Author: tirana

Kryeminsitri Edi Rama ka zbuluar arsyet pse grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zgjedhur shefin e Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj si kandidatin e e mazhorancës për kryetarin e shtetit. Rama tha se pas analizimit të kandidaturave u ra dakord se personi që plotëson kriteret për të qenë President është Bajram Begaj. Rama shtoi se pritet ta marrë në telefon gjenaralin dhe të ketë një takim këtë pasdite nëse ai ndodhet në qytet. “Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti e asaj qytetarie, e atij sensi ndaj shërbimit të njerëzve që ajo zyrë ka një nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të…

Read More

Në raundin e katërt, kandidati për President është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura , Bajram Begaj. Pas publikimit të emrit, kryeministri Edi Rama theksoi se pas shqyrtimit të kandidaturave, u ra dakord që Begaj plotëson kriteret për të qenë President i Republikës së Shqipërisë. Pyetjes “Përse nuk u propozua një grua nga radhët e PS?”, shefi i qeverisë u përgjigj: “Kemi pasur në pjesën e fundit të diskutimit 3 gra dhe tre burra. S’ka asnjë dyshim që unë jam gjithmonë i prirur të mbështes kandidaturat gra, por s’kemi arritur që të diskriminojmë burrat për këtë arsye.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së PS-së për emrin e Presidentit dhe ka deklaruar se kjo forcë do të mbështesë Bajram Begajn, Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të Forcave të Armatosura. Rama tha se janë përjashtuar emrat e kandidatëve që vijnë nga Partia Socialiste. “Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes e kandidaturës që do të çojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Sot procesi është përmbyllur duke vënë në dispozicion të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi parlamentar me zarfa. Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe, është përjashtuar menjëherë dhe nuk është futur…

Read More

Presidenti Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi. Kreu i shtetit është pritur nga kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu. Imamoglu, përmes një postimi në “Tëitter”, ka bërë me dije se kanë diskutuar në lidhje me kulturën e përbashkët të vendeve tona dhe ka shtuar se bashkëpunimi i Stambollit dhe qyteteve shqiptare do të rritet pas zgjerimit të B40, Rrjeti i Qyteteve Ballkanike, e cila është edhe nismë e Kryetarit të Bashkisë së Stambollit. “I nderuar të prisja presidentin e Shqipërisë ilir Meta dhe të bisedonim mbi kulturën dhe historinë e përbashkët të vendeve tona, si edhe për…

Read More

Gazment Bardhi deklaroi këtë të premte se mungesa në sallën e Kuvendit gjatë zgjedhjes së Presidentit është një qëndrim koherent i grupit ku ai bën pjesë. Ai deklaroi se ky vendim vjen si pasojë e prishjes së marrëveshjes nga ana e PS dhe se Grupi Parlamentar i PD nuk ka arsye pse ta legjitimojë seancën. Duke folur për akuzat e ‘Rithemelimit’, Bardhi tha se ky i fundit i ka 20 firma për të propozuar një kandidaturë të tijën për kreun e shtetit. Deputeti demokrat shtoi se qëllimi i Grupimit të Berishës nuk ishte emri i Presidentit të ri, por të…

Read More

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se se ideja e një Evrope të lirë dhe në paqe nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës pas Dialogut Strategjik SHBA-Maqedonia e Veriut, zoti Escobar shprehu mbështetjen amerikane për fillimin e konferencave ndërqeveritare me BE-në për Shkupin dhe Tiranën. Ai tha se shpreson që të tejkalohet me kompromis bllokimi që ka paraqitur Bullgaria. Zoti Escobar tha se Dialogu Strategjik mes Uashingtonit dhe Shkupit është një mënyrë për të thelluar marrëdhëniet në të gjitha fushat. “Si…

Read More

Almeda Abazi, ish miss-i shqiptar, e cila është martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka dy fëmijë, ka treguar se dëshiron që të kalojë më shumë kohë me fëmijët në Shqipëri në mënyrë që t’i rrisë me kulturën dhe traditat shqiptare. Në një intervistë dhënë për revistën Bordo, ajo ka treguar që edhe Tolga e dashuron gjithashtu Shqipërinë. “Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj…

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Rrugën e Kavajës, në Tiranë. Bëhet me dije se makina ishte e parkuar poshtë një pallati 3-katësh, ku u përfshi nga flakët për shkak të një defekti teknik. Flakët kanë rrezikuar edhe pallatin, por fatmirësisht ndërhyrja ka qenë e shpejtë e zjarrfikësve dhe kanë arritur që të shuajnë flakët.

Read More

Një i ri braktis të dashurën e tij teksa u sulmuan nga dy grabitës. Dailymail shkruan se çifti, që duket në videon e kamerave të sigurisë, po ecnin dorë për dore në një trotuar në qytetin Ecatepec të martën e kaluar. Një nga sulmuesit u hodh nga sedilja e pasme dhe tenton të rrëmbejë të dashurin e së resë, i cili ikën me shpejtësi duke vrapuar. I dyshuari kthehet prapa dhe e frenon gruan e frikësuar dhe duket se i kapi celularin.

Read More

Moderatorja e CNN Türk, Hande Fırat iu bëri thirrje pushuesve që “të mos shkojnë në ishujt grekë këtë vit për pushime”. Ajo tregoi një hartë të ishujve në të cilat Turqia po sfidon sovranitetin grek dhe iu bëri thirrje qytetarëve të vendit të saj që mos t’i vizitojnë. “Të dashur shikues, qytetarë të Republikës Turke. Mos vizitoni këto ishuj, janë militarizuar dhe kanë të bëjnë me Turqinë. Edhe për këtë vit shpenzoni paratë tuaja në Turqi. Këtë vit mos i shpenzoni paratë tuaja për grekët”, tha ajo. Kjo thirrje vjen pasi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Tsavousoglou paralajmëroi se Turqia është gati…

Read More

Izraeli është i gatshëm të përdorë “të drejtën për vetëmbrojtje” për të parandaluar Iranin të zhvillojë armët bërthamore, tha kryeministri izraelit Naftali Bennett në një takim me drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi. Në një takim në Jerusalem, më 3 qershor, Bennett akuzoi Teheranin se po mashtronte botën për aktivitetet e tij bërthamore. Ai tha se ishte i shqetësuar për “përparimin e vazhdueshëm të Iranit drejt zhvillimit të armëve bërthamore”, tha zyra e Bennett. Kryeministri izraelit vuri në dukje nevojën urgjente për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar për të “parandaluar Iranin të ketë armë bërthamore”. Bennett tha se…

Read More

Kompozitori Osman Mula ka marrë sot “me forcë” fjalën në takimin e Kryesisë së Partisë Demokratike. Ai bëri një pasqyrë të gjendjes në vendin tonë dhe ka vlerësuar atë që e quajti drama “Foltorja”, si më e ndjekura në Shqipëri. “Jam një regjisor kompozitor kam 7 çmime, kam nga Shkodra ime ja katër. Njerëzit kanë nevojë të shprehen dhe populli do të na dëgjojë, populli është me një dorë në valixhe në Rinas për të ikur. Ju duam se na do shpirti. Jemi pjesë e atyre që u inspiruan nga Foltorja, harruam nipërit e mbesat e thamë pas jush pash…

Read More