Author: tirana

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta po zhvillojnë një takim në Kryesin e Kuvendit. Takimi vjen vetëm një ditë pas dështimit të negociatave mes opozitë dhe pozitës. Mësohet se takimi i tyre po mbahet në kudër të gjetjes së një zgjidhje politike për të dalë nga kriza. Pas dështimit të negociatave, kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk ka mbajtur ende një qëndrim, ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se kushti i vetëm i tij, është vettingu. Kurse, kreu i Opozitës, Lulzim Basha i ka qëndruar besnik kërkesë për qeveri teknike, madje ai njoftoi se javën e ardhshme do të ketë përshkallëzim…

Read More

Policia e Durrësit dhe Prokuroria kanë ngritur dy pista hetimi për ekzekutimin e Ervin Dalipajt dhe mikut të tij Xhino Dautaj. Policia po heton për larje hesapesh ose hakmarrje. Burime për Panorama nga grupi hetimor, thanë se janë sekuestruar telefonat e viktimave dhe sendet personale, ku do të verifikohen thirrjet e fundit, pasi nuk përjashtohet dyshimi që ata të jenë nxjerrë në pritë. Gjithashtu, janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes, me qëllim për të konstatuar nga sekuencat filmike të fiksuara prej tyre momentin e atentatit, por edhe kamera të tjera përgjatë këtij aksi,…

Read More

Një ditë pas dështimit të negociatave, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të nisë ditën e tij me një postim të ndryshimit të Pazarit të Korçës. Në rrjetin e tij social, Rama poston një foto të situatës së dikurshme të Pazarit dhe gjëndjes së tanishme pas rikonstruksionit të tij. Kreu i qeverisë shkruan se mbetet shumë për t’u bërë ende, aqsa ka edhe shumë për të humbur, nëse kjo qeveri ndalet sot, duke bërë indirekt, një devizë me kërkesën e opozitës për qeverinë teknike. /TiranaNews/

Read More

Qumështi i dhisë, i cili është shumë më i ngjashëm me qumështin e nënës sesa të lopës, është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë me veti të shumta shëruese. Për vite të tëra, përveç në ushqim, ky qumësht është përdorur si ilaç për sëmundjet si bronkiti, luftimi i alergjive, forcimi i imunitetit, trajtimi dhe forcimi i mushkërive… Hulumtimet kanë treguar se ky qumësht ka tretshmëri dhe rezistencë më të mirë se qumështi i lopës. Qumështi i dhisë përmban nivele të ulëta të alergjenëve, është një burim i shkëlqyer i alkalineve, shpejt tretet dhe absorbohet tërësisht, transmeton koha.net. Një…

Read More

Komisioneri i BE për Zgjerim e Negociata, Johannes Hahn thotë se është dëshpëruar shumë me deklaratat e disa liderëve në Ballkan. Hahn mendon se çmimin më të lartë mund të paguajnë vetë ata që i kanë shprehur këto ide. “Dua të shpreh dëshpërimin tim, madje edhe zemërimin, me deklaratat e disa liderëve në rajon. Mesazhet e tilla mund të kuptohen si përzierje në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe kanë për synim ndryshimin e kufijve, që nuk është e pranueshme”, theksoi Johannes Hahn. Kjo është deklarata e parë konkrete në Bruksel, pas deklarimeve të disa politikanëve shqiptarë në…

Read More

Lulzim Basha ka vendosur t’i thotë të gjithëve “JO”. Ai ka rrefuzuar një poropozim të negociatorëve ndërkombëtarë që në thelb dukej konsensual dhe i arsyeshëm. Ai ka hedhur poshtë edhe “lëshimin” e zgjedhjeve në mes të korrikut dhe atë të disa ministrave teknikë të vendosur me bekimin e opozitës, në një qeveri të drejtuar gjithmonë nga Edi Rama. Madje sikur dy “JO”-të e tij të forta të mos mjaftonin ai ka rrefuzuar edhe foton kartolinë të një takimi të përbashkët, sipas ftesës së David McAllister dhe Knut Fleckstein për të diskutuar në tryezë teknikalitetet. Po të kqyren këto qëndrime të…

Read More

Chelsea ua është kthyer fitoreve pas humbjes nga Manchester United, duke mposhtur në Stamford Bridge skuadrën e Southamptonit me rezultat 4:2 Skuadra e Chelseat nuk ka gabuar dy herë radhazi në Premierligë, pasi pa shumë vështirësi ka mposhtur Southamptonin 4:2. Golat për Chelsean në këtë ndeshje i shënuan Hazard (5’), Cahill (45+) dhe Costa (54’ , 89’), ndërsa për skuadrën mysafire shënuan Oriol Romeu (24’) dhe Bertrand (90+4). Pas kësaj fitoreje Chelsea forcon pozitën e parë me 78 pikë, shtatë më shumë se sa Tottenham në vendin e dytë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/

Read More

Moska po tenton të ndihmojë Marinë Lë Pen, që njihet me qëndrimin e saj pozitiv ndaj Kremlinit, në fushatën për zgjedhjet presidenciale të Francës. Hakerët rusë kanë vënë në shënjestër rivalin e saj Emmanuel Macron. Hakerët rusë po shënjestërojnë fushatën e kandidatit të qendrës, Emanuel Macron për zgjedhjet presidenciale franceze. Kjo bëhet e ditur nga ekspertët e sigurisë që citohen nga televizioni ndërkombëtar BBC. Mashtrimet me email, viruset dhe adresa false interneti po përdoren si teknika sulmi, thotë Feike Hakuebord, specialist i sigurisë kibernetike. Autorët e sulmit kibernetik besohet të jenë po të njëjtët që ndërhynë në zgjedhjet presidenciale të…

Read More

Pas më pak së 100 ditësh pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka gjetur mënyrën më të mirë për të fituar para. Sipas mediave amerikane, ish-presidenti i SHBA’së është ftuar të flasë në një konferencë të Wall Street në këmbim të rreth 400 mijë dollarëve, shumë sa dyfishi i pagesës së Hillary Clinton, e cila ka folur disa kohë më parë pothuajse për të njëjtën çështje. Ai do të paraqitet në konferencën e kujdesit shëndetësor të Cantorit në shtator, ndërsa do jetë personi kryesor i drekës që do zhvillohet, raporton FOX Business. Ish presidenti amerikan…

Read More

Të shumtë janë ata që i besojnë parashikimit të yjeve. Detaje interesante janë publikuar së fundmi, ku në bazë të shenjës së horoskopit, mësoni edhe natyrën e vjehrrës tuaj. Dashi Është gjithmonë në lëvizje dhe i pëlqen të komandojë. Kur të përfundojë me bashkëshortin dhe fëmijët, radhën e keni ju dhe ndihmë nuk keni. Krejt çfarë duhet të bëni është t’i shikoni me vëmendje vërejtjet e saj. Mos e ulni bishtin, shikojeni drejt në sy, e nëse gjërat dalin jashtë kontrollit, për çdo rast, blini një helmetë. Demi Për çdo ditë përreth jush do ta lëshojë rrjetën, nga e cila…

Read More

TIRANE– Ka përfunduar darka në një nga restorantet e Tiranës mes zv. presidentit të PPE-së, David McAllister, eurodeputetit Knut Fleckenstein dhe ambasadores së BE, Roamana Vlahutin. Në një kohë kur pritej të zgjidhej kriza politike, ndërkombëtarët janë tërhequr që ditën e parë të negociatave mes opozitës dhe mazhorancës. Knut Fleckenstein është shprehur për mediat se nuk do ketë më negociata për zgjidhjen e ngërçit politik. “Nuk do ketë më negociata. Politikanët do përballen me sfida të mëdha. Njoh shumë vende të Evropës që ju mbështesin”- tha Fleckenstein. Ndërkohë, McAllister ka thënë se BE mbështet Shqipërinë dhe se politikanët po përballen…

Read More

Ngjarja e para pak ditëve e transmetuar në emisionin “Fiks Fare”, ku një person tentoi të vetëvritej “live” duket se është moda më e fundit e importuar nga Perëndimi. Në Tiranë ka çdo ditë persona që duan t’i japin fund jetës dhe tentativa u dështon. “Mesatarisht janë 3-4 raste në ditë që tentojnë vetëvrasjen”, shprehet Prof. dr. Zihni Sulaj. Ndryshe nga vende të tjera, shqiptarët përdorin helme të forta për t’i dhënë fund jetës. “Helmimi i akut apo dhe barna të ndryshme përdoren, që u duken më pak traumatike dhe dramatike”, thotë Sulaj. Ndonëse në vende të tjera është depresioni…

Read More