Një autobus raportohet të ketë dalë nga rruga pranë “Sofrës së Ariut”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Author: tirana
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe një grup fëmijësh mbollën pemën e një miliontë në Parkun e Liqenit Artificial. Një ngjarje e rëndësishme për qytetin, por sidomos për ambicien e Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 2 milion pemë deri në vitin 2030. Veliaj u shpreh shumë entuziast për këtë arritje, por shtoi se misioni vazhdon. “Kemi numëruar çdo pemë të mbjellë. Nuk e di a e mbani mend, kush ka qenë në Tiranë para 7-8 vitesh, kjo hapësirë ishte e gjitha një landfill i madh, ku digjej plastikë. Vetëm këtu ka pasur 100 struktura pa leje, kurse sot është…
Zbardhet lista e këshilltarëve të Sali Berishës dhe Ilir Metës për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 14 majit. Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, do të ketë 35 emra që do të garojnë për këshillin bashkiak. Emrat: Ardian Muka Eda Harizi Luan Kuçi Dritan Burgjia Manjola Luku Ermal Bhraholli Zhuljeta Ngota Arlind Boshku Arjeta Keçi Bled Prizreni Anisa Ibro Erzen Laçi Mirela Shala Erjon Cani Irda Murati Endri Golja Shpresa Sagajeva Elvis Shuaipi Enkelejda Meta Vasip Haliti Manjola Hesnjaku Veli Hazisllari Anja Gega Shyqyri Myrtollari Arba Taraku Frrok Lleshi Elona Allmeta Erald Aliu Roxhersa Haxhillari Dario Kulla Besa Cami Taulant Ferhati Mirela…
Dhjetë trupa u gjetën nga roja bregdetare tuniziane gjatë një kërkimi në det, nga një tjetër varkë e mbytur që transportonte emigrantë. Kjo është varka e dytë me emigrantë që fundoset në brigjet e Tunizisë brenda pak orësh. Në fakt, deri më tani numri i të mbyturve ka shkuar në 29. Një oficer i rojes bregdetare tha se varkaa kishte lundruar nga plazhi Mahdia.
Një 53-vjeçar në Ballsh ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, ka bërë të ditur policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale
Efektivët e Forcës Ajrore, me dy helikopterët AB 206 dhe EC 135 kanë transportuar 4 alpinistët serb të cilët gjatë kalimit nga Valbona në Theth kanë rrëshqitur, duke marrë lëndime në trup. Një prej të plagosurve është transportuar drejt SQUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sakaq 3 të tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pret ditën e nesërme në një vizitë zyrtare Presidentin e Austrisë, Alexandër Van der Bellen. Lajmi është konfirmuar nga Presidenca, teksa përmes një njoftimi për mediet është bërë me dije edhe agjenda që do të ndiqet Van der Bellen. Agjenda e vizitës: 10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës. 11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media. 17:00- Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.
Lutfi Dervishi Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditja e befasishme që morën në mesnatë. Këtë goditje nuk e morën as kur iku princ Wiedi, as kur iku Fan Noli, as kur iku Ahmet Zogu, as kur iku Mithat Frashëri madje as kur iku Fatos Nano. Këtë herë është më ndryshe, na iku Kiara! Mes lotësh ajo u largua jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe rivalja e saj Olta mbeti brenda. Dramë, dhimbje dhe emocione, pengje ndjenjash që të mbërthejnë zemrën… Shqetësimi nuk është pse iku ajo, por sepse i…
Një zjarr ka rënë në garazhin e një pallati në rrugën “Ndre Mjeda” tek ish-parku i Autobusave, në Tiranë. Paraprakisht bëhet me dije është djegur një makinë. Ndërkohë banorët po evakuohen nga pallati. Ngjarja ka ndodhur në pallatin ku bashkëpronarët kanë patur konflikte për pronësinë.
Në një foto të ndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama zbulon se bisedoi me Albin Kurtin në detaje për këtë marrëveshje dhe ecurinë e procesit të zbatimit të saj, ku mes të tjerash e përgëzoi për kurajën e treguar. “Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj. I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova…
Pasi Kiara doli nga shtëpia, Olta shkoi të puthë Luizin, gjest ky, për të treguar “hakmarrje”, apo për t’i kthyer atij “reston”. Ajo i tha Luizit që ta puthte në faqe, por ky i fundit refuzoi duke thënë se ata bashkë do puthen vetëm në finale. Olta ia pati thënë edhe Kiarës, që nëse ajo do dilte të shtunën nga shtëpia, ajo do puthte Luizin, njëjtë siç ky i fundit, ia bëri kur doli Maestro. Luizi doli në oborr dhe nisi të ngacmonte Jorin. Ai e ftoi atë të flinin bashkë në suitë. Kjo e fundit i tha Luizit se…
Avokati Spartak Ngjela e quan ‘‘të paaftë‘‘ Enkelejd Alibeajn që nuk po arrin dot të marrë vendim se si do të hyjë PD në zgjedhjet e 14 Majit. Ngjela thotë se nuk ka dimensionin e burrit të shtetit se ka frikë nga humbja. Sali Berishën e konsideron si fajtor për përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje pasi njerëzit janë të mërzitur me të. Sa i përket koalicionit Berisha-Meta dhe deklaratave të tyre se do të sjellin ndryshimin më 14 maj, avokati Ngjela i quan si ‘të mërziturit e humbur’ që nuk kanë asnjë mbështetje “Po spikat paaftësia e Alibeajt.…