Jack Ma, krijuesi i gjigandit kinez Alibaba ripërsëriti mendimin se që ka shkaktuar polemika në të kaluarën. Sipas miliarderit, ritmet marramendëse me të cilët po zhvillohet teknologjia në vitet e fundit do të jetë shkaku kryesor i një lufte globale. I ftuar në Davos për takimin prestigjioz të Ëorld Economic Forum, ku mblidhen çdo vit krerët më të rëndësishëm të politikës dhe ekonomisë botërore, ai u shpreh: “Lufta e Parë Botërore shpërtheu nga revolucioni i parë teknologjik, Lufta e Dytë nga revolucioni i dytë teknologjik, sot kemi revolucionin e tretë dhe po i afrohemi konfliktit”, deklaroi miliarderi kinezi. Një mendim…
Author: tirana
Jose dhe Vicky Rosello, të dy 29 vjeç mbanin ende shume shpresë se biri i tyre 2 vjeçar do të gjendej i gjallë në fund të pusit të thellë, ku ra gati dy javë më parë. Nata e sotme për ta ishte e tmerrshme, më shumë se ankthi i dy javëve kërkime. Ata ende luteshin për ta gjetur gjallë, kur u njoftuan se në fund të posit, biri i tyre i vetëm u gjet i pajetë, në pusin e thelëe në një pronë private në Totalan, në Spanjën jugore, ku ra më 13 janar.
Një shtetas nga Bjellorusia, rezident në Malin e Zi dhe që aktualisht ndodhet në paraburgim në Durrës, ka kërkuar ndihmë, duke thënë se nëse nuk e lirojnë do të vrasë veten. Ai ka telefonuar në BalkanWeb, dhe ka thënë se po mbahet padrejtësisht në burg kur kanë kaluar të gjitha afatet dhe është shkelur vendimi i Gjykatës. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Maxim Barycau, i cili ka rrëfyer se është arrestuar 6 muaj më parë për llogari të Malit të Zi, ku akuzohet për mashtrim. Por megjithëse kanë kaluar të gjitha afatet dhe të ekstradimit, ai nuk është liruar ende. 36-vjeçari…
Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i ka bërë një ofertë Kosovës dhe Serbisë, e cila do të ndihmonte që sipas tij të hiqet taksa që qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve serbe e boshnjake. I pari që përmendi këtë ofertë është kryeministri Ramush Haradinaj, i cili pasi kishte pritur javën e kaluar në zyrën e tij Hahnin, tha se ky i fundit po u ofron ndihmë. Megjithatë, Haradinaj që këmbëngul për mosheqjen e taksës, ka thënë se pranon ndihmën e Hahnit, veçse pas ndonjë marrëveshjeje të mundshme, duhet të ketë reciprocitet mes Kosovës e Serbisë dhe…
Nga Lorenc Vangjeli Plot 60 vjet më parë, në kohën kur burrat komunistë të politikës lindore putheshin në buzë me njëri-tjetrin, Enver Hoxha i dha shumë puthje sovjetike në buzë Nikita Hrushovit. Shefi i Kremlinit erdhi e iku nga Tirana në maj-qershor të vitit 1959 duke shkelur jo mbi tapet të kuq, por mbi petale trëndafilash. As ai dhe as Hoxha nuk e dinin se vetëm një vit më pas, stina e dashurisë shqiptaro-sllave dhe mëria mes palëve do t’i zëvendësonte me kaktus trëndafilat. Divorci ideologjik ishte arsyeja që, çfarë kishte thënë kryesovjetiku nëpër Shqipëri, të shihej me shumë armiqësi.…
Karriera e një tjetër anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të jetë në rrezik në shkallën e dytë të Vettingut. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të premten, i rekomandoi Komisioneri Publik ankimimin për prokurorin Besnik Canin, për të kundërshtuar konfirmimin e tij në detyrë. Ky rekomandim është dorëzuar nga ndërkombëtarët në të njëjtën ditë kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin e zbardhur të shpallur gjatë muajit dhjetor. Vendim i hapi Besnik Canit rrugën për në qeverinë e prokurorisë, pas një gare që ai pati me një kandidat tjetër nga rrethet, Vate Staga, ku dhe ky i fundit…
Nuk ka qetësi te Flamurtari. Përkundrazi. Situata sa vjen edhe përkeqësohet. Ekipi kuqezi gjendet në kaos total. Tashmë shpërbërja e ekipit është fakt dhe nuk ka filozofi që e shpjegon katrahurën në Vlorë. Situata financiare është arsyeja e vetme pse po shkatërrohet gjithçka, por nga klubi kuqezi nuk flet askush. Tomislav Busic iku dje, sot firmosi tek Teuta, pa buzëqeshje. Vuajti disa muaj, tashmë dëshiron vetëm qetësi dhe pagat në kohë. Sot e ka pasur radhën Goran Siljanovski të largohet. Maqedonasi ka marrë dokumentacionin dhe është larguar nga Vlora, duke u kthyer në shtëpi. Mbrojtësi i djathtë më i…
Naomi Osaka është fituesja e finales së Australian Open kundër Petra Kvitova me rezultatin 2-1 me sete, në një ndeshje tepër të fortë që në fund pa japonezen të buzëqeshë. Për herë të parë do të ketë një numër një në botë që do të jetë nga Azia, dhe nga Japonia më konkretisht. Ky është Grand Slam i dytë që fitohet radhazi nga Osaka, e cila një vit më parë triumfoi bë US Open. Seti i parë ishte shumë i luftuar dhe u vendos vetëm në fund të anojë në anën e 21-vjeçares japoneze me rezultatin 7-6, ndërsa në të…
Trupi i pajetë i 2 vjeçarit Julen, u gjet nga forcat e shpëtimit rreth 100 metra nën tokë, në pusin ku ishte rrëzuar në 13 janar në Totalan, një qytezë pranë Malagas, në Spanjë. Për 13 ditë dhe natë forca të shumta kanë rrethuar vendin në tentativën për të shpëtuar vogëlushin që për shkaqe ende të panjohura ishte rrëzuar në një pus i thellë 110 metra dhe i gjerë vetëm 25 centimetra. Për të arritur në trupit e Julian është punuar me tre turne në kushte shumë të vështira, duke hapur një tunel paralel. Pas lajmit të hidhur, në orën…
Bosnjë dhe Hercegovina ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të heqë tarifën doganore 100 për qind për mallrat me origjinë nga ky shtet. Qeveria e Kosovës ka më shumë se dy muaj që ka vendosur tarifë doganore, fillimisht në 10 e më pas në 100 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia, por edhe nga Bosnjë e Hercegovina. Serbia dhe Bosnja janë shtetet e vetmet të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Pavarësisht mosnjohjes së shtetit të Kosovës dhe aplikimit të regjimit të vizave nga Bosnja e Hercegovina, mallrat e…
Është shumë e vështirë për të mbijetuar shumë gjatë në Shtëpinë e Bardhë të Trump. Presidenti është një njeri jashtëzakonisht gjykues, i cili gjithashtu ndodh të jetë jashtëzakonisht i gjallë; njerëzit që ai do sot mund të jenë njerëz që ai urren – ose të paktën nuk u beson – nesër. Kjo më kujton një rast të Kellyanne Conëay, këshilltaren kryesore të presidentit Donald Trump. Conëay ka qenë një prani e rregullt në anën e Trump që nga pranvera e vitit 2016, kur Ted Cruz, për të cilin kishte shërbyer si këshilltar, shpalli sfidën e tij ndaj Trump. Ajo përfundimisht…
Michael Jackson konsiderohe si “Mbreti i Popit”, por jeta e tij fsheh sekrete të tmerrshme. Kjo paraqitet në një dokumentar katër orësh që do të transmetohet së shpejti nga HBO. Në të shfaqen dëshmitë e dy meshkujve, të cilët thonë se janë abuzuar seksualisht nga ana e këngëtarit të njohur, kur kanë qenë fëmijë. Ëade Robson thotë në dokumentar se është abuzuar seksualisht nga Jackson, nga mosha 7 deri në 14 vjeç. Personi tjetër që akuzon këngëtarin e njohur, është James Safechuck, që thotë se edhe ai është abuzuar seksualisht kur ka qenë fëmijë, nga Jackson. “Ne nuk mund të…