Author: tirana

Është një nga ushqimet më të njohura në botë, por duket se të hash mish pule të skuqur mbart disa rreziqe shqetësuese. Një studim i ri ka zbuluar se ushqimi i skuqur thellë, duke përfshirë pulën dhe peshkun, rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Studiuesit nga Universiteti i Iowa-s gjetën ushqimet e skuqura rrisin rrezikun e vdekjes me 8%, krahasuar me ata që nuk konsumojnë ushqime të tilla. Ajo që është shqetësuese, është se studimi i publikuar në British Medical Journal (BMJ), gjeti lidhje veçanërisht të forta me pulën dhe peshkun e skuqur. Studimi zbuloi se një ose më shumë…

Read More

Era Istrefi, po vazhdon që të punojë fort që ta mbajë veten në listën e këngëtareve më të famshme shqiptare në botë. Aktualisht ajo ndodhet në Kaliforni, nga ku ka publikuar një fotografi, e cila po pëlqehet së tepërm inga fansat e saj. Trupi i Erës duket për mrekulli, që tregon se ajo kujdeset që ta mbajë atë në formë. Si gjithnjë këngëtarja kosovare vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes dhe për më tepër mjaft e lidhur me fansate saj, që të tilla dhurata i mirëpresin.

Read More

Pak detaje nga pikat strategjike kishin zbuluar identitetin e “figurës”. Pastaj, me një koreografi spektkoalre, Francesca Cipriani mbërriti në skenën e studios së “Ishullit të të Famshmëve”, dhe në pak sekonda, “më e keqja” ndodhi. Me një fustan stiluar nga Danilo Forestieri, me stil të ekzagjeruar, shumëngjyrësh dhe mbushur me dantella, Francesca Cipriani habiti të pranishmit, ndërsa dekolteja e “shyqer” i zbuloi gjoksin e saj bombastik. Një gjerdan që zbukuronte dekolten ishte surpriza e dytë e mbrëmjes. Por bishti o trashë dhe i rëndë që i ndante kofshët dhe i mbulonte deri diku zonën intime, ishte kulmi i stilimit që…

Read More

Dhimitër Kavaja ankohet në Fiks Fare pasi edhe pse ka një vendim gjykate që është divorcuar në vitin 2014, nuk martohet dot pasi në gjendjen civile rezulton i martuar. Qytetari shkon në Njësinë Administrative Gjinar në muajin dhjetor, por nuk e gjen në punë punonjësen e gjendjes civile. Punonjësja, e cila është edhe kunata e administratorit, figuron me raport mjekësor. Raporti është vetëm për muajin janar, por administratori e justifikon mungesën e saj në dhjetor me pretendimin se ajo nuk e ka kryer të gjithë lejen e zakonshme në kohën kur e ka marrë.

Read More

Pasi qëndroi 35 ditë e mbyllur, periudha më e gjatë në historinë e SHBA-ve, presidenti Donald Trump sapo lajmëroi hapjen e qeverisë amerikane për një periudhë tre javore, deri në një marreveshje të re mes demokratëve dhe republikanëve. Burimet nga Kongresi thonë se marrëveshja nuk përfshin asnjë shumë monetare që Trump ka kërkuar për të ngritur murin në kufirin me Meksikën. Presidenti republikan më herët ishte zotuar se s’do pranonte asnjë marrëveshje tjetër përveçse asaj që do të përfshinte 5.7 miliardë dollarë për të financuar zotimin e fushatës së tij. Por demokratët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kanë refuzuar…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen Granicë në Gjirokastër pak pas orës 20:00 të së premtes. Paraprakisht besohet se shpërthimin e ka shkaktuar vendosja e lëndës eksplozive në garazhin e një godine trekatëshe. Fatmirësisht nuk raportohet të ketë njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur edhe hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Read More

Kandidati për president i kësaj partie, Vllatko Gjorçev, shpalli kandidaturën për president dhe shprehet i gatshëm t’u zgjatë dorën shqiptarëve për t’i kërkuar votat e tyre. Gjorçev, në opinionin shqiptar njihet si njëri ndër eksponentët e protestave kundër Fakultetit të Pedagogjisë në gjuhën shqipe, tani konsideron se Maqedonia është shtet i të gjithëve dhe se të gjithë së bashku duhen angazhuar për ta përmirësuar. Gjorçev thotë se shqiptarët janë të zhgënjyer nga qeveria dhe premtimet e saj, e këtë gjë, sipas tij, e vërteton eksodi në rajonet me shumicë shqiptare. “Dera nga ana ime është e hapur dhe dora e…

Read More

Protokolli i Shtetit, me një shkresë dërguar dje, të gjitha përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri përbërjen e qeverisë së re të drejtuar nga kryeministri Rama.  Në shkresën zyrtare jepet përbërja e qeverisë së drejtuar nga Rama që prezantohet si kryeministër dhe ministër i Europës dhe Punëve të Jashtme, zv.kryeministrit Erion Braçe dhe ministrave të rinj e të vjetër, ndërsa në fund thuhet se kryeministri i ka deleguar kompetencat e plota të ministrit të Europës dhe Punëve të jashtme, z.Gent Cakaj, i cili nuk figuron në listën qeveritare me 15 emra.

Read More

Vetëm pak javë pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një prej gjashtë anëtarëve prokurorë rezulton të ketë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit me detyrë hetues dhe spiun në rini me pseudonimin ‘Venusi’. Newsbomb.al raporton se bëhet fjalë për prokurorin Bujar Sheshi, i cili kaloi procesin e vettingut si prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda. Në vendimin e siguruar nga Newsbomb.al, thuhet se Prokurori Sheshi ka qenë anëtar i Sigurimit të Shtetit me detyrë hetues që prej vitit 1979. Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit konfirmon se “Bujar Sheshi ka qenë hetues në Sektorin…

Read More

Futbollisti i kombëtares dhe i Hajduk Splitit, Hysen Memolla, do të vijojë karrierën e tij në Itali, pasi është transferuar dhe ka nisur stërvitjet me Salernitanan, klub në pronësi të Claudio Lotitos dhe ku Igli Tare gjithashtu është drejtues. Memolla ka firmosur zyrtarisht dhe klubi ka komunikuar se është bindur edhe për çështjen financiare. Memolla ka firmosur për 6 muaj me opsion për rinovim, ndërsa ai dikur ka luajtur me Martina Franca, në Lega Pro, ose Serie C në Itali.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi të premten se Rusia nuk po jep ndonjë shenjë se do të respektojë kushtet e një traktati të rëndësishëm lidhur me raketat, të epokës së Luftës së Ftohtë dhe se e ardhmja e paktit është në rrezik, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten të largohen nga traktati javën e ardhshme. “Tashmë traktati është në rrezik dhe për fat të keq nuk kemi parë ndonjë shenjë të ndonjë ndryshimi të rëndësishëm“, u tha gazetarëve zoti Stoltenberg pasi kryesoi bisedimet NATO-Rusi në Bruksel. Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi i vitit…

Read More

Dalin detaje të reja për pilotin e zhdukur me futbollistin Emiliano Sala në aeroplanin që kishte relacionin Nantes-Cardiff. Piloti nuk kishte fare licensë për të vozitur atë aeroplan pasi që ishte vetëm pilot privat dhe jo pilot kompanie. Në rrjetet sociale të tij ai promovonte punën e tij si një hiadraulik dhe DJ i një klubi të natës, shkruan Indeksonline. Miqtë e tij nuk e konsideronin punën e tij me aeroplan si serioze dhe e konsideronin atë hidraulik të zoti, e aspak si një pilot. Poashtu, Dave ishte i zhytur në borxhe, për çka së fundi kishte marrë një kredi…

Read More