vazhdon…

Read More

Kristian Panuçi është në kërkim të elementëve të rinj për kombëtaren kuqezi. Tekniku i përfaqësueses sonë ka një tjetër alternativë në mbrojtje. Ai është 19-vjeç dhe luan për Helas Veronën. Marash Kumbulla, është aktivizuar në Kupë dhe në kampionat me skuadrën e tij si qendërmbrojtës. Duke qenë se ditën e sotme ai feston ditëlindjen, “Calciohellas.it” i bën një profil futbollistit. Ku ndër të tjera shton se Panuçi ka nën vëzhgim futbollistin që ka debutuar edhe me përfaqësuesen tonë U-21. Kumbulla ka rinovuar së fundmi me Veronën deri në vitin 2022. Gjithashtu, përveçse ne qendër, Kumbulla mund të përshtatet edhe në…

Read More

Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të mirë shqiptarë, të cilin prej vitesh e kemi parë në spektaklin Portokalli dhe na ka shkrirë së qeshuri me rolet e tij. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të shumta gazmore dhe gjithmonë mundohet që çdo situatë ta kthejë me doza humori. Së fundmi ka qënë në makinë dhe ka përfituar nga rasti të nxjerr video veten e tij duke bërë tashmë jo si Rezarti por si pjeshkat e instagramit. Edhe ju ndani të njëjtin mendim me Rezartin që këto levizje bëjnë të njëjtat vajzat në Instagram?…

Read More

Një pacient kinez ka parë vdekjen me sy, ndërsa ishte shtruar në spital. Ndërsa ishte në dhomë një kamion iu fut brenda, dhe vetëm fati e shpëtoi. Në videon e publikuar më poshtë shfaq momentin kur një pacient që qëndron i shtrirë dhe bisedon me një të afërm për pak sa nuk shtypet për vdekje nga kamioni. Pacientët që ishin brenda për një sekondë u mbuluan nga copëzat e betonit dhe tullave, por ishte stafi i spitalit reagoi me kohë për t’i nxjerrë nga rrënojat.  Për fat të mirë pacienti ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Read More

SHBA nëpërmjet përfaqësueseve të saj vazhdon t’i bëjë thirrje Prishtinës dhe Beogradit për bashkëpunim. Dy ambasadorët e këtij shteti, ai në Prishtinë, Philipp Kosnet, si dhe ai në Beograd, Kyle Scott, përmes një deklarate të përbashkët u kërkuan autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë për një arritje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve, me njohjen reciproke në thelbin e saj. Në deklaratën e përbashkët të dy ambasadorëve thuhet se kurajo dhe kreativiteti i treguar nga udhëheqësit në Athinë dhe Shkup për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre shumëvjeçare duhet të jetë një frymëzim për të gjithë në rajon. “Si ambasadorë të…

Read More

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i njohur për kritikat e tij të forta ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, ka bërë një tjetër reagim të ashpër. Duke komentuar takimin që Basha ka planifikuar të zhvillojë nesër në Kukës, Ibsen Elezi shprehet se askush nuk duhet të jetë entuziastë për këtë vizitë, pasi ai i ka tradhtuar e gënjyer kuksianët sy për sy. Përmes një mesazhi të ashpër në rrjetet sociale, demokrati ka zbuluar disa gënjeshtra të Bashës, duke thënë ndër të tjera se ai ka punuar kundër protestës në Kalimash, kundër vendosjes së traut për pagesën e Rrugës së…

Read More

Brezat dhe mënyra e të sjellurit në Shqipëri kanë ndryshuar shumë. Pedagogu nga Vlora, Ilir Metaj kujton se kur ai ka qenë i ri, bashkë me shokët kishin turp të shikonin vajzat në sy, e jo më të bënin të tilla veprime të turpshme. Për Metajn, shkak i këtyre sjelljeve shokuese jemi vetë ne dhe mënyra se si edukojmë fëmijët. Statusi Kur ishim 14-15 vjec, ne, djemte e brezit tim, kishim turp te shihnim vajzat ne sy edhe kur thjesht u thoshim “miremengjes”. Dhe shoqet tona atehere, nuk u ofroheshin si dhurate ditelindje per sex, shokut te tyre. Ne atehere…

Read More

Shqipëria është penalizuar si pasojë e dopingut në peshëngritje, por këtë herë si për ironi të fatit fiton një medalje falë tij. Zyrtarisht, Erkand Qerimaj shpallet fitues i medaljes së bronztë në stilin e shkëputjes në Botërorin e vitin 2018 që u zhvillua në SHBA, pasi rivali i tij doli pozitiv edhe ne testin B. Ka qenë vetë peshëngritësi shkodran i cili me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë publik këtë lajm: Qerimaj garoi në atë Botëror në peshën deri në 77 kg dhe në stilin e shkëputjes arriti të mbante lart 155…

Read More

Opinioni i një imami nga Kosova në lidhje me përdhunimin e 16 vjeçares nga Drenasi ka trazuar edhe më tepër vendin. . Imami i një xhamie në Rahovec, Bedri Bytyqi ka fajësuar vajzën për përdhunimin, pasi sipas tij edhe veshja provokative në shkollë e nxënëses ka nxitur mësuesin që ta ngacmojë dhe më pas përdhunojë. “Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag”, ka thënë…

Read More

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi mori pjesë në Lutjet e Mëngjesit, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, tha se ndihet i lumtur që shteti më i fuqishëm i botës i mbështet. Ai e ka cilësuar inkurajues faktin se si në Uashington të gjithë “flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë”. “Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime”, shkroi Thaçi në një postim në Facebook. “Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një tejtër mesazh për pushtetarët shqiptarë. Teksa reforma në drejtësi po hyn në fazën e saj vendimtare, ka reaguar dje prokurori amerikan dhe ish-agjenti i FBI, Gjon Juncaj. Bëhet fjalë për një prokuror me origjinë shqiptare, i cili ka qëndruar për disa vite si ekspert i OPDAT në Tiranë. Ai e mbylli mandatin dhe brenda pak ditësh do largohet, por para se të bëjë këtë u ka dërguar një mesazh politikanëve. Duke folur në emisionin “31 minuta” në Radiotelevizionin Publik Shqiptar ai deklaroi se ka shumë politikanë që hiqen sikur e duan reformën,…

Read More

Ish ylli i Barcelonës, Patrick Kluivert ka një këshillë për katalanasit. Holandezi i ka rekomanduar klubit blaugrana që të shikojë nga e ardhmja dhe të fillojë të kërkojë zëvendësin e mundshëm të Lionel Messi-t, të cilin e konsideron lojtarin më të mirë në botë. “Unë mendoj se në këtë moment, Messi është më i miri në botë. Ai ka qenë i tillë prej disa vitesh. Barcelona pa Messi-n është shumë më pak, kjo është e qartë dhe nuk është çudi ta them”, – tha Kluivert gjatë një ngjarjeje reklamuese në Ciudad të Meksikës. Kluivert, 42 vjeç, ka luajtur për Barçën…

Read More