Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Njësinë në vijim të turit informues për zgjedhjet e brendshme të partisë, së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Kryebashkiaku i Tiranës shtoi se vendi ka humbur shumë kohë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, “të cilët kërkojnë vetëm konflikt, si t’i vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit”. Duke iu referuar zgjedhjeve në parti, Veliaj tha se PS duhet marrë si shembull. “Sido që të shkojë procesi, skena si ato të 8 janarit në PD, me vare, qysqi, me kokëdash, me gaz, me shkallë e me blinda,…
Author: tirana
Një biznesmen grek është ekzekutuar me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se autorë ende të paidentifikuar kanë qëlluar për vdekje një pronar të një pike karburanti. Viktimë ka mbetur një 38 vjeçar, i cili është qëlluar sapo ka mbërritur me automjetin e tij të blinduar BMW para pikës së tij të karburantit. Në momentin kur ai ka zbritur nga makina e tij një makinë tjetër e bardhë, në të cilën udhëtonin katër persona, i është afruar dhe e kanë qëlluar me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas medieve helene në të kaluarën persona…
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, kërkon nga Bashkimi Evropian që t’i bëjë presion Serbisë që të njohë Kosovën. Moisiu, në një intervistë thotë për KosovaPress, deklaroi se pas agresionit rus në Ukrainë dhe mosvendosjen e sanksioneve nga Serbia, Bashkimi Evropian nuk duhet të përkëdhelë Serbinë. “(Serbët) e kanë të vështirë këtë (njohjen reciproke), nuk po hyj te arsyet pse, ata e dinë më mirë. Por ai është maksimumi që ne kërkojmë, prandaj duhet hap pas hapi. Këtë punë Evropa e ka në dorë më shumë se kushdo për të shtrënguar Serbinë dhe mos të përkëdhelin. Pasi e kanë përkëdhelur deri…
Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame në një konferencë për shtyp njoftoi regjistrimin e saktë të AMTP-ve në Tiranë. Lame theksoi se ky proces u krye për të gjithë fshatrat e qarkut Tiranë. “Aktualisht kemi një korpus të qartë të të gjitha AMTP-ve të ligjshme të lëshuara ndër vite. Ky staktësim i shërben shmangies së abuzimeve të bëra në dekada. Pasi konkluduam nga ana e ASHK-së u krye fotokopjimi dhe skanimi i të gjithë formularëve. Ky proces u krye për të gjithë fshatrat e qarkut Tiranë. Deri më sot e regjistruar gjysma e pasurive. Nuk ekziston rreziku i zhdukjes së…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë mbrëmjen e djeshme, ku një konflikt ka degraduar në dhunë fizikë. Dy persona janë përfshirë në një konflikt në lagjen e vjetër të qytetit dhe një prej tyre ka përdorur një mjet kosë duke i prerë gishtat e dorës personit tjetër rreth të 30-ave. Ky i fundit është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është nisur në Tiranë drejt spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar. Personi tjetër i përfshirë në konflikt është larguar, ndërsa nuk ka asnjë informacion nga policia për ngjarjen.
Ambasada Ruse në Shqiëprisë ka publikuar një listë me numrin e luftëtarëve të huaj që sipas saj po luftojnë në Ukrainë. Në tabelën e publikuar nga ambasada ruse thuhet se në Ukrainë kanë shkuar që nga shkurti 150 luftëtarë nga Shqipëria, prej të cilëve 42 kanë humbur jetën dhe 40 janë larguar. Aktualisht ndodhen 68 luftëtarë nga vendi ynë. Pas nuk mbetet as numri i shqiptarëve nga Kosova. Prej tyre sipas të dhënave zyrtare ruse në Ukrainë kanë mbërritur 156 persona, prej të cilëve 61 janë eliminuar dhe 60 janë deportuar. Ndërkaq nga Maqedonia e Veriut janë nisur për në…
Një kaos i madh i bagazheve është parë jashtë një terminali në aeroportin më të ngarkuar të Mbretërisë së Bashkuar, Heathrow, ndërsa stafi po përballet me një “çështje të vazhdueshme me sistemin e valixheve”. Gjendja vjen pas javësh kaosi udhëtimesh, me aeroporte të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Evropën që përpiqen të përballojnë sezonin e pikut të verës, ndërkohë që nuk ka punëtorë. Linjat ajrore janë përballur me të njëjtat probleme me personelin, duke rezultuar në qindra anulime gjatë muajit të kaluar. Më herët, shefi ekzekutiv i Heathroë, John Holland-Kaye i tha Sky News se pasagjerët…
Duke filluar nga data 20 Qershor, Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë. Këtë lajm e ka bërë të ditur Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook. Gjithashtu, nga 27 Qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike. Xhaçka shkruan se MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata…
Tre adoleshentë në Tiranë janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke shpërndarë drogë në zonën e Ish-Parkut në kryeqytet. Në kuadër të koduar “Kontaktuesit”, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve: H. D., 17 vjeç, R. B., 16 vjeç dhe M. U., 17 vjeç. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Këta shtetas, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në zonën…
Banorët e Porto Romanos u zgjuan të tronditur mëngjesin e sotëm pas shpërthimit në depozitat e gazit. Menjëherë pas shpërthimit, për arsye siguria banorët që ishin pranë janë larguar. Për fat të mirë zjarr i është vënë nën kontroll shpejt nga zjarrëfikësit, por sipas banorëve të zonës kjo nuk është hera e parë që ndodh shpërthimi, por çështjet janë mbyllur për shkak të korrupsionit. Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe i bëjnë thirrje shtetit që të garantohet siguria e depozita, ose në të kundërt të bëjë të mundur strehimin e tyrr në një zonë tjetër. “Shpërthimi ndodhi…
Autoritetet në Arabinë Saudite kanë sekuestruar artikujt e fëmijëve me temë ngjyrën e ylberit nga dyqanet pasi pretendojnë se ngjyrat inkurajojnë homoseksualitetin. Zyrtarët e ministrisë së Tregtisë kanë shkuar në qendrat tregtare në kryeqytetin Riad për të konfiskuar sende të tilla si lodra, kapëse flokësh, artikuj bukurie, rroba, kapele, fletore, kuti lapsash dhe xhingla të tjera. Një video e një raporti lajmesh, të postuar në Twitter nga kanali televiziv shtetëror Al-Ekhbariya, tregon dy zyrtarë që shëtisin nëpër dyqane për të inspektuar mallrat përpara se të vendosin artikujt me ngjyra të ndezura në një grumbull në dysheme. Një zyrtar i tha…
Policia në Kurbin arrestoi një 17-vjeçar, që mbante armë zjarri automatik dhe municion luftarak, në banesë.lezhe me arme 17 vjec “Falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan…