Author: tirana

Policia në shtetin amerikan Utah ka marrë një hap të pazakontë, duke iu kërkuar banorëve të mos ngasin makinat me sytë e lidhur për të ndjekur një sfidë të lëshuar “online”, të frymëzuar nga një film horror që ka çuar tashmë në disa aksidente. Një adoleshente, që kishte mbyllur sytë me kapuçin e saj, hyri në trafik teksa ngiste makinën në qytetin Layton, ndërsa merrte pjesë në të ashtuquajturën “Bird Box Challenge”. Çmenduria është frymëzuar nga filmi i “Netflix”-it, “Bird Box”, ku luan Sandra Bullock. Javën e shkuar, “Netflix” paralajmëroi fansat të mos përpiqen të provojnë sfidën. Ndërsa këtë javë,…

Read More

Zyrtarë të qeverisë gjermane u detyruan sërish këto ditë që të ndryshojnë planet për shkak të dështimit në funksionimin normal të avionëve qeveritare. Tersi ka nisur që në fillimit të dhjetorit, ku avioni që po çonte kancelaren Merkel drejt Argjentinës për Samitin e G20-ës, pësoi defekt gjatë fluturimit dhe u detyrua të kthehej pas. Kjo bëri që gruaja më e fuqishme e botës, të udhëtonte më pas me një linjë komerciale, duke u përzier me popullin e thjeshtë. Në rastin e fundit, është ministri për Ndihmë për Vendet në Zhvillim, Gerd Mueller që për arsye të ngjashme mbeti në Zambia…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka theksuar sot nga fjala e saj në konventën e partisë që drejton se sot vendi ndodhet në një nga momentet e tij më të vështira. Në nisje të fjalës ajo ka falënderuar gjithë ata studentë që i dhanë vendit shpresën e madhe se bashkë mund të fitohet, sipas saj, jo politikisht, por patriotikisht. Sipas saj, partia qe drejton që e ka emrin LSI është ajo parti politike, “e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare”. Kryemadhi ka garantuar…

Read More

Kur mendojmë për njerëz inteligjentë, zakonet e mëposhtme vijnë automatikisht në mendje: organizimi, edukimi, formaliteti. Sidoqoftë, ky idealizim nuk është gjithmonë i vërtetë. Në fakt, një studim tregon saktësisht të kundërtën. Një studim i kryer nga Departamenti i Psikologjisë në Kolegjin Marist dhe në Universitetin e Minesotës në Shtetet e Bashkuara tregon se nëse keni një zakon të fjetjes vonë, jeni pak i çrregullt dhe flisni keq, ka të ngjarë që IQ-ja juaj të jetë një nga më të lartat në rrethin tuaj shoqëror! Një numër testesh u zhvilluan me shumë pjesëmarrës, duke përfshirë një që monitoroi sasinë e vulgaritetit…

Read More

Portieri i Atalantës dhe Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, është rrëfyer në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për momentet e vështira dhe dëshirat për të ardhmen. Prestigjiozja italiane ka vlerësuar kurajën e portierit kuqezi, i cili arriti të ringrihet pas gabimit në ndeshjen e Europa League ndaj Borusias së Dortmundit. Intervista e plotë e Berishës, bashkë me qëndrimin e gazetës së madhe italiane: Kush ka vërtet karakter, del me kokën lart nga momentet e vështira. Berisha e di. Nga ai gabim në 1-1-shin e Europa League, ku gaboi në golin e Shmelcer, ka ditur të nxjerrë…

Read More

Kur i gjithë vendi është ‘mbërthyer’ nga ulja e ndejeshme e temperaturave, reshjet e dëborës, apo dhe ngricat, lajme të mira vijnë për ditët në vijim. Në një lidhje telefonike për ‘Neës24’ sinoptikania e “Meteoalb” Adiola Bani pohoi se ditën e nesërme temperaturat do të pësojnë një rritje në mesditë, pavarësisht se mëngjeset janë në vlerat minus. Po ashtu ajo bëri me dije se duke filluar nga dita e hënë do të ketë një përmirësim të situatës meteorologjike. “Në zonat malore të Ersekës temperaturat kapin vlerat e minus 10 gradë celsius, ndërsa në qytet -9. Kjo ulje temperaturash ka nisur…

Read More

Qeveria ka vendosur që të japë pagën e 13-ë për disa kategori punonjësish dhe vendimi është marrë që më 31 dhjetor. Punonjësit që do mund ta përfitojnë këtë shpërblim sipas Scan Tv janë si më poshtë: Shpërblim do të marrin punonjësit në institucionet e rivlerësimit ku Komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shpërblehen në masën e një page mujore bruto që përfshin pagën referuese bazë së bashku me shtesën për pagën në grup. Këshilltarët ligjore dhe ekonomikë, sipas përkatësisë, shpërblehen në masën 80% të masës së shpërblimit. Nëpunësit e…

Read More

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që ekonomia shqiptare të rritet me 3.7% në vitin 2019, duke ngadalësuar ritmet në raport me vitin e mëparshëm, për shkak të prodhimit më të ulët të energjisë. Z. Jan Kees Martijn, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, në një intervistë të parën për mediat, pas marrjes së detyrës në Shqipëri, tërheq vëmendjen edhe për projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP). Ai paralajmëron që kostot fiskale aktuale të PPP-ve mund të jenë shumë më të larta se sa pritej dhe përsërit kërkesën që të ndalet pranimi i propozimeve PPP të pakërkuara në të gjithë sektorët.…

Read More

Policia Rrugore ben apel per kujdes te shtuar nga ana e drejtuesve te mjeteve, te zbatojne regullat e qarkullimit e te mos “genjehen” se do te shpetojne nese bejne shkelje, pasi nuk shohin policin ne rruge. “Në kuadër të përmirësimit të shërbimit për kontrollin e territorit dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar monitorimet dhe patrullimet me përzgjedhje, sipas Planit të Veprimit, të hartuar enkas, për evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidentesh rrugore, por edhe shkak për trafik të rënduar apo pengesë për mjetet e transportit publik dhe mjetet e emergjencave civile e mjekësore”- njofton…

Read More

Rreth 1 mijë familje në qarkun e Elbasanit kanë mbetur pa energji elektrike prej 3 ditësh për shkak të dëmtimit të dy Fidrave nga reshjet e dëborës. Për shkak të dëmtimit kanë mbetur pa energji elektrike fshatrat e Fidrit të parë: Orenjë, Ballgjin, Dranovicë, Floq, Funarëz, Kuturman, Gurakuq, Kostenje, Mexixë, Neshtë, Orenjë, Rinas, Rrapun, Zdrajshe dhe ato të Fidrit të 6: Lunik, Qarrishtq, Yljaf, Letem, Stebleve, Zabzun, Boric dhe Boravë. Një grup i madh specialistësh ka nisur punën për zgjidhjen e situatës.

Read More

Policia e Shtetit ka proceduar sot penalisht dy shtetas të cilët kanë vijuar aktivitetin e lojërave të fatit dhe llotove. Sipas njoftimit të Policisë në pranga janë vendosur dy shtetas, pronarë lokalesh një në Tiranë dhe një në Klos të Burrelit. Dy shtetasit janë arrestuar pasi dyshoheshin se kanë përdorur pajisje që mundësonin ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit. “Policia e Shtetit vijon operacionet në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë 24 orëve të…

Read More

Një ditë pas vjedhjes së repartit ushtarak në Pashaliman, zbardhet dëshmia e ushtarakut pranë Policisë Ushtarake në Vlorë. Sipas News 24 ushtaraku i cili ishte roje mbrëmjen kur ndodhi ngjarja tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta. “Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai. Ndërkohë janë shoqëruar 5 ushtarakë në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Read More