Përdorimi i nga banjove publike edhe mund të shmanget, por të gjithë kanë kryer nevojat personale në një tualet publik. Sipas mjekut Preethi Daniel njerëzit kryesisht janë të shqetësuar për sëmundjet që prekin organet gjenitale të tilla si klamidia, gonorreja, ose sifilizi, por ai shpjegon se kjo gjë është e pamundur. Për t’u prekur nga këto sëmundje mikrobet duhet të transferohen drejtpërdrejt nga vendi i tualetit në traktin tuaj gjenital, ose nëpërmjet një plage të hapur ose të lënduar në këmbë ose të pasme. Të vetmet baktere që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj janë E-coli ose Salmonella. E rëndësishme është…
Author: tirana
Këtë të premte pritet të mësohet emri i kandidatit për President që Partia Socialiste do të çojë në Kuvend. Kryeministri Edi Rama, i cili sot u kthye nga SHBA, sapo ka mbërritur në selinë e PS për mbledhjen e Kryesisë, ku do të diskutohet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sakaq, Partia Demokratike ka paralajmëruar se nuk do të jetë pjesë e votimit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se nuk ka kuptim që PD të marrë pjesë më në këtë proces.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dënon grabitjen e hekurave të urës në Bypassin e Fierit, ngjarje e ndodhur në afërsi të fshatit Ferras, autorët e të cilës tashëm janë ndaluar. Në reagimin e bërë publik, ARRSH theksoi se dëmi i shkaktuar nga vjedhja e hekurave në këtë aks është riparuar, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast. Reagimi i plotë: Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku persona tashmë të ndaluar nga policia, kanë vjedhur elementet metalike të kësaj vepre arti, për…
Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgatitet për sulme të reja kibernetike ruse ndërsa kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga fillimi i agresionit të Moskës në Ukrainë. Kreu i Divizionit të Sigurisë Kombëtare Matthew Olsen tha të enjten se Departamenti i Drejtësisë është përqëndruar në mënyrë të posaçme tek kërcënimi kibernetik që vjen nga Rusia dhe se po përgatitet për mundësinë e sulmeve të reja. Zoti Olsen i bëri komentet në një konferencë të Qendrës për Mbrojtjen Kibernetike, qendër kjo e akredituar nga NATO. Organizata me bazë në Talin të Estonisë miratoi këtë javë kërkesën e Ukrainës…
Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 100-të. Përmes një videoje të publikuar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i rrethuar nga disa aleatë të tij, ka përcjellë një mesazh, përmes së cilës shprehet optimist se Kievi do të triumfojë. “Forcat e armatosura të Ukrainës janë gjithashtu këtu… njerëzit e kombit tonë janë këtu. Ne po mbrojmë Ukrainën për 100 ditë tashmë. Fitorja do të jetë e jona. Lavdi Ukrainës”, tha Zelenskyy.
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një projektligj të ri i cili synon të rrisë kontrollin financiar dhe të shmangë rastet e korrupsionit në njësitë publike. Drafti për disa ndryshime në ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” , e shtrin detyrimin për raportimin e gjendjes së sistemit të kontrollit të brendshëm edhe në shoqëritë tregtare të cilat zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga njësit e qeverisjes së përgjithshme duke mundësuar një monitorim më të zgjeruar të funksionalitetit të këtij sistemi. Bëhet fjalë kryesisht për ato ente publike siç janë ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve apo të shpërndarjes së energjisë…
Elon Musk po e sheh si një mundësi shkurtimin e vendeve të punës deri në 10 për qind të stafit në Tesla. Kjo pasi ai ka “parandjenjë super të keqe” për gjendjen e ekonomisë, shkruan “The Guardian”. Deri më tani, nuk ka pasur rënie të kërkesës për makina Tesla dhe automjete të tjera elektrike. Megjithatë, aksionet e Tesla-s janë goditur, duke rënë me 22% që kur miliarderi përdori aksionet e tij për të financuar një blerje të planifikuar të Twitter, e cila tani duket se ka ngecur. Ankthi për ekonominë globale dhe ndikimi i bllokimit të Kinës Covid-19 në Shangai,…
Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi mafioz mëngjesin e sotëm i Naim Bajrit në tregun e Peshkut në Shkodër. Ai u qëllua teksa ishte duke pirë kafe në një lokal anë rrugës, ndërsa persona ende të paidentifikuar u afruan dhe derdhën 10 plumba në drejtim të tij, ku 7 prej tyre i mori në trup duke mos patur asnjë mundësi shpëtimi. Mëson se Naim Bajri u ekzekutua në të njëjtin vend ku u vra në 18 nëntor të vitit 2018 Fatos Ferracaku. Madje, burime bëjnë me dije se në momentin kur u qëllua, Naim Bajri ishte i ulur në…
Kim Kardashian kishte shumë dëshirë që të merrte pjesë në festën e mbretëreshës Elizabeta II për Jubileun Platinum. Sipas një burimi, Kim së bashku me aktorin Pete Davidson, udhëtoi për në Londër, duke e marrë të mirëqenë se do të merrnin ftesa nga pallati mbretëror. Ajo ishte aq e vendosur për të marrë pjesë në festën e Platinumit. Burime pranë saj kanë thënë për mediat se Kim po provon të blejë bileta të dorës së dytë. Pra nuk i intereson nëse ato nuk do të jenë të zonës VIP. “Kim rrallëherë refuzohet për të shkuar në ndonjë event, ndaj kjo…
Një tren ka dalë nga shinat në Gjermaninë jugore, duke lënë tre persona të vdekur dhe disa të plagosur. Ende nuk është bërë publike numri i pasagjerëve të lënduar. Treni që po shkonte për në Mynih doli nga shinat rreth orës 12:15 të së premtes në Burgrain, pranë qytetit turistik Garmisch-Partenkirchen. Shkaku i aksidentit nuk është ende i qartë. Pasagjerët e plagosur ishin të gjitha grupmoshave, ndërsa mësohet se në tren kishte edhe një numër të konsiderueshëm nxënësish. Skuadrat e shpëtimit që arritën me ambulanca dhe gjashtë helikopterë i nxorën njerëzit nga dritaret e vagonëve të përmbysur.
Eshtrat e gjetura në zonën e Fushë Kuqes, në Kurbin rreth një muaj më parë, i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj. Siç edhe dyshohej, pas kryerjes së testimit të ADN-së, është provuar tashmë se eshtrat janë të 16-vjeçarit që u zhduk 7 vite më parë. Dyshohet se 16-vjeçari Gjonaj është grabitur dhe më pas vrarë, kjo pasi eshtrat kanë rezultuar të dëmtuara me mjete të forta. Atë kohë nëna e tij, Luljana Gjonaj kishte ngritur alarmin pasi djali i saj mbante me vete një orë “Rolex” dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra dhe kishte…
Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, numri i efektivëve të përfshirë në paligjshmëri dhe kryer vepra penale ka ardhur në rritje. Në një raport të publikuar së fundmi për vitin 2021, AMP njofton se me vendim gjykate janë proceduar 69 punonjës policie, ku për 26 prej tyre u vendos masa arrest me burg. Për tre oficerë u caktua masa arrest shtëpie, 13 “detyrim paraqitje” dhe 27 të tjerë u pezulluan nga detyra. Vitin i kaluar, krahasuar me vitin paraardhës, u arrestuan 28 punonjës policie më shumë. Me shqetësim për autoritetet është përfshirja e efektivëve apo mbështetja e kultivimit të lëndëve narkotike.…