Author: tirana

Një i ri me mjetin e tij BMW ka “dhuruar show” në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG, ku në mes të rrugës ka bërë drift. Siç shihet edhe në videon e bërë publike i riu për pak përplas edhe shokun e tij i cili kishte zbritur nga mjeti për të bërë edhe video. Ndërkohë që ky “spektakël” i të riut ka krijuar edhe trafik në rrugë, pasi të gjitha mjetet e tjera janë ndalur.

Read More

Myslim Murrizi, i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, nuk hezitoi të renditë kritikat para ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai pretendon se në kryesi janë zgjedhur njerëz të paaftë dhe pa mbështetje në elektorat. Për votimet e kryesisë, ai akuzoi se janë dërguar mesazhe në aplikacionin WhatsApp te demokratët, ku u kërkohej të favorizonin një apo tjetrin kandidat. “Çfarë është kjo grykësi që këta që kandiduan për Kryesi i shohim për këshill të mandateve? Miqtë që takoj pëeditë më thonë me Lulin dhe Gazin e ke pas betejën se gjithë Kryesia është ende aty. Duhet të shikohet si votoi…

Read More

Një 25-vjeçar shqiptar, i cili punonte në një restorant në Verona të Italisë, ka ndërruar jetë tragjikisht në vendin e punës. Bëhet fjalë për të riun me iniciale E.M., i cili ka rënë papritur në tokë, teksa po iu shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant. Shkak dyshohet se ka qenë ataku kardiak. Pavarësisht mbërritjes urgjente të shërbimeve mjekësore, i riu nuk arriti të mbijetonte.

Read More

Nezar Seiti, shqiptari tjetër Meridian Sulaj dhe 3 shtetas italianë, pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, u arrestuan sërish këtë të premte në një operacion të Guardia di Financa pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Katania. Ata u shpallën fajtorë dhe dënuan me rreth 42 vite burg në total për trafik droge dhe armësh nga Shqipëria në Itali. Më herët për të njëjtin operacion në pranga u vunë edhe 24 korrierë droge në Itali që shpërndanin kanabisin e trafikuar. Të gjitha shkallët e Gjyqësorit në Itali kanë dënuar tashmë kreun e këtij grupi kriminal, Moisi Habilajn,…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një lokal në Verona të Italisë, ku një i ri shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht ndërsa po punonte. Nga mediet italiane, raportohet se i riu ishte 25 vjeç, i identifikuar si Egzon Mile, është rrëzuar në tokë ndërsa po u shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant. Mësohet se i riu 25-vjeçar kishte vetëm pak kohë që kishte nisur punë në restorant, biznes i cili iu përkiste të afërme të tij. Bëhet me dije se shkak i humbjes se jetës, ka qenë një atak kardiak, i cili i ka sjellë vdekjen e…

Read More

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka shpallur Bujar Nishanin Kryetar nderi të Këshillit Kombëtar. Lajmin e bëri të ditur deputeti Edi Paloka, i cili është shprehur se ky titull do t’i jepet për kontributin që ai ka dhënë ndër vite në Partinë Demokratike. “Për të gjithë kontributin e tij në PD dhe si kryetar i Parë i Këshillit Kombëtar, propozojmë që Bujar Nishanit t’i jepet titulli “Kryetar nderi i Këshillit Kombëtar”.

Read More

Nga selia e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me bandat kriminale. Rrëfimet e vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani, sipas Berishës, kanë zbuluar “killerat” e bandave të qeverisë. Nuk munguan as sulmet në drejtim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti “vasal” të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. “E vërteta është se Edi Rama ky vasal i Aleksandër Vuçiç, ka shndërruar Tiranën , në Beogradin e vogël. Tirana e Edi Ramës dhe Banjalluka e Dodikut kanë qëndrim identik për vrasjet masakrat, gjenocidin kundër njerëzimit që u kryen në Kosovë, gjatë operacionit Paktoi. Rezoluta për Gjenocid u…

Read More

Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2021, është 30.507, duke shënuar një rritje prej 10,5 % vdekje më shumë, krahasuar me vitin paraardhës, raporti INSTAT në publikimin për shkaqet e vdekjeve. Ky është niveli më i lartë i vdekjeve vjetore i regjistruar ndonjëherë në vend dhe është si rrjedhojë e pasojave që dha në shëndetin e popullatës pandemia e Covid-19, sidomos në pjesën e parë të vitit. Sipas gjinisë, regjistrohen 16.883 vdekje për meshkujt dhe 13.624 vdekje për femrat. Vdekjet e meshkujve përbënin 55% të totalit, nga rreth 52% që është në vite normale, duke treguar se…

Read More

Partia Socialiste ka mbledhur që prej orës 18:00 Kryesinë e saj nga ku pritet të miratohet emri i kandidatit për Presidenti që do të votohet në raundin e katër ditën e nesërme në Parlament. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë i pari që ka mbërritur në selinë e PS-së, teksa është fotografuar me dosje në dorë. Ndërkohë që dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë kanë mbërritur në selinë rozë, ku ka rënë në sy Erion Veliaj me biçikletën e tij. Po ashtu dhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, Erion Braçen, Ogerta Manstirliu, Milva Ekonomi, Ulsi Manja e të tjere kane…

Read More

Demokrati Agron Gjekmarkaj ka ironizuar procesin për zgjedhjen e emrit të kandidatit për President. Me nota ironie, ai tregon se si do të reagojnë disa nga ministrat e qeverisë Rama dhe deputetët pasi të dalë emri. Postimi i plotë: Të gjithë po presim Babon e Kombit të vijë me balonë ! Gjithë shoqëria ndihet si në lotari. Fëmijët rrinë me sytë nga patatinat, çdo të dalë.?! Në ankth të madh hierarkët e mazhorancës! Ata vërtisin gjuhen lart e poshtë për të thënë ndonjë llaf për Presidentin po s’dinë të uruarit. Mëk, gëk, dërr dërr ! Bëjnë sikur Babo i pyet…

Read More

Këshilli Kombëtar i PD u mblodh këtë të premte në orën 17:00, ku pritet të votojë kandidaturat e miratuara ne mbledhjen e Kryesisë së PD për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD. Anëtarët e Këshillit do të firmosin për prezencën e tyre manualisht dhe elektronikisht. Pas përfundimit të votimit, numërimi do të bëhet në mënyrë transparente për publikun dhe median. Çdo fletë votimi do të shfaqet ne ekran dhe rezultati do të tregohet në kohë reale.

Read More