Banorët e Bërxullës që preken nga projekti i aksit Thumanë Kashar, kanë bllokuar rrugën e Rinasit. Prej 6 muajsh protestojnë për çështjen e shpronësimit. “Turp e faqja e zezë. Jo të dal në rrugë por përditë kjo rrugë do të pezullohet derisa shteti shqiptar të vijë të na japë zgjidhje. Ku do shkojnë banorët, këtu është masakër e vërtetë. Gjithë fshati është masakruar. E kanë bërë rrugën duke e parë në Google. Pse ashtu shihet rruga, nga zyrat? Turp të kenë. Çfarë qeveritashësh kemi. Me votat e popullit ka ardhur në pushtet Edi Rama. Është bërë më keq se Sali…
Author: tirana
Maqedonia e Veriut është vendi i radhës që ka vendosur t’i ofrojë ndihmë me mjete luftarake ajrore Ukrainës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e dytë të luftës me Rusinë. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavajnka Petrovska bëri me dije mbrëmjen e së shtunës se Shkupi do të dërgojë në drejtim të Kievit 12 helikopterët e saj luftarakë, të llojit Mi-24 me kërkesë të qeverisë ukrainase. Petrovska shtoi se vendimi u arrit pas vlerësimeve të Armatës maqedonase se lirimi nga këto pajisje ushtarake nuk do të dëmtojë kapacitetet mbrojtëse të Maqedonisë së Veriut.
Një ditë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për një tjetër mandat, kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja thekson se kjo mbështetje është nxitje e madhe në projektin për transformimin e Elbasanit. “Duke ju uruar një të dielë sa më të qetë e të mbarë, më lejoni të ndaj me ju se e konsideroj privilegj dhe vlerësim vendimin e Kryesisë së Partisë Socialiste, që më dha mbrëmë zyrtarisht besimin për të garuar për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Elbasanit. Ky besim është padiskutim një nxitje e madhe për mua dhe skuadrën e përbashkët, në projektin për transformimin…
Policia e Lushnjes, në bashkëpunim me atë të Elbasanit kanë vënë në pranga një person, i vënë në ndjekje nga mëngjesi i djeshëm, i cili së bashku me dy të tjerë tentuan të realizonin një vjedhje me armë. Në kuadër të operacionit “Parandalimi” është bërë i mundur arrestimi në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit i shtetasit B.M, 66 vjeç. Ky shtetas B.M në bashkëpunim me R.Ç dhe F.T, kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por falë inteligjencës informative, Policia e Lushnjës ka mundur ta parandalojë. Të tre këta shtetas, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i…
Mëngjesin e së dielës një aksident rrugor në Durrës ka rezultuar me plagosjen e tre personave. Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q.B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M.Sh. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q.B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F.B, dhe shtetasi M.Sh, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Bie në pranga 26-vjeçari, u kap pa patentë dhe mbante në makinë maskë e shkop metalik si të policisë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” (Seksioni i Shigjetave), në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet pa leje drejtimi dhe që mbante sende të kundraligjshme në automjet, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij dhe në rrugën “Njazi Meka”, kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit rezultoi se drejtuesi i automjetit shtetasi A. H.,…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili garon për një mandat të tretë ka ironizuar premtimet e Belind Këlliçit për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ai e krahason me Bashën, i cili mes planeve për infrastrukturë kishte edhe tramvajin ndërsa Belind Këlliçi në planin e tij ka transportin publik falas për të gjithë qytetarët e Tiranës. “Unë nuk besoj se Tirana ka parë hajër as nga tramet imagjinarë, as nga këto historitë e shportave falas në fushatë. Tirana ka parë hajër kur ka pasur punë, kur ka pasur përqendrim për t’i bashkuar njerëzit. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë…
Nga :Fatos Tarifa E dielë. Ora 9:45. Nga ballkoni i dhomës sime shoh rrugën ‘Sami Frashëri’. E tëra bosh. Xhang xhing, siç thoshte e mira gjyshja ime. Asnjë lëvizje. As njerëz, as makina. Big Brother mbrëmë u ka shpëlarë trutë gjysmës së Tiranës dhe i mban në gjumë të moshuarit, gratë (por dhe burrat), të rinjtë e te rejat dhe fatkeqësisht edhe një pjesë të mirë të adoleshentëve tanë. Sa më shumë Big Brother dhe idiotësi e llogje të tjera në ekranet tona, aq më pak dëshirë, vullnet dhe përpjekje për të bërë ndryshime pozitive në këtë shoqëri tonën që…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ndarë disa nga pikat kryesore të programit të PL, në mbështetje të familjes. Ai veçon se me ardhjen në pushtet të PL, për nënat me dy dhe më shumë fëmijë do të ketë diferencim të taksave mbi pagën dhe të ardhurat. Po ashtu për çiftet e reja do të ketë mbështetje me kredi familjare deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti. Reagimi i plotë: Me urimin për një të diel të gëzuar me familjet tuaja, po ju rikujtoj disa propozime konkrete të Partisë së Lirisë në mbështetje…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në zonën e Lundrës. Mësohet se është qëlluar drejt një banese të pabanuar në Lundër dhe nuk ka asnjë person të lënduar.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, më 25 mars citoi Putinin të ketë pohuar se nuk ka “asgjë të pazakontë” sa i përket këtij hapi, dhe se ai nuk shkel traktatet ekzistuese kundër përhapjes së armëve bërthamore. “Jemi marrë vesh me [sundimtarin bjellorus, Alyaksandr] Lukashenka që të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pa shkelur regjimin e mospërhapjes”, është cituar të ketë thënë udhëheqësi rus, nga TASS.…
Për tre ditë, më 25, 26 e 27 Mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe publike u dogjën. Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës. Në përkujtim të shënimit të kësaj date të dhimbshme do të mbahen homazhe dhe ceremoni përkujtimore.