Author: tirana

Rrjetet sociale përveç të mirave që ofrojnë, kanë edhe anët e tyre negative. Kështu, çdo individ ka mundësinë që të bëjë komente nga më të ndryshmet ndaj personazheve të njohur të ekranit. Në momentin që një personazh publik poston një foto apo video në profilet e tyre në rrjetet sociale, njerëzit nisin e komentojnë duke përdorur fjalë të bukura e shpeshherë edhe të pakëndshme. Edhe pse në “Instagram” ekziston një mundësi për të mos i lejuar komentet, janë të paktë ata që e kanë vënë në funksion këtë opsion. E ata që i kanë komentet e hapura, shpesh gjenden përpara…

Read More

Një valixhe në pronësi të ish-presidentit të Zimbabve, Robert Mugabe ku ndodheshin 1 milionë dollarë u grabit nga disa persona. Sipas dokumenteve të gjykatës, Mugabe e kishte mbushur çantën me një milion dollarë dhe e fshehu atë në bibliotekën e shtëpisë së tij në Zvimba, në perëndim të kryeqytetit, në vitin 2016. Dhe vetëm 78.000 dollarë u gjetën në valixhe më 6 janar të këtij viti, sipas The Herald që citon dokumentet e gjykatës. Të tre të akuzuarit, përfshirë Constancia Mugabe, 50 vjeç, një i afërm i ish-presidentit, dolën para gjykatës së magjistratëve Chinhoyi të enjten. Ata do të dalin…

Read More

Partizani u përpoq shumë që ta merrte, por nuk ia doli. Jetmir Krasniqi zgjidhi dilemat e të ardhmes së tij. Mbrojtësi i përfaqësuese së Kosovës vendosi të kalojë në kampionatin rumun, aty ku sot do të kryejë vizitat mjekësore me klubin e Voluntari. Mbrojtësi ishte pjesë e Luganos në Zvicër, po atje nuk mundi të bindë drejtuesit klubit dhe Partizani krijoi shpresën se mund ta sillte në Shqipëri, por sërish “Të Kuqtë” nuk ia kanë dalë t’i plotësojnë një kërkesë trajnerit Gega. Për 27-vjeçarin është një rënie kjo marrëveshje, pasi nuk mundi të qëndrojë në një kampionat dhe skuadër më…

Read More

Analisti dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski deklaron se Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme gjatë procesit të dialogimit, duke mos përjashtuar mundësinë e mashtrimit në bisedime. “Mungesa e konsensusit për çështjet jetike si dialogu në spektrin politik të Kosovës mund ta dëmtojë procesin, por edhe të ardhmen e saj. Kujtoj se tani kur dialogu intensifikohet do të dimë më shumë për këtë proces. Sidoqoftë, procesi I negociatave duhet të jetë maksimalisht transparent, kurse qytetarët e Kosovës duhet të jenë më këmbëngulës për këtë transparencë.” Shprehet Bugajski ndërsa thekson se nuk është në dijeni të ekzistencës…

Read More

Tragjedi në Brazil! Nëntë persona humbën jetën dhe më shumë se 300 persona u zhdukën, pas shembjes së një dige në një minierë hekuri. Autoritetet raportojnë se shembja shkaktoi një llum balte që përfshiu qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty pranë. Kryetari i zonës Romey Zema, tha se nuk ka shumë mundësi që personat e zhdukur të gjenden të gjallë. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shembjen e digës, që është në pronësinë e një kompanie private. Kjo ngjarje ndodh tre vjet pas shembjes së digës në Mariana, që la të vdekur 19 persona,…

Read More

Duke peshuar më shumë se të gjitha linjat ajrore komerciale të ndërtuara ndonjëherë dhe me vlerë më shumë se GDP-ja e vendeve, mbetjet elektronike paraqesin një kërcënim të madh për ekonominë dhe mjedisin, thanë ekspertët, ndërsa nisën një nismë globale për pastrimin e saj. Bota prodhon për çdo vit rreth 50 milion ton e-mbeturina, pasi konsumatorët dhe bizneset hedhin telefonat mobil të vjetër, kompjuterët dhe pajisjet shtëpiake – materiale me vlerë që kapin shifrën 62.5 miliardë dollarë (55 miliardë euro). Vetëm një përqindje e vogël e refuzës, e cila përmban materiale të vlefshme dhe të ripërdorshme, si metale dhe elemente…

Read More

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, akuzoi Francën dhe Gjermaninë se po përdorin një retorikë boshe pro-evropiane, ndërkohë që po ndjekin interesat e tyre kombëtare ku janë në pyetje çështjet e emigracionit, industrisë dhe diplomacisë ndërkombëtare. Në një intervistë për të përditshmën, Corriere della Sera, Conte tha se Italia nuk ishte më e gatshme të trajtohet si një “lidhje e dobët” ndërkohë që shtetet më të mëdha të BE-së, po përpiqen të rrisin fuqinë dhe ndikimin e tyre në kurriz të integrimit të vërtetë evropian. “Ata mendojnë vetëm për interesat e tyre kombëtare”, tha Conte. Partitë e koalicionit qeverisës në Itali, e…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi nuk komentohet shpesh në faqe rozë për histori dashurie. Ajo ka zgjedhur të mbajë jetën private jashtë syrit mediatik dhe për Erën komentohen vetëm projektet e reja muzikore. E ftuar në “Late Night Show” në Ora News, ajo ka konfirmuar spekulimin se ka rrahur ish-të dashurin duke mos dhënë shumë detaje. Kastro Zizo: Kanë dalë llafe që të bie ti, të rreh. Era Rusi: Po mos e bëj veten për tu rrahur. Kastro Zizo:E kam për të dashurit, për ish-at. Ti po të fute në dorë… Era Rusi: Nuk është se kam rrahur shumë, një kam rrahur. Kastro…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka hapur ekspozitën e tij personale në Berlin, Gjermani. Mes copëzave artistike të krijuara nga vetë Rama, ka edhe disa punime të veçanta Nga copat e letrës të mbledhjeve të qeverisë apo axhenda, këtë herë kryeministri ka marrë me vete në një formë jo fizike, disa nga ish-ministrat apo vartësit e tij. Janë disa copa letrash ku janë emrat e Fatmir Xhafajt, Saimir Tahirit apo Ben Ahmetajt. Në mesin e tyre dhe një porosi e pikturuar, ku ndodhet emri i Ëngjëll Agaçit, i cili është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. “Telefono Engjellin”, shkruhet në pusullën e pikturuar…

Read More

Kosova në mars të këtij viti pritet te miratojë ligjin për Qeverinë, i cili parasheh zvogëlimin e numrit të ministrive. Por nuk dihet nëse kjo “tkurrje” do të fillojë me Qeverinë aktuale. Opozita kërkon që ligji të fillojë të zbatohet menjëherë pas miratimit, shkruan Gazeta “Zëri”. Kosova që nga paslufta ka pasur 6 qeveri, të cilat kanë funksionuar pa një ligj që e rregullon qeverisjen e tyre. Më 8 maj të vitit të kaluar qeveria “Haradinaj” mori vendim që të themelojë Komisionin për Hartimin e Projektligjit për Ekzekutivin, i cili planifikon që ligji të miratohet deri në fund të marsit…

Read More

Arben Gjeci është 35-vjeçari nga fshati Zall-Bastar, i cili është dërguar mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës me plagë të shumta në kokë, ku dhe ka ndërruar jetë. Për këtë ngjarje të rëndë policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar, deri në momentin që u bë publike në media. Ndërkohë që po hetohet nëse është aksidentale apo e qëllimshme. Në redaksinë e faxweb.al një qytetar informoi për ngjarjen, ku shkruante se 35 vjeçari është goditur mbrëmjen e kaluar me mjete të forta dhe është lënë pa ndjenja në fshatin Zall-Bastar të Tiranës. Sipas tij ai është gjetur nga kalimtarë…

Read More