Kryeministri Edi Rama tha se nuk jemi këtu për të ulur çmimin e naftës për ato që duan të furnizojnë Furostradat dhe x5 për të bllokuar rrugët e atje dhe për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë kohë lufte. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë që po proteston, jo për tu solidarizuar me Ukrainën, por për rritjen e çmimeve nga lufta. ‘Ne nuk jemi këtu të ulim naftën për ata që duan të furnizojnë të Furostradat dhe x5 për të bllokuar rrugët e atje dhe për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë…
Author: tirana
Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi në një postim në rrjetet sociale ka bërë një analiza mbi çmimin e naftës në vendin tonë dhe sa është realisht numri i taksave mbi të. Sipas Halimit, nga çmimi i tabeles qe merr qytetari pershembull 217 lekesh/liter sot, “shteti merr 111.7 dhe vetem nepermjet 6 taksave/tarifave. Dhe nese shteti do te hiqte te gjithe detyrimet fiskale cmimi i naftes do te ishte 105.22 lek (diku tek 0.85 eur/per liter) i marrin te gjithe se bashku ata qe nxjerrin, prodhojne, trasportojne nga vendi i prodhimit, ngarkojne, shkarkojne, depozitojne, shesin me shumice, pakice, dhe deri tek…
Kryeministri Edi Rama ka pasur sot nje bashkëbisedim për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi. Rama lajmeron se zerimi i taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, hyjnë në fuqi në prill. Gjithashtu kryeministri thote se 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD do te akordohen për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.
Kryetari i bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Maveev, është rrëmbyer nga rusët në Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur në faqen e tij në Facebook kreu i administratës shtetërore rajonale të Zaporizhia, Oleksandr Starukh. Dniprorudne ndodhet në Ukrainën jugore, rreth pesëdhjetë kilometra në veri të Melitopolit, qyteti në Detin Azov, kryetari i bashkisë së të cilit u rrëmbye (dhe u torturua, sipas Presidentit Zelensky) nga rusët dy ditë më parë.
Pas bombave në spital vjen bomba atomike? Nuk mund t’i kuptosh dot më me arsye vrasjet monstruoze në Ukrainë, shkruan Miodrag Soric. Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj si me Stalinin, Leninin apo Maon: Pushtetarë të etur mjaft kalkukues, të nxitur me fanatizëm nga ideologjia e tyre. Putini dëshiron ta bëjë Rusinë një superfuqi sërish, pavarësisht çmimit. Ai e ndjek këtë qëllim, edhe kundër vullnetit të popullit të tij dhe elitave të instaluara prej tij e të korruptuara. Të dyja palët me sulmin në Ukrainë ai jo vetëm i ka habitur, ish-punonjësi i shërbimit sekret ka…
Drejtori i CIA-s William Burns gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Inteligjencës së Senatit u shpreh i qartë se Putini nuk ka asnjë rrugëdalje të mundshme nga lufta dhe se ai po përpiqet të blejë kohë me këto negociata false. “Ai është i burgosur i gabimeve të tij dhe nënvlerësoi ndikimin e sanksioneve: flluska e propagandës nuk mund të qëndrojë pafundësisht”, u shpreh ai. Burns dhe shërbimet e tjera të larta sekrete mbajtën një seancë dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencën. Ishte një shkëmbim shumë i drejtpërdrejtë pyetjesh dhe përgjigjesh, me pak rezerva. Një shenjë se administrata vazhdon…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kamëz ku ka humbur jetën një 24-vjeçar. ‘Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamjet e banesave të reja për 45 familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019-ës në Golem të Durrësit. Në statusin e tij, Rama shkruan se ky është “një tjetër shembull i një qeverie që nuk i lë kurrë njerëzit në nevojë vetëm”.
Nga Hasan Pasha Disa hynin e disa dilnin nga godina e Policisë. Ata që dilnin kishim me vete edhe ndonjë armë, të marrë brenda komisariatit. I gjithë qyteti ishte përfshirë nga një tollovi e pazakontë. Shumë nga drejtuesit dhe militantët e PD-së nuk ishin më në qytet. Ishin nisur drejt Tiranës dhe Jugut të vendit. Ata që u instaluan në kryeqytet ruanin Sali Berishën. Të tjerët po luftonin kundër shqiptarëve të Jugut, për t’i “qetësuar” ato. Rreth mesditës zyrtarë të pushtetit lokal e të PD-së përhapin me shpejtësi lajmin se “vlonjatët kanë ardhur deri në Milot dhe do të pushtojnë…
Rusët kanë goditur bazën ushtarake në Lviv, pranë kufirit polak sot herët në mëngjes me orën lokale, sipas zyrës së shtypit të qeverisë rajonale të Lviv. IPSC është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët, kryesisht për misionet paqeruajtëse. Sipas të dhënave paraprake, Rusia lëshoi tetë raketa pranë Lviv, tha qeveria rajonale. Zyrtarët po shqyrtojnë nëse ka viktima. Shpërthime të shumta u dëgjuan edhe pak para orës 6 të mëngjesit me orën lokale pranë qytetit, sipas një ekipi në terren të CNN.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në zbatim të planit të masave për konstatimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje të organeve kompetente, kanë proceduar penalisht shtetasit Z. P., 66 vjeç , Gj. L., 67 vjeç, N. B., 49 vjeç dhe Gj. N., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm” pasi në afërsi të rrugës së lagjes Zogaj, janë konstatuar duke ndërtuar një mur rrethues pa lejen përkatëse, në pronën e shtetasit B. T., i cili u shpall në kërkim si pronar i objektit për veprën penale…
Në një kohë që lufta në Ukrainë sa vjen dhe bëhet më e ashpër, ish-presidenti i SHBA Donald Trump vijon të tërheqë vëmenje me qëndrimet e tij narciste. Trump ka deklaruar së fundmi se personaliteti i tij e mbajti SHBA-në jashtë luftës gjatë katër viteve të tij në detyrë. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një tubim në Karolinën e Jugut. “Unë isha i vetmi president në gati katër dekada që nuk e futi Amerikën në ndonjë konflikt të ri”. Ish-presidenti tha se SHBA duhet të eliminojë varësinë nga energjia ruse, duke shtuar se ai ka frikë se konflikti…