E vranë me të shtëna arme zjarri brenda Range Roverit të zi, përmes të cilit po udhëtonte brenda qytetit të tij, Elbasan, në qendër të Shqipërisë. Endrit Alibej, 34 vjeç, nuk pati shpëtim. Së bashku me të, në pritën e disa ditëve më parë, u vranë edhe dy miq të tij, të cilët ndodheshin në bordin e së njëjtës makinë luksoze. Kështu nis artikulli i gazetës italiane, “La Stampa” që i referohet vrasjes së trefishtë që tronditi Elbasanin, mbrëmjen e 29 dhjetorit. Një vrasje e trefishtë në të cilën policia shqiptare po heton. Mediat lokale shkruajnë për “sulmet mafioze”, duke…
Author: tirana
Zëvendësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi në një reagim ka treguar se cilat janë kompetencat që ka kreu i shtetit për emërimin dhe shkarkimin e ministrave. “Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!”, thekson Blushi. ”, shprehet ai.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Paris ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën 4 persona e u plagosën 47 të tjerë. “Trishtim dhe solidaritet i të gjithë shqiptarëve me parisienët dhe familjet e viktimave të zjarrfikësve nga shpërthimi i tmerrshëm i këtij mëngjesi në Paris”, shkruan Bushati. Mëngjesin e sotëm, një shpërthim i fuqishëm i mori jetën 4 personave dy prej të cilëve punonjës të zjarrfikëses, si dhe u plagosën 47 të tjerë. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një furrë buke në qendër…
Qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës, por puna për rikonstruksionin e tyre po vijon me ritme të shpejta. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinat e konviktit të Universitetit të Mjekësisë, e më pas zhvilloi një bashkëbisedim me studentët që jetojnë aty. Puna ka nisur fillimisht me sallat e leximit dhe bibliotekat, për t’i lënë radhën më pas, gjatë verës, kur studentët marrin pushimet vjetore, rikonstruksionit total të tyre. “Jam shumë i kënaqur nga mënyra se si vlon puna edhe në fundjavë, fill mbas festave dhe motit…
Kushti që familjarë e të afërm të prokurorëve duhet të kontrollohen për çdo komunikim elektronik e llogari bankare, rezulton se është shkaku që një javë nga gara për SPAK askush nuk ka aplikuar. Report Tv është interesuar pranë këshillit të lartë t ëprokurorisë ku rezulton se prej 7 Janar 2019 kur u çel gara e deri më sot që data shënon 12 Janar askush ska kandiduar. Kontrollet sipas pikës katër të kushteve të shpalluara nga KLP përfshinë telekomunikimet jo vetëm të prokurorit por edhe të familjarëve të tij si telefonata, sms, e-maile, llogari bankare e rrejtet sociale. Prokurorët mund të…
Katër vetë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, 12 prej tyre në gjendje kritike për jetën, si pasojë e një shpërhtimi sot në mëngjes në Paris. Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se katër vetë vdiqën në shpërthimin, duke përfshirë dy zjarrfikës që humbën jetën në luftë me flakët. Pas vizitës në vendngjarje, ai e përshkroi “ngjarjen si shokuese” duke parë dëmin dhe tha se rreth 200 zjarrfikës dhe policia ishin të përfshirë në operacion. Fotot e ndara në mediat sociale treguan shtrirjen e madhe të shpërthimit, i cili duket se ka shkatërruar katin e parë të një ndërtese.…
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot kryeministrit Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve protestues, duke e paralajmëruar atë se cdo veprim tjetër në këtë drejtim do ta shtyje vendin drejt një konflikti civil. “I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, cdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”- tha Basha, në një deklarata për mediat nga selia e PD. Ai i…
Pas denoncimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, të enjten, të skandalit të ndodhur në Bashkinë e Matit me dëmshpërblimet e miratuara prej saj, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 11 gushtit të vitit të kaluar, policia e Dibrës njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë të 7 shtetasve. Ata dyshohet se, duke qenë anëtarë të Komisionit të Verifikimit dhe Komisionit të Vlerësimit në Bashkinë e Matit, kanë përzgjedhur në mënyrë selektive qytetarët përfitues për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 2018-s. Skandal me dëmshpërblimet për dëmet e tërmetit: Bashkia e Matit jep para’ vetëm për…
Gjatë verës Top Channel u përball me një valë largimesh. Shumë prej gazetarëve por edhe operatorëve shkuan drejt televizionit të sapohapur A2, por edhe në poste të tjera drejtuese në televizione të tjera. Sëfundmi, Top Channel ka vendosur që edhe në studion e ekranit të nxjerrë një figurë të re, por me mjaft eksperiencë në media sikurse është Ardi Pulaj. Tirananeës.al ka mudur të sigurojë foto ku shihet edhe Pulaj teksa bën provat për të dhënë lajmet. Pulaj ka përvojë në disa media, ndërkohë që ka një eksperiencë mbi 5 vite edhe në Kinë.
Nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit Edi Rama për debatin që ka lindur me kreun e shtetit, Ilir Meta. Rama në një status në Tëitter e ka quajtur presidentin si “pengmarrës të Kushtetutës”. Sipas Kryeministrit, Presidenti e ka katandisur zyrën e shtetit në çizme rezervë të Monika Kryemadhit. “Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave👎 Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet👎”, shkruan Rama.
Opozita e bashkuar denoncoi mbrëmjen e djeshme një person që dhunonte studentët duke e cilësuar si “kriminel” dhe “bandit” që godet të rinjtë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, personi që shfaqet në videon e përcjellë nga forcat opozitare, është Xhevdet Braimllari, xhaxhai i deputetit të LSI-së Endrit Braimllari. Agresori është drejtues teknik i “Myrto Security” dhe shfaqej duke sulmuar të rinjtë që protestonin për plotësimin e disa kërkesave të tyre. Xhaxhai i deputetit të LSI-së, u shoqërua në komisariatin numër 2 në kryeqytet ku u mor në pyetje lidhur me ngjarjen. Xhevdet Braimllari është i angazhuar politikisht ku…
Tre muajt e fundit të vitit 2018, Lei Kraja u komentua si partnerja seksi e muzikantit nga Kosova, Robert Berisha në show-n e kërcimit “Dance with me”. Pas mbylljes së vitit, ajo ka vendosur të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’iu bashkuar familjes. Gjatë qëndrimit të saj atje ku është rritur, ajo ka realizuar setin më provokues të fotove që mund të ketë bërë deri tani në jetën e saj. Vendi i realizimit të fotove ka qenë Kalifornia, ku ajo shfaqet nga fotot në natyrë me veshje seksi tek ato në shtrat ku ekspozon gjoksin. Në vitin…