Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarë në kuadër të paketës së rezistencës sociale. “Lufta me bomba zhvillohet në Ukrainë por efektin e ka pasur të menjëhershëm kudo në Europë dhe botë, me çmime që janë rritur në mënyrë të befasishme dhe që kanë alarmuar tregjet dhe kanë krijuar panik dhe kanë detyruar edhe qeveritë që të reagojnë”, ka thënë Rama, ndërsa shtoi: Kriza më e madhe mbetet një krizë që ka nisur përpara luftës që ka qenë pjesë e skenarit të luftës nga ana e Rusisë për të turbulluar tregun e energjetikës.
Author: tirana
Ministri rus i financave ka akuzuar vendet e huaja se duan të çojnë Rusinë në falimentim “artificial” përmes sanksioneve të vazhdueshme kundër Kremlinit. Anton Siluanov tha se vendet perëndimore synojnë të detyrojnë Rusinë të shkojë drejt falimentit. “Ngrirja e llogarive në valutë të Bankës së Rusisë dhe te qeverisë ruse mund të konsiderohet si dëshira e një numri vendesh të huaja për të organizuar një faliment artificial që nuk ka baza reale ekonomike.” Disa banka ruse janë bllokuar nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Ditën e djeshme, gazetari amerikan, Brent Renaud, u qëllua për vdekje nga trupat ruse në qytetin Irpin i cili ndodhet jashtë Kievit. Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov theksoi se Renaud ishte vënë në shënjestër nga ushtarët rusë. Ndërkohë, dy gazetarë të tjerë mbetën të plagosur. Ky është rasti i parë i raportuar i vrasjes së një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë. Ndërkohë kolegu i tij, i cili mbeti i plagosur ka deklaruar se në momentin që janë qëlluar, ata po filmonin refugjatët që po largoheshin. “Ne kishim kaluar një urë në Irpin, donim të filmonim…
Ndërsa pushtimi i pamëshirshëm vazhdon, Vladimir Putin po përpiqet të marrë në kontroll Ukrainën duke shkatërruar qytetet e saj. Çdo ditë, njerëzit zgjohen me frikë dhe sulme të shumta. Një familje u vra teksa po kalonte një urë për ti shpëtuar agresionit rus. Të afërm po ndahen nga njeri-tjetri, me dhimbje dhe lot. Një maternitet u sulmua në Mariupol. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe vende të tjera, përfshirë Australinë dhe Zvicrën, kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë. Të premten, Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të bashkohen me Bashkimin Europian dhe aleatët e tjerë për të pezulluar marrëdhëniet…
Që prej nisjes së luftës në 24 shkurt, mësohet se afro 90 fëmijë në Ukrainë kanë vdekur si pasojë e sulmeve ruse, njoftojnë zyrtarët ukrainas. Kujtojmë se më herët, administratorët lokalë në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2,500. Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaron se kanë konfirmuar 1663 të vdekur civilë. Ka të ngjarë që ky numër të jetë dukshëm më i lartë.
Shtatëmbëdhjetë milionë banorë të qytetit jugor kinez të Shenzhen janë mbyllur pasi janë raportuar 66 raste të reja të koronavirusit, tha qeveria lokale, e cila gjithashtu mbylli distriktin e biznesit. Autoritetet në qytetin e gjigantëve të teknologjisë si Huawei dhe Tensent u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rritjes së rasteve të infektimit me virusin Omicron. Ditët e fundit autoritetet tashmë kanë mbyllur vendet e pa nevojshme dhe restorantet për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektimit. Sot, Kina regjistroi 3,393 raste të infektimit me koronavirus, më së shumti brenda një dite që nga…
Në ndeshjen e mbrëmshme të Seria A kundër Torinos, Interi nuk i’a doli që të shkonte më shumë se një barazim duke u ndalur në shifrat 1-1. Kjo ndalesë mund të peshojë shumë në llogaritë për titullin kampion pasi tashmë zikaltërtit shikojnë largimin e rivalëve të tyre të Milanit me 4 pikë larg duke mbajtur kreun. Pas ndeshjes foli për “DAZN” ku tha se energjitë e shpenzuara me Liverpool, ndikuan në këtë takim. “Në pjesën e parë, Torino ishte më agresive, edhe pse Berisha bëri dy ndërhyrje të mrekullueshme. Në pjesën e dytë u futëm me një tjetër rritëm dhe…
Ditën e sotme, dlegacionet e Ukrainës dhe Rusisë po zhvillojnë një rund të ri bisedimesh për paqen i cili ka nisur tashmë dhe vazhdon të jetë në proces e sipër. Mëparë, pala ruse nëpërmjet Dmitry Peskov i cili është negociator i Rusisë dhe sekretar për media i presidentit rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se bisedimet do të zhvillohen përmes video-konferencës. Po ashtu edhe Mykhailo Podolyak, negociator i Ukrainës dhe këshilltar i presidentit të këtij vendi, Volodymyr Zelensky, e konfirmoi deklaratën e Kremlinit. Të dielën, Zelensky tha se delegacioni i tij është në bisedime me homologët rusë çdo ditë. “Delegacioni ynë ka…
Sot kemi hyrë në ditën e 19-të të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, ku ka patur shpërthime të shumta të cilat kanë shkaktuar me qindra e mijëra viktima dhe të plagosur. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bëri me dije se 1,663 civilë janë vrarë deri më tani që nga fillimi i agresionit rus. Shifrat priten të jenë më të larta ndërsa vazhdon përshkallëzimi i situatës. Gjithashtu deri më tani 2.5 milionë refugjatë ukrainas janë larguar, me 1.75 milionë prej të cilëve janë zhvendosur në Poloni. Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 14 March 2022 Find out…
Ka nisur raundi i katërt i negociatave ruso-ukrainase, me synimin për të gjetur një zgjidhje që do të çojë në një armëpushim në territorin ukrainas. Bisedimet po zhvillohen nëpërmjet një telekonference, ndërsa sipas asaj që shkruhet në Twitter nga “dora e djathtë” e Zelenskyt dhe kreut të delegacionit ukrainas, Mikhail Pontoliak , fokusi i diskutimeve do të jetë për “paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe sigurinë dhe garancinë. Diskutim pritet të jetë i ashpër. Edhe pse Rusia është e vetëdijshme për marrëzitë e agresionit të saj, ajo ka ende iluzionin se 19 ditët e dhunës kundër qyteteve paqësore…
Nga Elbasani ish-kryeministri Sali Berisha ka folur publikisht për zhvillimet e fundit në PD. I pyetur nëse është gati të sakrifikohet vetëm për ideal të PD, Berisha tha: S’po mbroj gjë tjetër veç votës së lirë. Ka një përpjekje për të stisur një përballej mes votës së lirë dhe bllofit por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë bllofin në dorë. Mesazhi që kishte ishte bashkimi i demokratëve. “Kjo do jetë pranverë e përpjekjeve të mëdha të demokracisë dhe mesazhi më i shkëlqyer është bashkimi i demokratëve dhe votës së lirë”, shtoi ish-kryeministri. “Uroj mbarë shqiptarët festa e ditës së…
Aktori i njohur amerikan, William Hurt ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Lajmin e trishtë për ikjen e tij e konfirmoi vetë miku i aktorit, Gerry Byrne për “Variety” ditën e dielë. Mesa bën të ditur djali i tij, aktori ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. “Ai vdiq i qetë, në familje, nga shkaqe natyrore. Familja kërkon privatësi në këtë moment.”, u shpreh i biri Hurt njoftoi në vitin 2018 se ai ishte diagnostikuar me kancer terminal të prostatës që ishte përhapur në kockat e tij. Në vitet 1980, aktori u nominua tre vjet radhazi për një Oscar për aktorin…