Mediat arabe kanë konfirmuar se raketat që sulmuan bazën dhe konsullatën amerikane në Erbil të Irakut janë nisur nga Irani. Disa raketa kanë goditur Erbilin, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në veri të Irakut, raportoi të dielën media shtetërore duke cituar guvernatorin e qytetit. “Nuk ka viktima apo të plagosur pas shpërthimeve në Erbil”, tha Saman Barzanji, ministër i Shëndetësisë në provincën Kurdistan të Irakut.
Author: tirana
Dashi Të lindurit e kësaj shenje rekomandohet të ruajnë qetësinë kur kritikohen nga të tjerët. Kjo vlen mbi të gjitha për ata që kërkojnë t’iu miratohet një projekt. Pasi të dëgjoni kritikat, përpiquni të bëni më të mirën e mundshme për të rregulluar problemet. Demi Mund të përballeni me disa probleme në familje për shkak të veprimeve tuaja. Megjithatë, bëhet fjalë për mosmarrëveshje të vogla, të cilat do të kalojnë lehtësisht. Në aspektet e tjera të jetës do të keni fat. Rekomandohet t’i përkushtohet partneres/partneres suaj duke e befasuar me një surprizë. Binjakët Mund të ndiheni konfuz për shkak të…
Sipas MeteoAlb dita e diel sjell, një tërheqje të lehtë të valës së ftohtë duke sjelle rritje graduale të temperaturave në ultësirën perëndimore por mbeten me temperatura shumë të ulëta zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke theksuar ngricat në këto zona. Orët vijuese do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara vranësirat paraqiten në verilindje dhe juglindje të territorit. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet…
Në fjalimin e tij në Dhomën e Komunave të martën, Volodymyr Zelensky citoi “të jesh apo të mos jesh” i Hamletit, duke u shprehur para deputetëve se sa ekzistenciale është lufta e vendit të tij me Rusinë. A duhet të qëndrojë apo të shkojë? Me vendimin e tij të guximshëm për të qëndruar në Kiev gjatë pushtimit rus të Ukrainës, me postimet e tij të vendosura, të përpunuara në mediat sociale dhe me frymën e përgjithshme të zgjuarsisë dhe sfidës, Zelensky ka fortifikuar një komb nën tendosje të paimagjinueshme gjatë dy javëve të fundit. Por me forcat ruse që kercenojne Kievin, duke…
Gjatë ditës së sotme, mbarë Evropa protestoi masivisht kundër pushtimit rus në Ukrainë. Duhet thënë se të gjithë qytetarët në mbarë botën janë tmerruar nga nisja e agresionit rus në 24 shkurt me urdhër të presidentit Vladimir Putin, duke bërë që lufta të vazhdojë të jetë e pandalshme edhe sot dhe që po sjell dita-ditës bombardime në rritje. Po ashtu, sulmi i Kremlinit ndaj fqinjit të saj properëndimor ka shkaktuar edhe dënime të forta globale ndaj Rusisë dhe një shpërthim të madh solidariteti me Kievin, ndërsa Perëndimi po vendos sanksione të ashpra, disa të drejtuara kundër vetë presidentit rus Vladimir…
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka deklaruar sot se vendi i tij është i gatshëm për të hyrë në negociata me Rusinë, por ai theksoi se Ukraina nuk do t’i dorëzohet kurrë regjimit të Vladimir Putin dhe nuk do të pranojnë asnjë ultimatum prej tij. Teksa foli për gazetarët, Kuleba tha se mbetet i hapur ndaj diskutimeve diplomatike me Moskën, por paralajmëroi se kjo e fundit po bën kërkesa të cilat tingëllojnë të papranueshme për Ukrainën. Ai vijoi më tej duke thënë se forcat e Kievit do të kenë nevojë për më shumë furnizime ushtarake dhe përsëriti kërkesat drejtuar…
Cristiano Ronaldo ka ditur të bëjë sërish diferencën në një ndeshje shumë të rëndësishme për ekipin e tij, Manchester United. Ai ishte padyshim protagonisti kryesor i ekipit në këtë përballje direkte kundër Tottenham, që me 3 golat e tij arriti të mposhtë kundërshtarin direkt për zonën Champions duke udhëhequr ekipin e tij përpara. Me hat-trick-un e realizuar sot në fitoren 3-2 ndaj “Spurs”-ave, portugezi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit me plot 806 gola në karrierë. Ndërkohë, golat për Tottenham u rshënuan nga Kane me 11-metërsh dhe një autogol i Harry Maguire. “Djajtë e kuq” me…
SHBA-ja do të ofrojë një tjetër ndihmë ushtarake për shtetin e Ukrainës në mënyrë që kjo e fundit të përballojë luftën me Rusinë. Presidenti amerikan, Joe Biden ka autorizuar një fond prej 200 milionë dollarësh si një mbështetje e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Pas akordimit të këtij fondi, shifra totale që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainësshkon në më shumë se 1.2 miliardë dollarë (920 milion £) që nga fillimi i vitit 2021, deklaroi një zyrtar i administratës Biden. Financimi, të cilin Biden e ka akorduar përmes Aktit të Ndihmës së Huaj, mund të përdoret…
Edhe pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP” dhe daljes nga së tyre nga shtëpia, Donald Veshaj dhe Dj PM e kanë ruajtur miqësinë e tyre të fortë. Të dy djemtë janë pëlqyer shumë nga publiku për pozitivitetin dhe humorin që kanë dhuruar brenda shtëpisë. Por para disa ditësh, pas mbarimit të formatit u aludua jo pak se miqësia mes tyre ishte prishur. Megjithatë, me anë të një videoje të shpërndarë në “Instagram” nga Donaldi, ata kanë treguar të kundërtën për publikun. Aktori i humorit ka postuar nje video të këngës virale të Dj Pm, Dj Dagz dhe këngëtarit Ylli…
Mbrëmjen e sotme, në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët një banesë e cila ndodhej në katin e dytë të një pallati. Nga sa kemi mundur të mësojmë, banesa i përket qytetarit me iniciale P.R. Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat është shkaktuar zjarri por shërbimi zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët ndërsa policia e Gjirokastrës po punon për të zbuluar shkaqet. Deri më tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale por nuk raportohet për dëme në njerëz.
Fatmirësisht, edhe në 24 orët e fundit që sapo kaluam vendi ynë shënoi sërish shifra të ulta tinfektimi me Covid-19. COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1469 testime, 69 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 177 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi…
Raportohet se që prej ditës së parë të nisjes së konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, numri i civilëve të vrarë ka shkuar në 579 ku mes të cilëve janë edhe 42 fëmijë. Kurse numri i të plagosurve bazuar në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara vlerësohet të jetë në 1,002 persona, përfshirë 54 fëmijë mes tyre. Pjesa më e madhe e këtyre viktimave është regjistruar në zonat të cilat ndodhen ende nën kontrollin e qeverisë ukrainase. “Shumica e viktimave civile të regjistruara kanë humbur jetën si pasojë e municioneve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë…