Banorët e Unazës së Re edhe ditën e sotme kanë dalë në rrugë, duke shënuar kështu ditën e 54 të protestës. Banorët, u vendosën për rreth 1 orë në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Në këtë protestë ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës, Klevis Balliu u bëri apel qytetarëve t’i bashkohen banorëvë të Unazës së Re në protestë. Thelbi i protestës së tyre është i qartë, mos prijsha e banesave. Këtë të enjte, ata shtruan 6 kërkesa: Anulimin e projektit të Unazës së Madhe; Rifillimin e procesit të…
Author: tirana
Presidenti Vladimir Putin deklaroi se sistemi i ri hipersonik raketor nuk mund të bllokohet nga mbrojtja amerikane dhe se do të vihet në funksionon në vitin 2019. Raketa më e fundit e prodhimit rus u testua me sukses ditën e mërkurë. “Rusia është i pari vend në botë që siguron një armë të re strategjike, që do të garantojë sigurinë e shtetit dhe popullit tonë për dekadat që do të vijnë. Kjo është e mrekullueshme, një dhuratë e bukur për vendin këtë Vit të Ri”, tha Putin. Raketa ka rreze veprimi ndërkontinentale dhe mund të fluturojë me shpejtësi mbi 15…
Pas publikimit nga media të pamjeve nga shtesa e 4 dhomave pa leje që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë në apartamentin e tij në katin e 12-të që gjendet në rrugën “Dervish Hima”, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit tentoi të verifikonte në terren. Ish kryetari i Bashkisë së Tiranës dyshohet se ka ndërtuar 4 dhoma shtesë në pallatin ku ai banon, por ky i fundit nuk e lejoi IMT që të kryente detyrën. Inspektorë të IMT-së u paraqitën gjatë ditës së sotme në apartamentin në pronësi të kreut të opozitës, për të bërë verifikimet e nevojshme…
Për shkak të punimeve që po bën Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në Tiranë ditën e nesërme do të ketë kufizime në disa zona. OSHEE bën me dije se kjo situatë vjen për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në fiderin L4 të nënstacionit Qendër, për të ndërruar transformatorin. Kufizimet e energjisë elektrike sipas OSHEE do të bëhen në intervalin kohorë 10:00-12:00, ku pa energji elektrike do të mbeten zonat: Zona midis rrugës “Vaso Pasha” pjesërisht, rruga “Brigada VIII” pjesërisht, Bulevardi dhe “Bajram Curri” pjesërisht. V.D/Tirananews/
Liria e kufizuar e shtypit nuk është problem vetëm i vendeve autokratike. Gjithnjë e më shumë ajo po kërcënohet edhe tek demokracitë – e me këtë kërcënohet vetë demokracia si formë shtetërore, thekson Ines Pohl. E drejta për shprehjen e lirë të mendimit nuk është luks. Liria e pakufizuar e shtypit nuk është diçka, nga e cila demokracia mund të heqë dorë, por që duhet mbrojtur me të gjitha forcat. Sepse ajo është një shtyllë themelore e demokracisë, që i jep individit lirinë më të madhe të mundshme e pakicave mbrojtjen më të mirë. Vetëm nëse ekziston mundësia për të…
Nëse doni të keni një jetë të shëndetshme dhe të jetoni sa më gjatë madje edhe deri në 100 vjet, atëherë konsumoni ushqime të shëndetshme dhe te pasura me vlera ushqimore. Tirananews sjell për ju disa nga ushqimet, të cilat nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj. Vaji i ullirit Ndër të gjitha llojet e ndryshme të vajit, vaji i ullirit është i mbushur me yndyrna, acide dhe flavonoide të shëndetshme. Kjo ndihmon në rritjen e shëndetit të zemrës, dhe për të ndërtuar enë të forta dhe elastike të gjakut. Sigurohuni që të përfshini vajin e ullirit në dietën tuaj…
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti mendon se marrëveshja për emrin e Maqedonisë Veriore me Greqinë është ngjarja më e rëndësishme e vitit. Politikani shqiptar u shpreh se kjo marrëveshje hap perspektivën euroatlantike të popullit maqedonas të veriut, ndërsa përmendi edhe ligjin për gjuhën shqipe. “Kemi patur një fillimviti të vështirë, por me fund të suksesshëm. Ju e shihni që para jush dhe pas meje janë shtyllat e arritjeve tona, duke nisur që nga ftesa për NATO apo lajmi i mirë për negociatat për anëtarësimin në BE. Ligji për gjuhën, është një arritje e pakontestueshme. Shumë e arsyeshme dhe pas asnjë…
Në një takim me strukturat e LSI-së në Gjirokastër, kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi u bëri sërish thirrje anëtarëve të LSI-së që t’i bashkohen protestës së studentëve. Gjatë fjalës së saj ajo nënvizoi, se studentët janë të vetmit që i dhanë një mësim të mirë politkës. “Studentët i kanë dhënë një dimension tjetër jetës politike dhe dimension tjetër i kanë dhënë edhe reagimit qytetar. Ata mbajnë zjarrin e protestës ndezur edhe pse janë me pushime. Ne kemi bërë thirrje që të palosni flamurin e LSI dhe të shpalosin flamurin kombëtar. Protesta ishte një sinjal shumë i mirë, por për…
Një prind i zemëruar me inicialet R.H nga Kosova shkaktoi terror në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit. Ai mbante në dorë një sëpatë dhe tentoi që të sulmonte bluzat e bardha, të cilat nuk i kishin ofruar shërbim vajzës së tij 2 vjeçare. Mjekët u justifikuan se ata vepruan në të tillë mënyrë për shkak të grevës në institucionet shëndetësore në gjithë vendin. Sulmuesi nuk e goditi mjekun kujdestar, por ai shkatërroi një tavolinë në një zyrë. Ngjarja shkaktoi tronditje te stafi mjekësor, që lajmëroi policinë dhe që menjëherë shoqëroi në komisariat autorin. Shaban…
Këngëtarja e njohur Eneida Tarifa kohët e fundit është përfolur më shumë në mediat rozë për ndarjen me bashkëshortin e saj Erjon Zaloshnjën, se sa për karrierën e saj. Megjithse duket se prej pak kohësh kjo histori ishte haruar, vetëm një ditë më parë, këngëtarja shqiptare ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Nuk ja vlen” që mendohet të ketë lidhje me situatën të cilën ajo po kalon. “Nuk ja vlen ta humbas arsyen, nuk ja vlen se shpirti po thyhet, nuk ja vlen tjetër ishte zgjidhja jote,”- shprehet Eneda mes vargjeve. Këngëtarja duket tepër vitale dhe…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të këmbëngulë për një marrëveshje me Serbinë, që sipas tij është e domosdoshme plër vendin. Kreu i shtetit tha se vendi i tij është i gatshëm që të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe balancuese. Thaçi theksoi se akordi i mundshëm do t’i shërbejë paqes. “Ne do të punojmë shumë seriozisht si Kosovë, duke iu përgjigjur nevojave të vendit për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të ndodh dialogu me Serbinë dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që Kosova ta fitojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në OKB”, tha presidenti. Ai…
Gjatë ditës së sotme ka mbizotruar dielli, megjithëse temperaturat kanë qenë të ulëta. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, deri në fund të muajit, moti do të jetë i alternuar me vranësira dhe kthjellime në zonat e ulëta dhe me reshje të lehta dëbore në zonat malore. Reshje të dobëta shiu në të gjithë territorin e vendit parashikohen vetëm më datë 30 dhjetor. Dita e fundit e vitit nuk pritet të ketë reshje shiu, por vetën reshje të lehta dëborë në zonat malorë të qarqeve Kukës, Dibër dhe Korçë. Ndërsa temperaturat pritet të shkojnë nga -2 gradë në zonat malore…