Author: tirana

Edhe këtë herë, kryetari i Partisë Demokratike nuk e ka parë të arsyeshme të japë dorëheqjen nga posti i tij në parti. Pavarësisht nga insistimi i shumë deputetëve të grupit parlamentar të pranishëm në mbledhje të cilët i kërkuan Bashës të largohej nga posti i kryetarit, Basha nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Ai tha se nuk është këtu për justifikime apo për “koka turku” por theksoi se sot u bë një analizë e thellë për gjendjen e PD. Mes të tjerash, kryedemokrati shtoi se do të vihej në dispozicion të çfarëdolloj zgjidhje që PD të ecë përpara…

Read More

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka dhënë një prononcim për mediat duke bërë publik edhe qëndrimin e tij lidhur me situatën aktuale në selinë blu. Bardhi deklaroi se i ka kërkuar të 2 aktorëve kryesorë, Berishës dhe Bashës që të bëjnë në hap pas që PD të kthehet në alternativë qeverisëse. Ai vijoi më tej duke u shprehur se secili prej nesh duhet të kapërcejë veten pasi demokratët kanë nevojë për zgjidhje. “I kam kërkuar pas vënies në dispozicion të pozicionit të tij për të zgjidhur situatën i kam…

Read More

Mendohet se mbi 123,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Gjermani që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 24 shkurt. Sipas Ministres së Jashtme gjermane, mungesa e kontrolleve kufitare në kufirin e vendit me Poloninë nga vijnë shumica e refugjatëve ukrainas mund të nënkuptojë se numri është dukshëm më i lartë. Gjermania është duke bashkëpunuar me aleatët e saj për të transportuar nga ajri njerëzit që kanë ikur nga Ukraina në vendet më të largëta. Ndërsa vendet fqinje të Ukrainës luftojnë për të përballuar të gjithë ardhjet e reja nga vendi i goditur nga lufta, tha Ministrja e Jashtme, Annalena…

Read More

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëheresh edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell pritet të vizitojë Tiranën të martën, si pjesë e turit të tij në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë më 13-16 mars. Vizita do të riafirmojë përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi. Përfaqësuesi i Lartë do të udhëtojë të martën për në Tiranë, Shqipëri, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të…

Read More

Trupat ruse të cilat kanë pushtuar Ukrainën janë duke planifikuar ombajtjen e një tjetër referendumi në qytetin portual të Kherson duke patur për qëllim të krijojnë një rajon separatist. Ky informacion u bë me dije nga nënkryetari i këshillit lokal. “Krijimi i (republikës) do ta kthejë rajonin tonë në një gropë të pashpresë pa jetë apo të ardhme”, deklaroi Sergey Khlan në një postim në mediat sociale. Sjellim ndërmend që Putin njohu para pak ditësh pavarësinë e dy provincave të Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë, duke e perdorur këtë edhe si pretekst për luften që tashmë po zhvillohet atje.

Read More

Kompania amerikane 777 Partners ka blerë së fundmi të gjitha aksionet e klubit të njohur belg, Standard Liege, i cili deri më sot zotërohej nga Bruno Venanci. Disa muaj mëparë, grupi i investimeve me bazë në Majami bleu edhe klubin e Genoa-s në Serie A, si dhe zotëron aksione gjithashtu te klubi i Sevillas në Spanjë. Po ashtu, grupi 777 Partners është në proces e sipër për të blerë plot 70% të aksioneve te klubi brazilian Vasco da Gama për afro 121 milionë euro.

Read More

Në ndeshjen e sotme që Spezia po luan kundër Cagliarit në Serie A, lojtari shqiptar i ka ndëshkuar këta të fundit me një super gol. Manaj u hiodh në fushë në minutën e ’68 dhe vetëm pas disa minutash arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar pasi kontrollon bukur një pasim të fortë nga Viktor Kovalenko brenda zonës, gjuan fort për të tundur rrjetën dhe për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin e dyfishtë. Gjithçka ndodhi pas vetëm 6 minutash lojë që bomberi shqiptar u aktivizua nga trajneri. Ky ishte goli i katërt në Serinë A me fanellën e…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka vendosur të largohet nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së duke e braktisur atë. Gjatë një prononcimi për mediat para selisë blu, ai theksoi se tashmë PD nuk është më një parti politike. Alizoti shtoi se një numër i madh deputetësh kanë kërkuar sot dorëheqjen e kryedemokratit Bashadhe dorëheqja sipas tij është një përgjegjësi personale. “Një pjesë e madhe është për dorëheqjen folën në mënyrë brilante. Të vish në 2022 dhe të gjesh një parti që të kujton Spacin, kjo s’është më parti politike. Dhe nëse duam të jemi pjesë e perëndimit duhet…

Read More

“BBC” njofton se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një konference për shtyp se nuk mund të ketë kurrësesi nisje negociatash për paqe me Rusinë pa u vendosur fillimisht armëpushimi midis forcave të Kievit dhe Moskës. “Diplomatët tanë janë duke diskutuar rreth disave pikave të një marrëveshje të mundshme mes nesh dhe Federatës Ruse. Unë dua që kjo të materializohet dhe proçesi për arritjen e paqes të fillojë pas vendosjes së armëpushimit”, theksoi Zelenskyy. Megjithatë, presidenti i Ukrainës u tregua i hapur dhe tejet i gatshëm për diskutime me presidentin rus Vladimir Putin, duke cituar mundësinë e negociatave që do…

Read More

Sot është duke u mbajtur një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ku pothuajse të gjithë deputetët i kërkuan Lulzim Bashës të japë dorëheqjen për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme të PD-së. Mësohet se tashmë kjo mbledhje është drejt fundit ndërsa pritet me shumë interes ajo që do të thotë Lulzim Basha në fund. Pritet të kuptohet nëse kryedemokrati do të zgjedhë të largohet nga drejtimi i partisë apo ajo. Mbledhja ka vijuar me tone të ashpra që prej fillimit ku gjatë mesditës u shënua edhe një incident me deputetin Ervin Salianji, i cili pati debate të forta me…

Read More

Sot kemi hyrë në ditën e 17-të të pushtimit rus në Ukrainë ku janë regjistruar shpërthime të fuqishme në Kiev si dhe në disa qytete të tjera. Ndërkohë, në një fjalë të mbajtur sot, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u shpreh se afro 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga dita e parë e luftës e deri më sot. Ndërkaq, duke u bazuar në burimet perëndimore, rreth 6,000 trupa ruse janë vrarë gjithashtu gjatë kësaj periudhe.

Read More

Kryeministri Rama prezantoi sot një paketë lehtësimesh për të përballuar krizën, e quajtur “Paketa e Rezistencës”. Sipas Ramës, ajo parashikon dhënien e parave “cash” për shtresat në nevojë që preken nga shtrenjtimi i çmimeve në tregje, mbështetja e fermerëve dhe përballimi i kostove të rritura të transportit urban dhe interurban për qytetarët. Shtatë masat e ndërmarra nga qeveria: 1- Ne do derdhim 3.6 miliard lekë. Apo 36 milion dollar për të indeksuar pensionet. Kjo masë do jetë që në pensione të radhës 673 mijë  e 542 pensionistëve. 2- Për 434 mijë përfituese qytetarë të këtij vendi do kompensojë me lekë…

Read More