Author: tirana

Policia e Kavajës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shtegtarët”, i cili u krye në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me qëllim goditjen e veprimtrarisë kriminale në fushën e vjedhjes, vjedhjes me dhunë e armë. Në pranga kanë rënë dy shtetas, të cilët kërcënuan me armë administratorin e lokalit për të mos kallëzuar krimin dhe vodhën nën kërcënimin e armës celularët e katër klientëve në lokal, kapen e vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Policia u sekusestroi të arrestuarëve një armë zjarri kallashnikov, sasi municioni luftarak dhe një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara…

Read More

Këngëtarja e njohur, Enca ka kohë që nuk është aktive me koncert dhe mbrëmje muzikore. Por, këtë kohë pauze ajo po e shijon pafund duke kaluar pushime luksoze në vende dhe kontinente të ndryshme. Ditë më parë këngëtarja nga Shqipëri udhëtoi drejt Dubait, ku edhe nuk munguan imazhet atraktive në bikini, të cilat i solli për miliona fansa në llogarinë e saj të Instagramit. Ndërsa, sot (e shtunë) Enca ka zbuluar se pas Dubait destiancioni i radhës është Afrika, teksa ndau pamje mahnitëse nga plazhet me pamje përrallore.

Read More

Pas kërkesës të Ukrainës, SpaceX ndërmori shpejt veprime për të ndihmuar këtë vend të qëndrojë i lidhur me internetin gjatë agresionit të Rusisë. Në fund të shkurtit, SpaceX dërgoi grupin e parë të terminaleve të përdoruesve të Starlink për të ndihmuar vendin pas ndërprerjeve të shumta. Por kompania e Elon Musk nuk ka përfunduar me kaq. Ai ka dërguar edhe grupin e dytë të terminaleve Starlink në Ukrainë. Përveç vetë terminaleve të përdoruesve, SpaceX dërgoi gjithashtu zgjidhje energjie për të ndihmuar në mbajtjen e terminaleve online gjatë ndërprerjeve të energjisë.

Read More

Sirenat e luftës në Ukrainë në Ukrainë nuk njohin të ndalur, teksa beteja vazhdon për të 19-ën ditë për shkak të pushtimit rus të vendit, që prej 24 shkurtit. Një shpërthim me bombë pranë qytetit verior të Kievit ka vrarë të paktën një person dhe ka plagosur tre të tjerë, thonë burimet zyrtare ukrainase. Ndërkohë 15 persona të tjerë u shpëtuan nga zjarri, ndërsa 63 të tjerë u evakuuan nga ndërtesa. Zjarri është shuar pak para orës 8 të mëngjesit sot. Pallati 9-katësh u përfshi nga flakët pas një bombardimi rus në orën 5 të mëngjesit në lagjen Obolonsky të…

Read More

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i bëri sërish thirrje perëndimit që të furnizojë Ukrainën me armë dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë. Kuleba ka theksuar se autoritetet perëndimore duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar tërheqjen e vendeve të tjera në një konflikt më të gjerë. “Ukraina po lufton me sukses. Ne kemi nevojë që ju të na ndihmoni. Na siguroni të gjitha armët e nevojshme që ne të luftojmë. Ndihmoni Ukrainën që lufta e Putin të dështojë dhe në këtë mënyrë do të shmangni një luftë më të madhe”, ka thënë më tej Kuleba.

Read More

Rusia nisi një breshëri sulmesh kundër një baze ushtarake në Ukrainë, vetëm 11 milje larg kufirit me Poloninë. Rreth 1000 vullnetarë që kishin mbërritur për të ndihmuar Ukrainën besohet se po trajnoheshin në bazë. “I gjithë qielli ishte mbuluar nga tymi,” tha një dëshmitar. Zyrtarët perëndimorë thanë se sulmi nuk ishte thjesht një shtrirje më e madhe gjeografike e pushtimit rus, por edhe një ndryshim taktikash në një luftë që mund të shndërrohet në një konflikt më të madh europian. Zyrtarët e Pentagonit dhe NATO-s përsëritën edhe njëherë faktin se nuk kishin ndërmend të përballeshin drejtpërdrejt me forcat ruse në Ukrainë.…

Read More

Alex Crawford, korrespondenti i “Skynews” ndodhet këto kohë në kryeqytetin ukrainas për të raportuar nga afër zhvillimet më të fundit të luftës. Ai njoftoi sot se gjatë orëve të para të mëngjesit, ushtarët rusë goditën një bllok apartamentesh. Burimet ukrainase bëjnë me dije se paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tre mbetën të plagosur pas sulmit në një bllok apartamentesh në rajonin e Kievit. Crawford tha se banorët u kthyen në ndërtesë për të marrë gjërat e tyre. Gjithashtu, ai shtoi më tej se blloku i apartamenteve u godit nga “breshëri” predhash rreth orës 5 të mëngjesit. Ndërtesa është…

Read More

Dita e Verës do të jetë një festë e vërtetë në kryeqytet. Sikurse e ka kthyer tashmë në një traditë të bukur, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjithë grupmoshat duke filluar që nga fëmijët dhe deri tek të rriturit. Në orën 10:00-13:00, në skenën tek Kryeministria do të ngjiten artistë të të gjithë zhanreve muzikorë, duke filluar nga Ansambli popullor , Filarmonia, Artistë dhe grupe të rinj, por edhe artistë të afirmuar. Skena do të elektrizohet nga Urban Band dhe do të kulmojë me këngëtaren e njohur, Juliana Pasha. Ndërkaq për të apasionuarit e muzikës…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar sot qytetarët për ditën e Verës. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Meta zgjodhi nje foto simbolike të kësaj feste duke e bërë urimin më të këndshëm. Krahas fotos, presidenti shkroi: Një Verë plot shëndet dhe diell. Gëzuar!

Read More

Nga Mark Galeotti, “The Spectator” Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, paralajmëroi javën e shkuar se kolonat e kamionëve me armë që dërgohen nga vendet perëndimore drejt Ukrainës, do të cilësohen si objektiva legjitime ushtarake nga Moska. Ishte një deklaratë qëllimisht e paqartë, dhe e një natyre politike më shumë sesa çdo gjë tjetër. Por nga ana tjetër, ajo është gjithashtu një kujtesë e dobishme e nevojës për të menduar mbi fazën e ardhshme të mundshme të kësaj lufte. Është ende e paqartë nëse rusët do të jenë në gjendje ta rimarrin veten nga sulmi i tyre fillestar jo…

Read More

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së. Sipas IPK-së, operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. “Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së…

Read More

Përmes një deklarate, Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh e shqetësuar për situatën aktuale të luftës në Ukrainë, ku tha se ajo mund të përkeqësojë pandeminë Covid-19. Ai theksoi se strukturat e OBSH-së po përpiqen të bëjnë sa më shumë për të kufizuar përhapjen e virusit. Rastet në rajon kanë shënuar rënie gjatë javës së kaluar, por ekziston rreziku i rritjes i numrit të viktimave për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë, si dhe midis më shumë se 2 milionëve njerëzve që janë larguar nga vendi. Shkalla e vaksinimit ndaj Covid-19 në Ukrainë është rreth 34%. Vendi…

Read More