Gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike me News24, ka dhënë disa sqarime në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, ku mes tyre ish-Shefi i Krimeve në Tiranë, Ervin Dalipaj. Hoxha tha se autorët kanë qenë të përpiktë dhe se kanë zbuluar lëvizjet e viktimave. “Autorët kanë qenë të përpiktë, kanë zbuluar lëvizjet e tyre që kanë qenë në kërkim. Që nga 2016 pas vrasjes së Gamzend Çollakut, ka qenë në kërkim nga policia. Dalipaj është akuzuar si bashkëpunëtor por gjithnjë ka thënë në media se nuk ka lidhje…
Author: tirana
Ervin Dalipaj u ekzekutua sot në një atentat pranë mbikalimit të Sukthit në Durrës, ndërsa ishte në arrati për një akuzë të rëndë, atë të rrëmbimit, torturimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut. Dalipaj ka mbajtur postin e Shefit Kundër Krimit Ekonomik në Tiranë deri në tetor të vitit 2013, kur u pezullua nga detyra me urdhër të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk kreu detyrën gjatë operacionit “Fundi i Marrëzisë” për bllokimin e lojërave të fatit. Ervin Dalipaj akuzohej gjithashtu për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të 2016-ës në Durrës. Bashkë me Denis Shtrazën ata akuzoheshin për veprat…
Panama Papers Jail i punuar prej Alex de Stampa nga Franca, është projekti i një burgu të vendosur në anije, që do të lundronte në det. Në këtë formë, nuk do të ketë kurrë një vend të qëndrueshëm, ndërsa të burgosurit do ta kenë të vështirë të arratiseshin, transmeton Telegrafi. Qelitë e të burgosurve do të kenë nga nëntë metra katrorë Arkitekti nga Franca, ka menduar që në këtë godinë, të hynin të gjithë pjesëmarrësit në skandalin Panama Papers, kur u zbuluan shumë mashtrime monetare dhe shpëlarje parash. Siguri maksimale në burgun sipër anijes Sipër anijes së gjatë 350 metra,…
Porti i Selanikut në Greqi është shitur me vlerën 231.9 milionë euro. Blerësit janë një grup kompanish mes të cilave gazeta greke “Protothema” cilëson Deutsche Invest Equity Partners dhe Ivan Savvidis, pronari I ekipit të futbollit PAOK. Kompania do të ofrojë shumën në fjalë për të blerë 67% të aksioneve të portit në një marrëveshje, vlera e plotë e së cilës është 1.1 miliardë euro. Në këtë marrëveshje parashikohen investimet 180 milionë euro në 7 vitet e ardhshme, ndërkohë që të ardhurat për shtetin grek nga kontrata parashikohen në 170 milionë euro. Vendimin final për kontratën do ta japë Gjykata…
Emmanuel Macron është shpresa më e mirë për këtë vend të trazuar, por të madh. Problemet e këtij vendi shkojnë nga pabarazia në papunësi, ndarjet sociale, terrorizmi dhe një elitë në pushtet me një ndjenjë të fortë për të drejtën. Stuhia e 1789-ës në Bastille e ka ngritur stekën shumë lart. Si rezultat, fraza “Revolucioni Francez” duhet të përdoret më me kujdes. Por rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është një trazirë e vërtetë politike. Për herë të parë në gati 60 vite histori të “Republikes së Pestë”, raundi i dytë që do zhvillohet më 7 Maj do…
Policia e Tiranës ka çuar për ndjekje penale kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën për protestën e zhvilluar ditën e djeshme, ku opozita bllokoi 5 pikat kyçe të akseve rrugore në të gjithë vendin. Express mëson se përveç Bashës, Policia ka kallëzuar penalisht edhe deputetët që morën pjesë në këtë protestë, Arben Ristanin, Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, Flamur, Eduart Halimi, Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Genc Pollo, Keltis Kruja, Edi Poloka. Po ashtu, burime nga policia bënë me dije se materialet hetimore në lidhje me protestën e djeshme janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë edhe për 85 persona,…
Lungomarja si Rozafa! Bukvalet e reja te Nastradin Rames ne Vlore! Te dashur miq, si kudo, edhe dje ne Vlore Nastradin Rama zevendeson mashtrimet e vjetra me genjeshtrat e reja! Keshtu, 4 vjet me pare iu premtoi vlonjateve – Korridorin Blu – Korridorin Veri Jug – Korridorin e Laberise – By passin e Vlores – Famozen Lungomare me 6 korsi – Aeroportin e Akernise Nga te gjitha keto premtime korridori Blu dhe ai Veri Jug dhe korridori i Laberise flejne ne kopeshtin e fantazise tij! -By passi i Vlores, per te cilin ai gjeti te gatshem projektin dhe financimin e…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një peisazh të investimit më të ri në vend, ndërtimit në Gjirin e Lalzit, të resortit të parë turistik me 5 yje. Kryeministri është shprehur se përveç Melia Group, e cila do të ndërtojë hotelin me 5 yje, qeveria është në tratativa me një sërë kompanish të tjera të mëdha për të ndërtuar akoma më shumë hotele “All Inclusive”. Rama ka shtuar gjithashtu se pritet dhe një përgjigje nga ana e këtij grupi në lidhje me ndërtimin e një resorti me 5 yje në Dhërmi. Gjatë fjalë së tij, kryeministri ka treguar gjithashtu dhe një…
Kjo e martë do të shënojë zhvillime të rëndësishme në politikën shqiptare pasi për pak orë, pritet ardhja e negociatorit të PPE-së, David McAllister, i cili do të tentojë të ndërmjetësojë zgjidhjen e krizës politike. Në këtë kuadër, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka shkuar për vizitë në kryesinë e kuvendit, ku e ka pritur Ilir Meta. Takimi vjen pak orë para zbarkimit të negociatorëve të BE-së, të cilët vijnë me një platformë për të zgjidhur krizën politike. Palët janë ende larg mes tyre dhe sot do të vendoset nëse ata do “të afrohen” pranë një zgjidhje, apo do të…
BRITANI E MADHE – Jeremy Meeks u bë i njohur disa vite më parë me një foto të bërë gjatë arrestimit, foto që u shpërnda në të gjithë botën. Pasi doli nga burgu i riu nisi karrierrën e tij si model, duke firmosur për agjenci të ndryshme mode. 32-vjeçari është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Ditën e djeshme ai u ndalua nga policia në aeroportin Heathrow të Londrës. Modeli kishte mbërritur në aeroport nga SHBA për një set fotosh në kryeqytetin britanik shkruan Daily Mail. Atij iu ndalua kategorish hyrja në Londër dhe u desh që të…
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj të arrestuarve të kapur për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit. Mësohet se ditën e sotme ishte parashikuar që të dëshmonin dy kolumbianët, të cilët u gjetën në laboratorin e drogës. Ndërsa, nga ana tjetër, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, edhe ky i arrestuar si pjesë e grupit të drogës nuk ka pranuar që të dëshmojë në gjykatë. Për këtë arsye, seanca gjyqësore është shtyrë për një ditë tjetër. Kujtojmë se nga operacioni i policisë, i zhvilluar në vitin 2015, u arrestuan 9 persona lidhur me laboratorin e drogës që kishin ngritur në…
Dy persona të kërkuar për trafik droge janë vënë në pranga nga policia. Arrestimet janë bërë në kryeqytet nga ana e Policisë së Tiranës. Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare, sipas të cilave në pranga ka rënë edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor i të kërkuarve. Në pranga kanë janë vënë Kaman Lumani, 28 vjeç dhe banues në Përmet, Anastazios Extadakstilios, 29 vjeç, qytetar grek, banues në Sarandë. Bashkë me ta është arrestuar edhe Mariglen Coha, 26 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i këtyre personave është bërë pas një operacioni në zonën e Yzberishtit. Atyre i’u është…