Ngjarja e para pak ditëve e transmetuar në emisionin “Fiks Fare”, ku një person tentoi të vetëvritej “live” duket se është moda më e fundit e importuar nga Perëndimi. Në Tiranë ka çdo ditë persona që duan t’i japin fund jetës dhe tentativa u dështon. “Mesatarisht janë 3-4 raste në ditë që tentojnë vetëvrasjen”, shprehet Prof. dr. Zihni Sulaj. Ndryshe nga vende të tjera, shqiptarët përdorin helme të forta për t’i dhënë fund jetës. “Helmimi i akut apo dhe barna të ndryshme përdoren, që u duken më pak traumatike dhe dramatike”, thotë Sulaj. Ndonëse në vende të tjera është depresioni…
Author: tirana
Qytetarët në Tiranë dhe rrethe janë ndeshur shpesh me njerëz, që prezantohen si vullnetarë e që kërkojnë para për të ndihmuar njerëz në nevojë. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” ka arritur të demaskojë punën e dy grupeve të ndryshme, që hiqen si bamirës, por paratë që marrin nga kutitë e ndihmës i fusin në xhepat e tyre. Agim Hajdari, që ka një shoqatë të tillë, tregon mekanizmin e mbledhjes së të hollave dhe përfitimet. Po kështu një grup vajzash, që jetojnë me para të fituara në këtë mënyrë. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaq me zë e figurë…
Ndërsa zhvilloheshin takimet me negociatorët e mandatuar nga BE për të sjellë zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri, asnjë nga liderët politikë vendas nuk folën për mediat. Por sapo Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein, dolën me një deklaratë të përbashkët në mbrëmje, nuk vonuan edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat Lulzim Basha. Ky i fundit këmbënguli në një qeveri teknike pa Ramën kryeministër, gjë që e bëri të qartë gjatë një fjale të mbajtur rreth orës 22:00 nga cadra e protestës…
Kreu i opozitës Lulzim Basha foli sërish nga çadra e opozitës në lidhje me takimet e sotme me negociatorët evropiane David McAllister dhe Knut Fleckenstein. Basha pasi falënderoi negociatorët evropiane tha se përpjekja e tyre dështoi pasi Edi Rama nuk pranoi të lëshojë karrigen e kryeministrit. “Pavarësisht përpjekjeve të tyre për zgjidhjen e ngërçit politik, kjo gjë dështoi pasi Rama refuzoi të lëshojë karrigen e tij, refuzoi qeverinë teknike”, tha Basha. /TiranaNews/
Në Shqipëri dy europarlamentarët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, zhvilluan në mbrëmje një raund të dytë bisedimesh me drejtuesit e shumicës së majtë dhe të opozitës, në përpjekje për të ndërmjetësuar një zgjidhje të krizës politike. Takimet u zhvilluan këtë herë në të njejtin mjedis, në Pallatin e Kongreseve por, ku përfaqësuesit e palëve, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i parlamentit Ilir Meta nga njëra anë dhe kreu demokrat Lulzim Basha nga ana tjetër, qëndruan në dhoma të ndara. Vazhdimi i bisedimeve pas takimeve të para që dy eurodeputetët patën pasdite, u duk si një sinjal shprese se mund të…
Ka zgjatur pak më shumë se takimi i liderit të opozitës Basha me zyrtarin e PPE-së, tryeza e bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Meta dhe eurodeputetit Knut Fleckenstein. Pas takimit të mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka dhënë prononcim për mediat. Ndërsa pas tij, kreu i LSI-së Ilir Meta, ka ndalur para mikrofonit të gazetarëve, por është shprehur se nuk ka koment për asnjë nga pyetjet e tyre. Gazetarët ishin të interesuar të dinin rreth bisedimeve dhe nëse do të kishte një tryezë që do ti ulte bashkërisht, kryeministrin dhe liderin…
TIRANE– Draft-marrëveshja që iu është paraqitur palëve nga zyrtarët e BE, ka patur në përmbajtjen e saj një sërë pikash të propozuara nga 3 partitë më të mëdha politike në vend. Por burime për “BalkanWeb” theksojnë se ky draft nuk përfshinte kërkesën kryesore të opozitës, atë për një qeveri teknike. E me sa duket kjo ka qenë edhe arsyeja që ka shkaktuar pakënaqësi tek kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili brenda pak minutave është larguar nga takimi me zyrtarin e PPE, David McAllister. Pas këtij takimi, në një komunikim të shkurtër me gazetarët, Basha ka theksuar se nuk kanë…
Qeni i racës “Great Dane” mendohet të jetë më i madhi në botë pasi peshon sa një elefant bebe, rreth 95kg. “Ai është një qen i madh dhe na kanë treguar që kur ishte i vogël se është shumë i rëndë për moshën e tij. Kur veterinerët e peshuan për të parë se sa mjekime duhet të merrte për këmbën e tij të sëmurë, të gjithë në kirurgji u habitën. Por Balthazar është qen i qetë dhe i pëlqen që të ulet e të luajë me fëmijët dhe macet tona,” – kanë thënë Vinnie dhe Diexie për qenin e tyre,…
Negociatorët e deleguar për të zgjidhur ngërçin politik në Shqipëri, eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe zyrtari i PPE, David McAllister kanë përfunduar takimin në selinë blu me kreun e PD-së, Luzlim Bashën. Takimi, i cili zgjati afro një orë dhe erdhi pas takimit që dy eurodeputetët patën në Kryesinë e Kuvendit me kreun e qeverisë, Edi Ramën dhe atë të Kuvendit, Ilir metën. Edhe pse takimet kanë qenë me dyer të mbyllura, mësohet se dy eurodeputetët kanë shpalosur një zgjidhje sesi palët mund të dalin nga ky ngërç politik, edhe pse opozita deri më tani nuk është tërhequr nga kërkesat e saj.…
Inter pritet të bëjë revolucion gjatë verës, ku përveç disa transferimeve të mëdha, do të ketë edhe shumë largime Corriere dello Sport ka bërë një shkrim special për Interin, ku tregon lëvizjet e mëdha të kësaj vere, sidomos largimet. Sipas këtij mediumi, nga Inter gjatë kësaj vere sigurt do të largohen, Carrizo, Palacio, Santon, Nagatomo, Andreolli, Biabiany. Sulmuesi i talentuar brazilian, Gabigol do të huazohet te ndonjë skuadër, ndërsa Eder, Brozovic, Murillo, Pericis, Handanovic dhe Banega do të shiten nëse në drejtim të skuadrës vijnë oferta të majme. /TiranaNews/
Jennifer Lopez është shfaqur me të dashurin e saj të ri Alex Rodriguez në rrugët e Neë York. Çifti paraqitej i lumtur dhe të gëzuar kur u kapën nga paparacët, shkruan “Daily Mail”. Si gjithmonë edhe kësaj radhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez dukej shumë e bukur dhe me një veshje dhe “look” shumë tërheqës.
Zv.Presidenti i PPE-së, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckstein kanë nisur takimet e tyre me drejtuesit politik në vend, në kuadër të zgjidhjes së krizës në Tiranë. Takimin e parë e kanë nisur me kreun e Kuvendit, Ilir Metën në kryesi, ku ndodhet edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe nënkryetari i grupit Taulant Balla. Ndërkohë që pas këtij takimi është parashikuar edhe një takim me përfaqësues të opozitës. /TiranaNews/