Author: tirana

Operatorët e sektorit të turizmit dhe ekspertët bien dakord se 2018 duhet të kurorëzohet si viti më i mirë i turizmit në vend. Sipas raportit të fundit të INSTAT, në total, për 11-mujorin, Shqipërinë e vizituan 5.6 milionë turistë, me rritje 16.2% me bazë vjetore. Në këtë periudhë, shtetasit nga Kosova zinin peshën kryesore, me 36%, ose rreth 2 milionë persona, të cilët janë turistë sidomos në zonën e Durrësit, destinacioni kryesor i tyre. Në vend të dytë, maqedonasit, me 640 mijë hyrje, ose 11.3% të totalit. Të tretët, renditen grekët, me 498 mijë hyrje, ose 8.8% të totalit. Italianët…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos, tha një zyrtar në zyrën e presidentit të premten, në një dalje për mediat. Zyrtari theksoi se shkak për këtë vendim të Macron është bërë agjenda e ngjeshur e presidentit, përfshi edhe debatet e nisura nga protesta e “jelekëve të verdhë”. Zyra e Elysee tha se Macron do të mbante edicionin e dytë të forumit të tij me liderët e biznesit në Versajë më 21 janar, të quajtur “Zgjidhni Francën”. Më herët, ishte edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald…

Read More

Një shqiptar 41-vjeçar ra në pranga në Peskara të Italisë nga policia për prodhim dhe shitje droge. Policia arrestoi shtetasin K.A., me pasaportë shqiptare, por prj shumë kohësh rezident në Itali. Ai është një person i njohur nga drejtësia italiane për shkak të të kaluarës së tij të errët. Agjentët e e seksionit “Anti-drogës” të skuadrës Flying, dje pasdite trokitën në derën e apartamentit në bregdet në Montesilvano dhe e arrestuan në flagrancë. Ai ndodhej në banesë së bashku me partenrern e tij. Me të hyrë në banesë, poicia gjeti në tryezën e kuzhinës një copë najloni, (hetimi thotë se…

Read More

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të premten se planifikon ndryshime në programin H-1B që jep viza të përkohshme për profesione e specialitete si teknologjia apo mjekësia, por administrata e tij tha më vonë se ai i referohej ndryshimeve që u propozuan vitin e kaluar. “Bartësit e H1-B në Shtetet e Bashkuara mund të sigurohen se ndryshimet po vijnë së shpejti, të cilat do të sjellin thjeshtësi dhe siguri për qëndrimin tuaj, duke përfshirë një rrugë të mundshme për nënshtetësinë”, tha Trump në Tëitter. “Ne duam të inkurajojmë njerëz të talentuar dhe shumë të aftë për të ndjekur mundësitë e…

Read More

EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, ka propozuar që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të marrë kompetenca të ngjashme me ato të policisë gjyqësore, për hetimin e pasurive të pajustifikuara apo të fshehura të zyrtarëve shqiptarë. Propozimi është bërë në kuadër të ndryshimeve të fundit në ligjin për nr. 9049, datë 10.4.2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…, miratuar në fund të vitit të kaluar dhe botuar në Fletoren Zyrtare disa ditë më parë. Propozimi i misionit EURALIUS reflektohet në një raport të Komisionit…

Read More

Një ngjarje e paprecedent, në përmasat e një skandali, është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Persona ende të paidentifikuar kanë arritur të futen brenda pa u diktuar nga askush, duke realizuar aty një grabitje. Burimet thanë se janë vjedhur armë zjarri dhe municion, në një prej depove që supozohej të ishte nën mbikëqyrjen e ushtarakëve. Megjithatë, në momentin kur ka ndodhur ngjarja, personi përgjegjës nuk ndodhej aty. Nga ana tjetër, vendi ku është kryer vjedhja ishte i vetmi që nuk kishte të instaluara kamera sigurie, gjë që e bën edhe më të vështirë…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, përshëndeti votimin në Parlamentit të Maqedonisë për të bërë ndryshimet kushtetuese dhe për të ndryshuar emrin në ‘Maqedoni e Veriut” dhe se kishte biseduar për këtë me kryeministrin Zaev dhe ministrin e jashtëm, Dimitrov. Në një status në profilin e tij në twitter, Kotzias, ministri që nënshkroi marrëveshjen me homologun maqedonas në Prespë, u shpreh: ‘Komunikova me Zoran dhe Nikola. Kujtuam vështirësitë, lodhjen, tensionin, besimin dhe shpresat, ndërsa punonim për marrëveshjen. Ne ëndërruam një të ardhme të përbashkët për të dy popujt. Maqedonia e Veriut, mirësevjen në jetët tona. Historia duhet të bëhet…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, disa pyetjeve në rubrikën “Pyetja që Vret”. “Edi Rama, duhet të deklarosh sonte publikisht se për të vënë në jetë ambicien tënde më të madhe, për t’u zgjedhur një ditë President i Shqipërisë së Bashkuar”, e ka pyetur Arian Çani Ramën. “Zoti e bëftë realitet që një ditë ta shoh Presidentin e shqipërisë së Bashkuar, por ai nuk do jem unë”, u përgjigj Rama.

Read More

Dashi Më në fund do mund të përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, për të përmirësuar këtë ditë. Pavarësisht një periudhe të mbushur me zhgënjime të shtrirë në çdo sektor, tashmë nuk do të vuani më. Demi Do të ndjeni një lodhje të madhe fizike dhe stres të akumuluar gjatë ditëve të fundit. Duhet të mundoheni që të përqendroheni më shumë sa i takon jetës sentimentale. Binjakët Do t’iu duhet të përballeni me një sërë ndryshimesh dhe angazhimesh të cilat do të prekin këtë të shtunë në çdo sektor. Mundohuni që të mos tregoheni shumë drastik, sa i takon…

Read More

Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Arjan Çani bëri “pyetjen që vret”, një gjetje e moderatorit, ku ai vihet në rolin e “Zotit” dhe pyet të ftuarin. Çani: Edi Rama ti duhet te deklarosh sonte solemnisht dhe publikisht nga kjo studio se s’ke kandidat tjetër përveç Erion Velisë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit. Rama: Me ndihmën tende o Zot u befte kjo realitet Çani: Pra po ai është? Rama: Ti tani do të përkthesh për Zotin, iu dhashë përgjigjen unë, lëre se e di vetë ai.

Read More

Atë e kemi parë shpesh në ekran si moderator, apo edhe si spiker lajmesh. Por pakkush e di se pasioni i tij që në adoleshencë është volejbolli. Pavarësisht punës dhe angazhimeve të shumta, Erion Zeqiraj e ka ndjekur këtë pasion dhe prej kohësh është pjesë e ekipit të Tiranës. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, për të rrëfyer më tepër rreth pasionit të tij. “Lidhja ime me volejbollin ka qenë rastësore, por më pas u bë një dashuri dhe dashuritë që lindin nga rastësia janë më të bukura. Në fillim unë jam marrë me basketboll,…

Read More