Author: tirana

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së një studenti të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, lidhur me Kartën e Studentit dhe koston e transportit publik për studentët. Teksa ka përmendur përfitimet që do të kenë studentet pasi të pajisen me dokumentin, kreu i Qeverisë tha se Karta e Studentit do të bëhet e mundur në vjeshtë. “E para, Karta e Studentit është një angazhim që për hir të së vërtetës duhet të ishte plotësuar. Nuk është plotësuar, nuk po i hyj arsyes për çfarë nuk ka ndodhur. Gjëja që kemi bërë ne, dhe besoj do bëjmë me kartën, është…

Read More

“Pakti për Universitetin zgjidh kërkesat e studentëve dhe në jemi në fazën e diskutimit me studentë në universitete, por deri në tani nga vendimi për përgjysmimin e taksave përfitojnë 90 mijë studentë nga 108 mijë që janë në tërësi”, deklaroi sot Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në konsultim me studentët e Universitetit Aleksandër Xhuvani për Paktin për Universitetin. Gjatë bashkë konsultimit me studentët, Shahini u shpreh se “Pakti për Universitetin” është një dokument prej 30 faqe dhe besoj se studentët keni pas rastin ta shihni. “Ndër pikat kryesore që janë artikuluar në dhjetor kanë qenë tarifa, studentet…

Read More

Barcelona prezantoi blerjen e saj më të fundit, Kevin-Prince Boateng, të cilin e mori nga Sassuolo në formën e huazimit, deri në fund të sezonit. Futbollisti ganez nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë kalim te skuadra katalanase, e u shfaq i ndërgjegjshëm për faktin që nuk do të jetë titullar te kampionët e Spanjës. “Jam shumë i lumtur. Kur më tha agjenti për Barcelonën, mendova se po ëndërroja. Do të luaj bashkë me Messin, që është futbollisti më i mirë, dhe me Suarezin, goleadorin numër një. Barcelona ishte një mundësi që nuk mund të lija të më shpëtonte.…

Read More

Ngritja e bazës së re të NATO-s në Kuçovë duket se ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media holandeze “trouw.nl”, i ka kushtuar një reportazh ngritje së kësaj baze në Shqipëri. Ajo shkruan se qytetarët e Kuçovës e shikojnë si mundësi për punësim dhe zhvillim krijimin e bazës së NATO-s. Një shofer taksie Skënder Caushi 56-vjeç duket se e urrente të qëndruarit brenda makinës së tij të vjetër tip Mercedes. Por nëse baza e NATO-s do të ngrihet në qytetin ku ai punon, pra në Kuçovë, duket se situata do ndryshojë. “Sigurisht që është mirë për Kuçovën,” thotë ai. Më tej ai…

Read More

Cristiano Ronaldo mbërriti në Gjykatën e Madridit për të ratifikuar akordin e arritur me organet fiskale spanjolle për evazionin fiskal të kryer gjatë periudhës 2010-2014 kur ishte futbollist i Realit të Madridit, që fillimisht ishte 14.7 milionë euro për t’u reduktuar në 5.7 milionë. Portugezi që ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij Georgina Rodriguez, gjatë seancës që zgjati rreth 50 minuta pranoi fajin e tij për kryerjen e 4 krimeve fiskale dhe ratifikoi marrëveshjen e arritur më parë me Prokurorinë. Kjo do të thotë se Cristiano Ronaldo do të paguajë 18.8 milionë Euro gjobë, ndërkohë që pranoi edhe…

Read More

Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lejuar presidentin Donald Trump të zbatojë politikën e tij të ndalimit të transgjinorëve nga shërbimi ushtarak. Gjykata votoi me 5 vota pro dhe 4 kundër, për t’i dhënë “dritën jeshile” kërkesës së administratës “Trump” që të hiqte urdhrat bllokues ndaj politikës së tij teksa sfidat ligjore vijojnë në gjykatat më të ulëta. Të katër gjykatësit liberalë të Supremes votuan kundër në këtë vendim, por shumica konservatore triumfoi. Politika në fjalë e shefit të Shtëpisë së Bardhë ndalon “personat transgjinorë, që kërkojnë apo i janë nënshtruar ndryshimit të gjinisë” nga të shërbyerit…

Read More

Ish-Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e quan të delegjitimuar procesin e përzgjedhjes së kryesisë së re. “Është një kryesi e delegjitimuar, sepse me i votuari ka vota më pak se gjysma e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e PD. Ata që mbesnin jashtë kryesie se PD kishin vota me shumë se gjysma e anëtareve të këshillit. E dyta 90% e kësaj kryesie kanë më pak se 30 për qind të votave të Këshillit Kombëtar është mungesë përfaqësimi, është rrëzim i çdo emri të paraqitur aty. Përpara ata që votoheshin më shumë…

Read More

Në një takim në Elbasan me studentët e Universitetit Aleklsandër Xhuvani në Elbasan, Rama u përgjigj pyetjes së bërë shumë herë nga studentët në lidhje me studentët e koruptuar. Rama tha se zgjidhja është që të flasin me raste dhe emra konkretë pasi vetëm në këtë formë mund të zgjidhet e të fitojnë studentët, e pedagogët të cilët kërkojnë para për të dhënë provimet, të vihen para drejtësisë. “Keni forcë të madhe kur jeni bashke dhe kur keni të drejtë. S’ma kërkuat ju të ndërroj qeverinë por unë reflektova duke ju parë juve. Nëse ca veshëgjatë nuk ju lënë të…

Read More

Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vizita vjen në kuadër të fillimit të zbatimit të paketës së NATO në bazën ajrore të Kuçovës. Ai do të pritet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku e më pas do të zhvillojë një takim me Ministren e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka me të cilën do të ketë një deklaratë për shtyp shoqëruar nga disa pyetje/përgjigje (brenda temave: baza e Kuçovës, Shqipëria në NATO, policimi ajror i NATO)  Pas përfundimit të pritjes me truprojë nderi të gjeneral Wolters, mbi  Ministrinë e…

Read More

Partizani ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 2- 4 në takimin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Festival golash në “Redi Maloku” në sfidën e zhvilluar në kushtë skandaloze. Të parët që shënuan ishin vendasit me anë të Jurgen Vatnikajt, i cili më një goditje fluturimthi në hyrje të zonës, e dërgo topin në trekëndësh. I çuditshëm është fakti që pas shënimit të golit skuadra e trajnerit Devolli pati një shthurje të pakuptimtë duke pësuar 2 gola totalisht të evitueshëm në minutat e 31-të dhe 41-të me autor Hebajn dhe Mensah. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2 në favor…

Read More

Një foshnjë 4 muajshe ka ndërruar jetë në QSUT për shkak të fruthit. Pas kësaj ka reaguar Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila bën me dije se fëmija me inicialet A.A. është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale. Gjithashtu QSUT raporton se foshnjes nuk i ishte aplikuar vaksina e fruthit, për shkak se ishte vetëm 4 muajsh dhe nuk e lejon kalendari i vaksinimit. Reagimi i QSUT: Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të…

Read More