Ministri i Mbrojtje, Niko Peleshi nuk i ka kursyer kritikat për kryebashkiakët, për të cilët tha se presin që zjarri të marrë përmasa të mëdha dhe më pas telefonojnë për helikopterin. I shoqëruar edhe nga Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Peleshi ka nisur nga Korça një tur takimesh me strukturat e Emergjencave Civile, me qëllim sensibilizimin e njësive vendore për identifikimin e hershëm dhe eliminimin e vatrave potenciale të zjarreve veçanërisht gjatë sezonit veror. “Ju kërkoj së pari qytetarisht mirëkuptim dhe bashkëpunim, së dyti ligjërisht. Nuk mund të vazhdojë më kështu që bie një zjarr diku, bashkia…
Author: tirana
Një 31-vjeçare nga Librazhdi është larguar nga banesa e saj dhe nuk është rikthyer më prej ditësh. Vëllai i saj është paraqitur në stacionin e Policisë së Librazhdit dhe ka denoncuar humbjen e të motrës, për të cilën thotë se ka humbur kontaktet me të prej disa ditësh, dhe nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet. E reja identifikohet me inicialet M.Z. Ndërkohë, uniformat blu po punojnë për gjetjen e saj.
Kryeministri britanik tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse në rajonin e Donbasit. Komentet zoti Johnson i bëri pas kthimit nga një vizitë e papritur në Kiev. Po sot ushtria ukrainase njoftoi se operacionet ushtarake ruse janë përqendruar pikërisht në qytetet e rajonit të Donbasit, ndërsa vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës civile. Ndërkaq, Presidenti Zelenskyy u shfaq në video duke vizituar qytetin Mykolaiv dhe duke dekoruar ushtarët ukrainas në frontin jugor të luftës. Duke folur me gazetarët pas kthimit nga një vizitë e paparalajmëruar në Kiev, Kryeministri britanik…
Ju dhemb dhëmbi nëse pini diçka të ftohtë Nëse smalti i dhëmbëve është i dëmtuar, ai shkakton ekspozim të nervit dentar i cili do të shkaktojë dhimbje të forta kur ndonjë lëng i ftohtë ose i nxehtë shkon në atë zonë. Përveç dhimbjes, kjo mund të shkaktojë një infeksion që përhapet dhe në pjesë të tjera të trupit, prandaj duhet të shkoni urgjentisht tek dentisti. Dhimbje në krah, kyç ose parakrah Nëse keni dhimbje dhe mpirje në gishta ose në pëllëmbë, mund të jetë një problem i madh. Nëse nuk trajtohen, muskujt e krahut tuaj mund të humbasin funksionin e…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka rikthyer në vëmendje zotimin e bërë nga kryeministri Edi Rama në një seancë parlamentare se Shqipëria do të kishte satelitët e saj në hapësirë në një periudhë shumë të afërt kohore. Salianji ironizon shefin e qeverisë duke thënë se e vetmja gjë që po fluturon në Shqipëri aktualisht janë çmimet. “Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrinte në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos qeshnim me premtimin e tij… Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin,…
Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e qarkullimit në Rrugën e Kombit, me makinën inteligjente dhe me radarin automatik, si dhe në akset kryesore nacionale, nga Morina nga Sarandë. Gjatë kontrollit, janë pezulluar 78 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie si dhe janë gjobitur 35 drejtues automjetesh për 3 shkelje njëkohësisht. “Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 14:30, makina inteligjente dhe radari automatik kanë skanuar shpejtësi 139 km/h deri në 179 km/h, në Rrugën e Kombit. 78 leje drejtimi të pezulluara, për shpejtësi deri në 179 km/h, dhe 129 masa administrative për shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën…
Fqinjët e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuarin e Maliqit, e përshkruajnë të ndjerin si një person shumë pozitiv dhe të qetë. “Djalë shumë i mirë, ne po bëjmë vite afër kësaj familje jemi komshinj, ata shikonin punën e tyre. Ne jemi habitur s’po marrim dot veten, i ati s’e ka kuptuar akoma është në gjendje shumë të rëndë, edhe i vëllai donte të mbytej mbrëmë”, tha fqinja e familjes Çeço për “News24”. Një tjetër fqinje tregon se Martini nuk ishte aspak një person problematik. “Djali nuk ngatërroheshe me njeri,…
Kryeministri Albin Kurti, duke folur për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe mundësinë që kërkesa të shqyrtohet më 23 qershor, deklaroi me bindje se vendi ka plotësuar 95 kriteret e përcaktuara për vizat. Sa i takon datës, ai tha se nuk është diçka që varet nga qeveria, por nga shtetet e BE-së. “Ne moti i kemi plotësuar 95 kriteret që është më shumë sesa dyfishi i kritereve për vendet e rajonit. Gjithmonë është theksuar problemi me imazhin e Kosovës e tash gjatë këtij më shumë se një viti kemi punuar shumë dhe organizatat ndërkombëtare kanë thënë se imazhi i Kosovës s’është i…
Milic Minja Shakoviç, pjesëtar i një klani të rrezikshëm mafioz në Mal të Zi, u ekzekutua me tre plumba. Ai u qëllua në një kafene në Budva nga një person ende i paidentifikuar, i cili ishte ulur në tavolinën pranë tij. Shakaviç ishte pjesëtar i klanit “Skaliari”, të cilët janë rivalë të përjetshëm të klanit tjetër mafioz, atij “Kavaç”. Lufta mes tyre ka sjellë dhjetëra të vdekur deri më tani duke vrarë njeri-tjetrin jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Evropë, përfshi Austrinë dhe Greqinë. Mediat raportojnë se Milic Minja Sakoviç ka qenë shpesh në shënjestër të klanit rival…
Është publikuar fotoja e 22-vjeçarit Erion Muça, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë, pasi u fundos me makinën në rezervuarin e Çekrezës bashkë me 20-vjeçaren Dorina Gjokgjinaj. Nxjerrja e trupave të pajetë u bë e mundur falë ndërhyrjes së polumbarëve të RENEA-s. Mësohet se të dy viktimat ishin banorë të zonës, ndërsa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë më një krim apo aksident.
Familjarët e 26-vjeçarit Martin Çeço kanë folur për herë të parë, pasi u mësua se i riu ishte vrarë për shkak të lidhjes me një vajzë të mitur. Motra e tij ka treguar se 26-vjeçari e kishte marrë ne telefon tre ditë para se të zhdukej dhe kishte qarë, duke i thënë se disa persona po e kërcënonin.“Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 ditë para se të zhdukej. Qante dhe me thoshte që jam i mërzitur sepse më kërcënojnë disa persona. Por nuk më tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që…
Bordi Transparencës është mbledhur sërish brenda 24 orëve ku ka përcaktuar çmimet e reja te karburanteve. Pas çmimi i naftës preku majat duke shkuar në 265 lekë/litër, ditën e sotme është ulur me 4 lekë duke shkuar në 261 lekë/ litër. Gjithashtu rënia me 5 lekë/litër ka pësuar edhe benzina, ndërsa gazi ka qëndruar në vend. Çmimet e reja hynë në fuqi ditën e sotme në orën 18:00. Njoftimi i Bordit: Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261…