Author: tirana

Prej pesë ditësh qytetarët kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve, në qytete të ndryshme në vend. Së fundmi kryeministri Edi Rama, ka replikuar me ndjekësit e tij në facebook lidhur me situatën aktuale. Përgjigja e kryeministrit Edi Rama: “E para Edona e ka thënë atë në vitin 2017 kur as e njihja dhe as më njihte dhe për çdo shqiptar që kupton shqip dhe dëgjon atë që thuhet, ajo ka bërë ironi me mua, e që ta dinë ata që e përflasin këtë pjesë, një nga arsyet pse e kam ftuar Edonën në PS ka qenë fakti se ishte një…

Read More

Furnizimi i vendit me grurë dhe miell është i garantuar për të gjithë vitin. Këtë e konfirmon Irfan Tarelli, drejtor i politikave bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, i cili thotë se nuk ka vend për panik. Sasia e importuar deri më tani mbulon nevojën e konsumimit deri në qershor. Ndërsa më pas do të mbështetemi edhe te prodhimi ynë bujqësor. “Rezervat e importuesve të grurit janë të mëdha. Ka edhe kontrata të lidhura me vende të tjera. Konfirmojmë që furnizimi me grurë, me miell dhe është i garantuar deri në fillimin e prodhimit të ri në vend, që nis që…

Read More

Nga Daniel Goure “19 Forty Five” Epoka e pas Luftës së Ftohtë ka përfunduar. Pushtimi i Ukrainës është po aq transformues për sigurinë globale sa ishte fillimi i Luftës Koreane apo rënia e Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë, edhe pse nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në luftën e Ukrainës, SHBA është tashmë shumë e përfshirë në një Luftë të re të Ftohtë. Argumenti se pushtimi ishte rezultat i frikës së Putin nga zgjerimi i NATO-s, keqinterpreton frikën dhe motivet e udhëheqësit rus. NATO nuk përbënte asnjë kërcënim, dhe pushtimi i Ukrainës ka nxjerrë në pah se sa e dobët është sot aleanca…

Read More

Vritet gazetari i New York Times, Brent Renaud. Ai është fitues i çmimit ‘Pulitser’ në gazetari. “Korrespondenti 51-vjeçar i New York Times u vra sot në Irpin. Një tjetër reporter u plagos. Ata po përpiqen t’i nxjerrin nga zona e luftimeve.”, shkruan La Republica.

Read More

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar dje që u shoqëruar me përplasje e tone të larta zëri, Lulzim Basha do të bëjë sot lëvizjen e radhës. Mësohet se Basha ka thirrur sot në orën 17:00 një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve. Ky zhvillim vjen pas situatës së krijuar brenda Partisë Demokratike për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Read More

Një 22-vjeçar është plagosur me thikë në Roskovec. Mësohet se krimi është vazhdim i ngjarjes së ndodhur më 24 shkurt, ku sërish shënjestra ka qenë 22-vjeçari i plagosur sot me thikë. Më 24 shkurt, Goga u rrëmbye, u dhunua dhe kërcënua nga dy vëllezërit Ajdini, pasi i kishte ngacmuar të dashurën njërit prej tyre. Ishte vetë 22-vjeçari që denoncoi rrëmbimin e tij pasi u lirua dhe policia arrestoi dy vëllezërit Ajdini. Ndërsa sot ka qenë kunati i dy vëllezërve që e ka sulmuar duke e plagosur me thikë të riun.

Read More

Papa Feançesku ka bërë sërish thirrje për ndalimin e luftës dhe mbizotërimin e paqes në Ukrainë. Papa tha se se ukrainasit po masakrohen dhe bëri thirrje që pushtimi rus të ndalet. Gjatë fjalës së tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan sot, Papa Françesku tha se bombardimet ndaj spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike” që ta justifikojë këtë veprim. “Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet. Në emër të Zotit, ju kërkoj të ndaloni këtë masakër”, tha…

Read More

Gati në të 80-tat e tij, ish-kryeministri është shumë aktiv në politikë, ku dhe ka deklaruar se ky është vetëm fillimi i rikthimit të tij në politikë. Ndërkaq në të përditshmen e tij, ka nevojë për pak asistencë nga stafi i tij. Sapo ka dal nga seanca, ai është shkëputur nga shoqëruesi i tij, që e ka ndihmuar të veshë edhe xhaketën, ndërkohë që Berisha ka vijuar bisedat me deputetët e “Shtëpisë së Lirisë”.

Read More

Bruceloza është rishfaqur këtë vit në një fermë me gjedhë në bashkinë e Memaliajt. Sëmundja që ka qenë tradicionalisht prezente në qarkun e Gjirokastrës shënoi vatrën e parë për këtë vit me 5 krerë të infektuar nga rreth 40 që ka tufa. Kampionet e gjakut u konfirmuan si pozitive edhe nga ISUV ndërsa ferma është futur në karantinë. Kreu i shërbimit veterinar megjithatë njoftoi se situata nuk përbën rrezik për popullsinë pasi rasti është i izoluar dhe nën kontroll. Gjedhët e infektuar nuk mbarështoheshin për qumësht por vetëm për mish. Bruceloza ose melitenca njihet për transmetimin tek njeriu dhe personat…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të shtunën se e vetmja mënyrë që Rusia të marrë Kievin është ta bombardojë dhe të vrasë banorët e saj. “Nëse ky është qëllimi i tyre, le të vijnë”, tha ai. “Vetëm duke bombarduar e duke fshirë kujtesën historike të të gjithë rajonit, , historinë e Evropës, ata mund të hyjnë në Kiev”. Ndërkohë, trupat ruse po përpiqen të rrethojnë më tej Kievin, duke luftuar kundër rezistencës së madhe në perëndim dhe në veri të qytetit. Po ashtu pas dymbëdhjetë ditësh rrethimi, qyteti strategjik i portit jugor të Ukrainës, Mariupol, është pa ujë, gaz, energji…

Read More