Author: tirana

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg pasi u shpall fajtor për kultivimin e kanabisit me vlerë 672,000 paund. Bëhet fjalë për Armelind Rexhën, i cili kishte ardhur në Britani me pretendimin se do të përfundonte studimet e tij në Master por në fakt përfundoi duke kultivuar rreth 800 bimë kanabis. Gjatë kontrolleve në banesës e Rexhës, u gjetën dy telefona, një kompjuter tablet dhe 200 euro. Në fjalën e tij para trupës gjykuese, i riu Armelind Rexha e pranoi fajin duke u shprehur se ishte detyruar që kultivonte kanabis në mënyrë që të mblidhte…

Read More

Të fluturosh rreth botës është gjithmonë një përvojë e veçantë. Aq më tepër kur avioni yt duket si një shqiponjë, tigër apo peshkaqen… Kompania kanadeze “Bombardier” ka krijuar disa versione vërtet origjinale të modelit Embraer E190-E2, me të cilin po “pushton” qiejt”. Mbi këta avionë mund të shijosh çdo cep të globit, pasi kompanitë që i përdorin variojnë nga “Sëiss International Air Lines” te “Korean Air”.

Read More

Deputeti i PD-së, Enkelejd Aliebaj tha 1 mijë të zeza për Shqipërinë në një television holandez ku theksoi se atdheu i tij nuk e meriton që të futet në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se në Shqipërinë që partia e tij e qeverisi për 8 vite, nuk funksionon asgjë dhe me ‘keqardhje’, përsëriti se ky vend nuk plotëson kushtet për t’u bërë pjesë e BE. “Më vjen keq ta them, por ky vend nuk i plotëson kushtet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”, tha ai. Videoja është publikuar nga Kryeministri Rama në rrjetet sociale ku shprehet se një mbetje e…

Read More

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani ka një martesë 16-vjeçare me bashkëshortin e saj, Ardit Kero. Edhe pse kanë kaq shumë vite bashkë, ata e kanë mbajtur jetën e tyre familjare thuajse hermetike. Por disa zhvillime të reja në jetën e tyre, duket se është paksa e vështirë që të mbahet e fshehur. Së fundmi po përflitet se Arbana dhe Arditi kanë disa probleme në çift dhe burime për “iconstyle.al”, bëjnë të ditur se ata po shkojnë drejt ndarjes. Osmani ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private dhe ka arritur të mbrojë me fanatizëm familjen,…

Read More

Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek debati që prodhoi mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta sugjeron që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ndërsa me ironi shton se “ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”. Reagimi Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të…

Read More

Nga Adam Tooze Takimi i mbajtur në Katovice të Polonisë javën e kaluar, mbi zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Parisit mbi klimën, u përshëndet nga pjesëmarrësit si një sukses. U shmang një një avari e plotë; u ruajt pamja e jashtme e multilateralizmit. Por ky qe një triumf i procesit mbi substancën. Aleanca mes Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe Rusisë, bllokoi njohjen e duhur të zbulimeve apokaliptike të raportit më të fundit të Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, dhe Brazili u tërhoq nga takimi i ardhshëm. Më e rëndësishmja, nuk u morën vendime për emisionet në…

Read More

Në një kohë kur shumë mjete identifikimi skadojnë këtë vit, zyrat e aplikimit për karta ID do të jene të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019. “Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë. Ministria e Brendshme fton çdo qytetar…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Parisit, si pasojë e një rrjedhjeje të dyshuar gazi në një furrë buke, duke shkaktuar disa të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, me këta të fundit që janë përpjekur menjëherë të shuajnë flakët, ndërkohë që grupi hetimor po merret me shkaqet e shpërthimit. Ngjarja vjen në një kohë kur thuajse të gjitha bizneset në kryeqytetin francez kanë ulur qepenat dhe kanë “blinduar” vitrinat e qelqta të tyre, për t’i shpëtuar “egërsisë” së protestuesve që në javët e kaluar kanë djegur e shkatërruar me dhjetëra…

Read More

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, njëkohësisht edhe këshilltarja e tij Ivanka, është një nga kandidatet kryesore për të zëvendësuar presidentin e Bankës Botërore në largim koreanojugorin Jim Yong Kim. Kështu raporton e përditshmja Financial Times, sipas së cilës administrata Trump tashmë ka si detyrë të bëjë rekomandimin e saj për kreun e ri të institucionit madhor dhe përveç bijës së presidentit mendohet se mund të përfshihen zv. sekretari i marrëdhënieve me jashtë David Malpass, drejtori i USAID Mark Green, apo dhe ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. Banka Botërore me bazë në Uashington, u themelua pas Luftës II Botërore…

Read More

Moti i keq me temperatura nën zero dhe reshje dëbore kanë ‘mbërthyer’ prej disa ditësh një pjesë të madhe të vendit, kryesisht zonat veriore dhe ato juglindore. Raportohet se disa fshatra në zonën e Dibrës qëndrojnë prej 10 ditësh të bllokuar nga bora, ndërsa rrugët janë të bllokuara. Ndërkohë, probleme paraqiten edhe në qarkun e Elbasanit. Qarku Dibër Temperaturat gjatë natës në qarkun e Dibrës kanë shënuar -12 gradë, ndërsa trashësia e dëborës është 70 cm. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanËeb’ se në zonat e thella të këtij qarku bora arrin deri në 2 metra, ndërkohë që rrugët rurale…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione mbi gjendjen e rrugëve pas motit të keq që ka përfshirë thuajse gjithë vendin. Mësohet se në rajonin Jugor qarkullimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë, ndërsa në atë verior kryesisht me zinxhirë. Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Gjendja e akseve kryesore Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir. Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir. Domaj-Draj-Rec me zinxhir. Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me…

Read More

Pas përplasjeve verbale dhe fizike mes disa studentëve të fakultetit të Ekonomikut dhe Drejtësisë me punonjës të forcave të rendit, ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ky i fundit përmes një postimi dje në ‘Facebook’ dënoi ngjarjen e djeshme si dhe veprimet e policisë. Sipas tij studentët kanë të drejtën e tyre legjitime që të protestojnë për të drejtat e tyre. “Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht…

Read More