Author: tirana

Monaco ka shkarkuar zyrtarisht Thiery Henry-në nga detyra e trajnerit, pas vetëm 20 ndeshjesh në stol. Në vend të tij do të ulet Leonardo Jardim, që kishte drejtimin e ekipit në fillim të këtij sezoni. Portugezi u largua nga skuadra në muajin tetor, por duket njeriu që mund ta nxjerrë ekipin nga kjo krizë e thellë që e ka kapluar. Henry përveç rezultateve negative që kishte sjellë në ekip, u pezullua për shkak se ofendoi një lojtar kundërshtar javën e kaluar. Shkëlqimi i tij si futbollist nuk po e ndjek dot edhe në karrierën e tij si trajner. Madje marrëdhëniet…

Read More

Genta Gjalpi është nga ish-banoret më të komentuara të Big Brother. Shpesh herë, ajo është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të saj mbi jetën private. Genta i ka habitur të gjithë ditën e djeshme, me anë të një postimi në Instastoryn e saj, ku ka shkruar se se është e lidhur me një prej ish-banorëve të “Big Brother 9”. Më tej Genta ka treguar se më shumë në lidhje me këtë gjë do të tregojë gjatë një interviste që do të jepet ditën e sotme. Ajo ka shkruar: Sekretin e lidhjes veç nesër, në 12: 30…

Read More

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, prej nga ku ka treguar eksperiencat e saj profesionale të mëparshme, para se të bëhej zv. Ministre dhe më pas ministre.  Gjatë intervistës, Shahini është shprehur se ka qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin dhe e njeh Erion Veliajn prej disa vitesh. “Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada në ’91-‘01 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Shahini.

Read More

Trajneri i njohur Marcelo Lippi kishte lënë të kuptohej se do të largohej nga kombëtarja kineze e futbollit pas përfundimit të Kupës së Azisë, pavarësisht rezultateve. Por rrugëtimi i mbyllur para kohe për përfaqësuesen e drejtuar prej tij, ka bërë teknikun italian të japë dorëheqjen e menjëhershme pas humbjes së fundit. Trajneri i njohur Marcelo Lippi kishte lënë të kuptohej se do të largohej nga kombëtarja kineze e futbollit pas përfundimit të Kupës së Azisë, pavarësisht rezultateve. Por rrugëtimi i mbyllur para kohe për përfaqësuesen e drejtuar prej tij, ka bërë teknikun italian të japë dorëheqjen e menjëhershme pas humbjes…

Read More

“Vlerat intelektuale në Europë po përballen me një sfidë që nuk është parë që nga vitet 1930”, thonë disa nga intelektualët më të spikatur nga 21 vende të botës, përfshirë shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, teksa Britania po shkon drejt përmbushjes së Brexit-it e nacionalistët duket se do të marrin shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian. Bëhet fjalë për një grup prej 30 shkrimtarësh, historianësh e fituesve të çmimit Nobel. Ata kanë nënshkruar një manifesto, të botuar në shumë gazeta, përfshi “The Guardian”, ku ngrenë alarmin se ideja e Europës po shpërbëhet para syve të tyre.…

Read More

Një analizë e thjeshtë mbi 5 lloje qumështi të zgjedhur rastësisht në treg tregon mashtrimin me përdorimin e ujit për të rritur sasinë. Me nivelin më të lartë të ujit rezultoi një shishe e zgjedhur rastësisht mes tregtarëve që shesin në rrugë, e cila rezultoi të ishte gjysmë-përgjysmë me ujë. Mjekët thonë se mëngjesi ideal nis me një gotë qumësht. Për këtë arsye ky produkt blegtoral konsumohet nga të gjithë grupmoshat. Shumë herë kemi dëgjuar se qumështi përgatitet me ujë. Por sa e vërtetë është kjo? Për të mësuar këtë gjë do të bëjmë një analizë shumë të thjeshtë pranë…

Read More

Pirja e kafesë në mëngjes është një zakon për shumë njerëz. Aq sa shumë prej nesh nuk mund të bëjmë asgjë pa pirë kafen më parë.Sipas një studimi austriak, preferenca e kafesë ka lidhje me karakteristika të caktuara psikologjike.Kështu, sipas studimit, personat që pëlqejnë kafe të ëmbël zakonisht janë miqësorë dhe të sjellshëm. Nëse ju jeni një njeri që pëlqeni të konsumoni kafen e hidhur, pra kafen e pastër, bazuar në rezultatet e studimit, këtë kafe më së shumti e kanë pëlqyer njerëzit me tendenca të psikopatëve dhe sadistët.

Read More

Mbase do të jetë 80-vjetori i Gigi Simoni-t, ish-trajnerit të tij te Inter, ose mbase fakti që si pronar i një skuadre, tashmë Ronaldo e sheh futbollin nga një tjetër perspektivë. Fakt është se ish-sulmuesi brazilian nuk arrin dot të harrojë atë përplasje mitike me Mark Iuliano-n që ka shënjuar historinë e futbollit Italian, përtej përballjeve direkte mes Juventus dhe Inter. Prillin e vitit të kaluar, ai episode ka mbushur plot 20 vite, por vijon të torturojë kujtimet e ‘Fenomenit’, i cili është ripërballur me episode, por kësaj here duke folur në kuadër të VAR, i aplikuar në Itali në…

Read More

Asnjë fushatë marketingu ku Ronaldinho ka marrë pjesë nuk ka kaluar pa u vënë re. Reklama e fundit e lojtarit brazilian është bërë për një kompani bastesh sportive “Mozzart Bet”, ndoshta nga përmbajtja e saj “pikante”, ajo është bërë virale dhe ka lënë një shije të mirë tek të gjithë. Çfarë do të ndodhte nëse do të të ngecte ashensori dhe do të ishe vetëm me një super-modele? Po nëse do ta hidhte ajo hapin e parë duke të kërkuar të bënit diçka me interesante gjatë asaj kohe? Epo…shikoni çdo të bënte Ronaldinho në reklamën e mëposhtme.

Read More

Mbajtësit e Orës së Fundit të Botës thonë se njerëzimi është më pranë zhdukjes se kurrë. Rreziku i një luftë bërthamore dhe ndryshimet klimatike do të thotë se Ora e Fundit të Botës është vendosur 2 minuta nga mesnata, pika sipas së cilës ekspertët parashikojnë zhdukjen e njerëzimit. Sipas një artikulli të botuar nga e përditshmja britanike “Mirror”, kjo do të thotë se qeniet njerëzore përballen me pikën më të rrezikshme që prej kërcënimit të armëve bërthamore nga Lufta e Ftohtë. Mesnata në këtë orë simbolike përfaqëson pikën e zhdukjes. Një grup shkencëtarësh dhe ekspertësh e përcaktuan orën bazuar në…

Read More

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ishte natyrisht i kënaqur pas fitores së të kuqve në Korçë, ndaj një rivali të egër dhe mjaft të vështirë, por gjithsesi ruan qetësinë e tij karakteristike dhe nuk fluturon. Ndërkaq, duke folur për “Gol pas goli” në Supersport, Rama lavdëroi në mënyrë të veçantë mbrojtësin Lum Rexhepi, i shkëlqyer në debutimin në Superiore. Fitorja: “I kënaqur për fitoren, në Korçë ka gjithnjë bukurinë e vet”. Renditja: “Gjithnjë kam thënë që nuk i shoh ekipet e tjera, do i shoh ndoshta vetëm në 2-3 javët e fundit. Tani lufta jonë është të përmirësohemi…

Read More