Author: tirana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe sot në 24-vjetorin e masakrës, në Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit. Osmani ka lartësuar figurat e gjithë të rënëve për liri, duke i quajtur frymëzim për të gjithë popullin. “Sot dhe gjithnjë nuk do të ndalemi se kërkuari që autorët të vihen para drejtësisë dhe që fati i tyre të zbardhet. Asnjëherë nuk duhet të heshtim e të dorëzohemi në kërkim të drejtësisë për jetët e pafajshme. Ne duhet të besojmë e të angazhohemi të gjithë së bashku për ta mbrojtur të vërtetën, e cila po tentohet të tjetërsohet. Kosova…

Read More

Policia kufitare në Kakavijë, njofton se ka proceduar penalisht një 57-vjeçar i cili dyshohet se po tentonte të trafikonte në Greqi 808 kartëmonedha dhe monedha koleksioni. Shërbimet e Policisë, në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Q. H., gjetën dhe sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale ndaj shtetasi Q.H. nisi procedimi penal për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti në Kryesinë e Kuvendit, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nikolla përgëzoi Kurtin për punët e mira që po bën Qeveria e Kosovës si edhe durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet e guximshme në bashkëpunimin me BE dhe ShBA për të ardhmen evro-atlantike të Kosovës. “Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së Kosovës, si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur. Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës është…

Read More

Policët që u konfliktuan me njëri-tjetrin natën e kaluar në Tiranë, janë pezulluar nga detyra. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj njofton se ka pezulluar nga detyra inspektor Hamit Sallakun me detyrë ndihmës specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1 dhe dy djemtë e tij, inspektorin Mariglen Sallaku me detyrë ndihmës specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2 dhe Denis Sallaku, me detyrë ndihmës specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3. Të shtunën, në Rrugën Bardhyl, tre efektivët në gjendje të dehur janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa gjatë…

Read More

Një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP 2”, moderatorja Kiara Tito flet sot për rrugëtimin e saj ekskluzivisht për “Fan Club”. Në nisje të intervistës, pasi pa një klip përmbledhës për më shumë se 90 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara Tito u përlot. Moderatorja tha se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin. ”Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara. E pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara…

Read More

Në videomesazhin e kësaj jave, i cili u fokusua te rritja e ekonomisë së Tiranës vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se një prej fushave ku po investohet më shumë është ajo e teknologjisë së informacionit. Për këtë qëllim, për pak javë hapet Piramida e Tiranës, e cila do të jetë qendra më e madhe digjitale në rajon. Por, veç saj, për të thithur sa më shumë kompani në fushën e inovacionit po hapen edhe shumë hapësira të tjera, si Tirana Techno Hub, apo edhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, si dhe klasat e Kodimit dhe Inteligjencës Artificiale.…

Read More

Një grua në Alberta të Kanadasë ka hyrë në librin e rekordeve Guiness si gruaja që ka dhuruar gjak për kohën më të gjatë. 80 vjeçarja Josephine Michaluk ka marrë certifikatën e Rekordit Botëror pasi për më shumë se 60 vite ka dhuruar “lëngun e jetës” për personat në nevojë. Michaluk filloi të dhurojë gjak në moshën 22-vjeçare në vitin 1965 dhe që nga ajo kohë ajo ka dhuruar gjithsej 203 njësi, ku secila prej tyre është e barabartë me gjysmë litri. Gjyshja tregon se ishte motra e saj e cila e bindi atë që të dhurojë gjak për herë…

Read More

Spanja e ka nisur me fitore aventurën në kualifikueset e Europianit, pasi ‘La Roha’ likuidoi lehtësisht 3-0 Norvegjinë. Në Malaga Dani Olmo zhbllokoi shifrat që në minutën e 13 para se Joselu në fund të realizonte dy herë për të siguruar tre pikët. Në këtë grup edhe Skocia mposhti Qipron me të njëjtin rezultat, 3-0. Sakaq në grupin D gjysmëfinalistët e Katar 2022, Kroacia, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Uellsit. Goli i Kramaric nuk ishte i mjaftueshëm, pasi britanikët barazuan në minutat shtesë me Broadhead. Kryesimin e këtij grupi për momentin e ka marrë Turqia që mposhti…

Read More

Pas rrëfimit të Lorencit se ka pasur një histori me Keisin jashtë shtëpisë së Big Brother Vip 2, ajo është ndjerë e lënduar. Ajo qëndroi e fortë në spektakël, në përfundim shpërtheu në lot dhe pranë saj ishte Luizi. Ai kërkoi të dinte më shumë rreth asaj që Keisi ndjente dhe i shprehu se do e ketë gjithmonë mbështetje. Luizi:…me të dëmtu Lorenci. Keisi: Nuk e kam për atë. Luizi: Po për çfarë…demek po të del nami se ke qenë e lidhur me atë? Kejsi: Nuk kam qenë e lidhur… por tani ti kur futesh këtu brenda… se unë do…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Tiranë, ku po takohet me të gjithë udhëheqësit e shtetit shqiptar. Së pari, ai u ndal tek Presidenti Bajram Begaj. Takimi mes të dyve zgjati rreth 30 minuta. Zyra për shtyp e kreut të shtetit ka bërë me dije se në fokus të bisedimeve ka qenë takimi i Ohrit. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Begaj, pasi u informua në detaje mbi negociatat e zhvilluara me Serbinë, të udhëhequra…

Read More

Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të zhvillojë këtë pasdite stërvitjen e fundit para ndeshjes me Poloninë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Kuqezinjtë do mbajnë seancën në stadiumin e Varshavës ku nesër në orën 20:45 do të përballen me përfaqësuesen vendase. Trajneri Silvinjo do të dalë në konferencë për gazetarët shqiptarë dhe polakë. Shqipëria synon të marrë pikë nga kjo sfidë ku Polonia vjen pas humbjes 3 -1 me Çekinë në Pragë.

Read More

Ekonomia e Tiranës, zhvillimi i turizmit dhe punët e së ardhmes ishin fokusi i temës së javës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në videomesazhin e tij për qytetarët veçoi disa shifra domethënëse lidhur me rritjen e punësimit dhe hapjen e bizneseve të reja. Ai tha se Tirana sot, përveçse gjeneron më shumë se gjysmën e PBB të të gjithë Shqipërisë, po përjeton një rritje të turizmit, bizneseve të reja me 48% më shumë, si dhe të numrit të të punësuarve me 40% krahasuar me vitin 2015. Sipas tij, kjo ka ardhur falë projekteve transformuese dhe…

Read More