Author: tirana

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, avokati Spartak Ngjela komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të jashtëm si dhe debatin e shkaktuar. Ngjela tha se i gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Gent Cakaj ka thënë se është pro.ngjela “I gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve. Kryeministri nuk ka mendim, e ka sforcato. Unë mendova se duke qenë ky shqiptar i Kosovës, do lëvizte Meta, se dhe Meta i Gruevskit ka qenë, ca do prisja unë nga Meta, por sot mora informacionin që ky…

Read More

Stephan Gaeth ka lindur femër, por e ka ndjerë gjithmonë se ishte mashkull. Që në adoleshencë ajo filloi të vishej si mashkull dhe kur mbushi moshën madhore nisi procesin e transformimit që të bëhej 100% mashkull. Gjithsesi jeta i kishte rezervuar një surprizë pasi pa u përmbushur ende ‘misioni’ për t’u kthyer në mashkull Stephan u njoh me Wyley Simpson dhe nisën një marrëdhënie. “Daily mail”, shkruan se ajo ishte ende biologjikisht grua, por ishte e sigurt se nuk mund të mbetej shtatzënë për shkak të hormoneve mashkullore që kishte marrë prej vitesh. Kështu që dyshja kryenin marrëdhënie pa masa…

Read More

Një baba nga Rrësheni, familja e të cilit jeton në një dhomë 16 metra katrorë, me një vajzë paraplegjike, kërkon ndihmë. “Nuk mund të jetoj në një shtëpi të tillë me fëmijë të sëmurë. I jam drejtuar të gjitha instancave, por asgjë deri tani. “Unë jam gati që të shes edhe veshkën që të përmirësoj paksa kushtet e jetesës. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të më ndihmojnë”, deklaroi zoti Agim Picaku.

Read More

Analisti Fatos Lubonja, në në lidhje me “Skype” me studion e lajmeve në “News24”, ka komentuar mosdekretimin e Gent Cakajt nga presidenti, Ilir Meta. Lubonja u shpreh se emërimi i Cakajt në krye të një ministrie të rëndësishme, kishte problematika të dukshme ndaj edhe qëndrimi i Metës, meriton të përshëndetet. “Një akt nga ana e presidentit, që meriton të përshëndetet për dy arsye: Te emërimi i Cakajt shoh dy probleme. Një problem është një përshkallëzim i paparë nga ana e kryeministrit i personalizimit të institucioneve. Të vendosësh një çunak 27 vjeçar është tepër problematike dhe tallëse. Sa herë që vihet…

Read More

Studentët e fakulteteve të Juridikut, Ekonomikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës vijojnë ngujimin në fakultetet përkatëse. Studentët e Inxhinierisë janë ankuar se policia private po i dhunon dhe provokon. Ata shtojnë se ka policë civilë në ambientet e fakulteteve dhe nuk lejojnë studentët të hyjnë dhe të dalin. Sakaq në fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikes, studentët shprehen se janë provokuar dhe dhunuar nga shefi i sigurisë private. Në një video shihet shefi i sigurisë private i cili i rrëzon telefonin një studenteje dhe tenton t’i nxjerrë jashtë. Studentët thonë se policia private ka mbyllur me zinxhir hekuri dyert e fakultetit duke lënë…

Read More

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet që udhëtojnë shumë jashtë shtetit. Disa mund të jenë edhe udhëtime punë por një gjë është e sigurt se ata e shijojnë jetën në maksimum. Kujtojmë që në 1-vjetorin e tyre të martesës në muajin shtator, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi zgjodhën Kubën për të festuar. Ata postonin vazhdimisht foto nga vendet përrallore që vizitonin. Së fundi reperi i njohur dhe moderatorja bukuroshe ndodhen në Los Angeles. Kujtojmë që disa ditë më parë Marina postoi foto nga nata e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, event të cilin ajo e ndoqi nga…

Read More

Argita Berisha iu ka dërguar një email kolegëve të saj pedagogë, të cilëve u kërkon që të reagojnë ndaj veprimeve të policisë ndaj zabtimit të Fakulteteve nga ana e studentëve protestues. Ajo thotë se heshtja ndaj kësaj situate, i bën të gjithë pedagogët bashkëfajtorë. Ndaj ajo kërkon reagimin e tyre. Kujtojmë që pak ditë më parë, Argita iu kërkonte edhe vetë studentëve që të bojkotonin mësimin dhe të dilnin në protestë.

Read More

Prokuroria për Krimet e Rënda pranon zyrtarisht se ka patur tentativa nga persona të ndryshëm për të dëmtuar provat kundër grupit kriminal “Bajri”, i cili u godit pak muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Forca e Ligjit. “Është përfunduar këqyrja e CD të vëzhgimeve të kryera gjatë fazës hetimore për subjektet dhe lidhjet e tyre me persona të tjerë jashtë procedimit, që në një mënyrë apo tjetër janë përpjekur të prishin, dëmtojnë apo ndërhyjnë në provat e marra gjatë hetimit të çështjes”, thuhet në dokumentin e institucionit të akuzës. Burimet e prokurorisë janë tejet të rezervuara për…

Read More

Vazhdon ngujimi i studentëve, të cilët shprehen se rojet nuk i lejojnë të dalin dhe as të marrin ushqime. “Unë tani ndodhem pranë universitetit të Arkitekturës, ku studentë kanë vendosur të ngujohen. Dyert e jashtme dhe të brendshme janë të mbyllura, rojet dhe policia nuk lejojnë studentët as të dalin as të futen. Unë momentalisht kam në lidhje telefonike një nga studentët. E njëjta situatë është edhe aty, por në ndryshim nga arkitektura dyert janë të hapura. Studentët në Fakultetin Ekonomik po zhvillojnë një tryezë bisedimesh, por aty nuk ka më incidente“, u shpreh ajo. Një nga studentët në një…

Read More

Partizani barazoi në miqësoren e dytë në Antalia kundër ekipit të Antalyasporit dhe bëri edhe një paraqitje pozitive. Kështu mendon trajneri, Skënder Gega, që foli pas ndeshjes për kanalin zyrtar të klubit. Gega tha se në këto dy ballafaqime skuadra ka pasur mundësi për të fituar, por sipas tij, më shumë se sa rezultatet, i interson impenjimi i skuadrës dhe gjendja e lojtarëve. Për ndeshjen e fundit, kundër Dinamos së Zagrebit, Gega u shpreh se kjo do të jetë një ndeshje ku Partizani do të shohi vlerat e tij. “Në pjesën e parë aktivizuam 90% të lojtarëve me moshën më…

Read More

Në monologun e kësaj të premte në emisionin “Provokacija”, Mustafa Nano u ndal te burka, një veshje që mbulon edhe fytyrën e grave. Për moderatorin kjo veshje duhet ndaluar në publik për një arsye. Sipas Nanos është e drejta e gjithkujt që në një mjedis publik të shohë në sy tjetrin. Mustafa Nano: “Mua më ka qëlluar të shoh ndonjëherë në rrugët e Tiranës gra të veshura me burka, dmth të mbuluara kokë e këmbë. Për ata që nuk e dinë, burka është ajo veshja që mbulon edhe fytyrën e grave. Por më duhet të them se në Tiranë, dhe në…

Read More

Fakti që për 7 muaj me radhë, në postin zëvendësministrit të Jashtëm, zoti Gent Cakaj kishte shmangur sipas presidentit të Republikës, pajisjen me certifikatë sigurie, ishte një nga shkaqet zyrtare që cuan në vendimin e kreut të Shtetit për të refuzuar emërimin e tij në krye të diplomacisë shqiptare. Sipas shpjegimeve të zotit Meta, veprimi i zotit Cakaj “është shkelje penale, dhe një tregues tepër i qartë për rrezikun që mbart kjo kandidaturë, për të ushtruar detyrën shumë të rëndësishme të propozuar për emërim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme”. Një ditë pas vendimit për refuzimin e kandidaturës…

Read More