Në Shqipëri problem serioz është lindshmëria e ulët, por një shqetësim të madh përbën edhe fakti që numri i lindjeve tek adoleshentet është rritur së tepërmi. Sipas një studimi të kryer, 4% e adoleshenteve janë bërë nëna ose janë në pritje të fëmijës së parë. Krahasuar me 9 vite më parë, ka një rritje me 1%. Sipas studiuesve, 2% e adoleshenteve kanë fëmijë, kurse më shumë se 1% janë në pritje për t’u bërë. Sipas Institutit të Statistikave, vazhdon problemi i rënies së lindshmërisë te shqiptarët, ku numri i lindjeve për tremujorin e tretë të 2018-ës ka pësuar një rënie…
Author: tirana
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit hodhi një tjetër hap për plotësimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në mbledhjen e sotme nisën procedurat për plotësimin me anëtarë të përkohshëm. Vendimi i KLGJ-së është që si fillim kjo strukturë do të plotësohet me gjyqtarë të përkohshëm. Gjithashtu u vendos që të kryhet vetting për magjistratët e rinj të cilët janë diplomuar në vitin 2018. “Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot më datë 27.12.2018 mbledhjen e radhës në të cilën u shqyrtuan disa nga prioritetet në lidhje me funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit…
Parlamenti i Izraelit miratoi unanimisht ligjin që lejon eksportin e kanabisit mjekësor, duke i krijuar kështu mundësinë që të bëhet pjesë e këtij tregu fitimprurës global. Shteti hebre do të jetë në këtë mënyrë i treti pas Holandës dhe Kanadasë që do ta çojë në mbarë botën kanabisin e tij mjekësor. Kompania izraelite iCan parashikon se industria globale e kësaj forme të marijuanës do të mbërrijë 33 miliardë dollarët në 5 vitet e ardhshme, duke qenë se stigma që lidhet me të do të zbehet, ndërsa do të ketë po kështu një shtim të kërkesave për ato pak vendet e…
“Në tregun global të telefonave, Huaei ka kaluar prej pozitës si një statistikë tjetër, për t’u renditur mes 3 lojtarëve më të mirë në botë”, thotë kompania, “në Q4 vitin e ardhshëm, është e mundur që të bëhemi numër 1.” Kompania thotë se ka shitur mbi 200 milionë telefona në 2018, nga 153 milionë në 2017 dhe 3 milion në 2010. Pavarësisht nga lëvizjet politike për të ndalur shitjen e telefonave dhe pajisjeve Huaei në disa tregje kombëtare, Huaei tejkaloi Apple në Q2 për t’u bërë shitësi i dytë më i madh në botë i telefonave, pas Samsung. Në tremujorin…
Në ambientin e zbukuruar në tarracën e një prej hoteleve në qendër të Tiranës, djali i deputetit të PS Bashkim Fino, Redi Fino i dha fund beqarisë, duke u martuar me vajzën e Gëzim Podgoricës, ish drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe anëtar i Kryesisë së LSI. Çifti iu martua me 12 dhjetor ndërsa sot kanë bërë celebrimin në Bashkinë e Tiranës duke nisur zyrtarish udhëtimin më të bukur të jetesës bashkë.
Komentuesi ushtarako-politik Miroslav Lazanski ka thënë se aeroplani zbulues amerikan “MC-12 Liberty” u ul në aeroportin e Prishtinës dje për të mbikëqyrur rrugët alternative nëpërmjet kufirit të dhëna në veri të Kosovës. “Amerika ka 13 aeroplanë të tillë, është një avion për vëzhgim, zbulim,… Mendoj se u prezantua në vitin 2009 për përdorim operativ. Këta aeroplanë u përdorën për herë të parë në Irak dhe ai ka dy anëtarë të ekuipazhit”, citohet të ketë thënë Lazanski për TV Pink. Siç ka shtuar ai, ky aeroplan ka ardhur ndoshta për të shqyrtuar dhe parë pozitën e ushtrisë serbe në pjesën jugore…
Shtatë vjet pasi Gjermania hoqi rekrutimin e detyrueshëm në ushtri, shefi i saj i mbrojtjes Eberhard Zorn tha se punësimi i shtetasve të BE-së është “një opsion” për të mbushur vendet e ekspertëve, si mjekët apo specialistët e IT-së. Inspektori i përgjithshëm i ushtrisë Zorn tha se forcat duhet “të shihnin në të gjitha drejtimet në një kohë kur mungon personeli i kualifikuar”, siç janë mjekët dhe specialistët e IT-së. Gjermania synon të rrisë ushtrinë e saj me 21,000 persona deri në vitin 2025. Gjithashtu ka premtuar të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes nga 1.2% në 1.5% të prodhimit…
Gjatë prezantimit të flotës së ambulancave të reja, kryeministri Edi Rama foli për bonusin e bebeve që do të aplikohet në janar të këtij viti. Pasi uroi Vitin e Ri, Rama pati edhe një mesazh në formë batute për çiftet e reja. Në mbyllje të fjalës së tij në prezantimin e flotës së ambulancave të reja, kryeministri kujtoi bonusin e bebeve duke nxitur çiftet e reja me një batutë. “Nga ana tjetër sigurisht që krahas bursës për ekselentët do japim dhe bursën për ata që vijnë në jetë, bonusin e bebes. Kuptohet që ata që vijnë të parët do e…
Sipas ekspertëve shëndetësorë, rrezikun e vdekjes së parakohshme mund ta ulni duke ngrënë një dietë të shëndetshme, të balancuar e cila përfshin të paktën pesë porcione me pemë perime në ditë. Edhe ushtrimet e rregullta fizike janë kruciale për ta rritur jetëgjatësinë. Çdo njeri duet të përpiqet të ushtroj të paktën 150 minuta në javë. Sidoqoftë, edhe ndryshimet e vogla në dietë mund të kenë ndikim në atë se sa vite do të jetoni. Sipas zbulimeve të reja, thuhet se konsumimi i limonëve mund t’ju ndihmojë ta shmangni vdekjen e parakohshme, si dhe njëkohësisht ta forconi sistemin e imunitetit. Limonit…
Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë e saj ku pritet që të merren disa vendime të rëndësishme, mes të cilave edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019. Në dokumentin e siguruar I cili u është shpërndarë anëtarëve të Asamblesë, PS kërkon nga degët që brenda 15 janarit të dorëzojnë regjistrin e anëtarësisë, ndërsa deri në fund të muajit të parë të vitit të ri të plotësohet dhe dorëzohet struktura e plotë e rrjetit të koordinatorëve. Deri në mars urdhërohet të përfundojë procesi për riformatimin e organizatave socialiste. E ndërsa në 30 mars do të mbahet Kongresi i PS, në…
Shumica prej nesh kemi përdorur antibiotikë në ndonjë fazë të jetës sonë – qoftë për ta trajtuar ndonjë infeksion në vesh, për ta mposhtur ndonjë ftohje në fyt apo për ta trajtuar kollin. Por, kur rezistenca ndaj antibiotikëve po vazhdon të bëhet një problem në rritje anë e mbanë botës, shpeshherë është vështirë të bëhet një lidhje me baktereve që i rezistojnë këtij ilaçi dhe vetes tone . Doktorët thonë se kur bëheni rezistent ndaj ndonjë infeksioni të zakonshëm, ky është problem i madh të cilin jemi duke e injoruar njësoj sikurse ngrohjen globale. Sëmundjet që i rezistojnë antibiotikëve priten…
Shumë prej nesh gjatë festave të fundvitit mendojnë për dhuratat për të afërmit e tyre, ose për çfarë feste do të organizojnë për Vit te Ri, por Vladimir Putin është ndryshe. Ai kaloi ditët e kaluar duke monitoruar live testin e raketës bërthamore që mund ti japë Rusisë supremacinë ushtarake, dhe me gjasa të rrezikojë gjysmën e planetit. Sipas deklaratës së presidentit rus, raketa e quajtur Avangard do të jetë sipas tij “dhurata më e bukur për Vitin e Ri”. Arma vdekjeprurëse kaloi me sukses testin final, duke udhëtuar me shpejtësi hipersonike, 20 herë më shpejt se shpejtësia e zërit,…