Nëmbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të mbajtur këtë të shtunë në selinë blu, shumë deputetë kanë kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha. Mes tyre, një fjalë e mbajti edhe deputeti Tomorr Alizoti, i cili tha se është rikthyer vetëm për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës. Mësohet se Alizoti i tha Bashës se duhet që ai të japë dorëheqjen pasi nuk e ka më përkrahjen e demokratëve. “Jam rikthyer në këtë mbledhje t’ju kërkoi atë që prej disa muajsh e kërkojnë demokratët. Duhet të japësh dorëheqjen z.Basha. Kjo parti nuk ka institucione. Vetëm përmes funksionimit te institucioneve mund…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama tha se sa i takon administratës publike dhe qeverisë, shteti do i paguajë punonjësve vetëm 50% i çmimit të karburantit kurse pjesën tjetër do e paguajnë ata vetë nga xhepi. Në këtë skemë Rama përfshiu edhe veten duke thënë se do fillojë nga ai i pari. “Qeveria do paguaj vetëm 50 përqind nga ministrat tek unë dhe pjesa tjetër e administratës. Pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi nëse nuk e paguajnë dot.” deklaroi Rama.
Gjatë komunikimit që po zhvillon live në “Facebook”, kryeministri Edi Rama po prezanton paketen e rezistences sociale për t’i bërë ballë sa më lehtë situatës aktuale. Në fjalën e tij, Rama deklaroi se i vjen turp që Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë. Ai u shpreh me tone të ashpra lidhur me protestat e mbajtura në vendin tonë dhe veçanërisht ndaj asaj të sotmes në kryeqytet, ku tha se po zhgarravitet e githë Shqipëria në sytë e botës duke sajuar fakte të paqena. “Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale…
Edhe pse protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht heqjen e taksave të nafës, kryeministir Edi Rama tha sot në një prononcim live në profilin e tij zyrtar në “Facebook” se ato nuk do të hiqen. Rama sqaroi se taksat e naftës nuk do të hiqeshin sepse kështu nuk do të kërkohej edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike. “Taksat e naftës nuk do të hiqen. Për këtë nuk ka protestë me drita iPhonë dhe bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën. Taksat nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet”, u shpreh Rama.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Arabinë Saudite ku 81 të burgosur janë ekzekutuar brenda një dite. Brenda tyre përfshiheshin ata që janë të dënuar për vrasje, apo që u përkasin grupeve militante. Njoftimi u bë publik sot nga Agjencia shtetërore e lajmeve në Arabinë Saudite. Ajo ka thënë se personat e ekzekutuar kanë qenë pjesëtarë të grupeve si: Al-Kaida, Shteti Islamik, apo rebelë Huthi. Sipas saj, ata kanë qenë duke planifikuar sulme nëpër vende të ndryshme dhe kanë kontrabanduar armë brenda Arabisë Saudite. Shkalla e këtij ndëshkimi konsiderohet më e larta që ka ndodhur në vjetët e fundit…
Protesta masive e qytetarëve ndaj rritjes së çmimeve në vendin tonë ka marrë një vëmendje kryesore. Lidhur me të ka patur edhe një reagim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Meta ka shpërndarë pamje nga turma dhe i bëri apel policisë që të lirojë të arrestuarit. Presidenti thekson në reagimin e tij se populli ynë meriton përulësi nga klasa politike. “Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike! Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike!” , thuhej në postimin e Metës.
Bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës, Olena Zelenska ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale një mesazh solidariteti që i është drejtuar nga gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama. Në video mesazh, znj. Rama shpreh solidaritetin e saj dhe të popullit shqiptar në lidhje me dhimbjen e madhe që po përjeton Ukraina, prej mëse dy javësh tashmë në luftë. View this post on Instagram A post shared by Olena Zelenska (@olenazelenska_official)
Deputeti demokrat Ervin Salianji është goditur brenda godinës së Partisë Demokratike. Burime të Albeu.com bëjnë me dije se Salinji është goditur fillimisht nga një prej personave të angazhuar me sigurinë në godinë si edhe një grua që më parë është konfliktuar më mbështetës të Berishës. Gjithçka ka ndodhur teksa Grupi Parlamentar i PD-së vijon mbledhjen dhe një pjesë e deputetëve po i kërkojnë Lulzim Bashës të dorëhiqet nga drejtimi i PD-së.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar ka kërkuar nga kryetari Lulzim Basha që të tërhiqet në të mirë të demokratëve. Xhaferraj në fjalën e tij është shprehur se ashtu siç kanë thënë dhe dy nënkryetarët është e rëndësishme që në këtë situatë të merret vendimi i duhur për zgjidhjen e ngërçit të partisë në mënyrë që të dalim nga kriza. Ndër të tjera ai ka theksuar se është e pamundur që me ikjen e Bashës të ketë një rikthim të Berishës,pasi PD-ja nuk mund të shkojë në zgjedhjet e 2025 me…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin për Diplomaci në Antalia ku ka zhvilluar edhe disa takime me liderët pjesëmarrës. “Në panelin “Representing Change” me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, me presidentin e Guinea-Bissau, Umaro Sissoco Embalo dhe Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Europës Marija Pejçinoviq Buriq folëm për të rinjtë, drejtësinë dhe vendet e punës. Unë thashë se ndryshimi politik ka nevojë për lëvizje: një kauzë, një organizim dhe një përpjekje të fuqishme”. Kurti, në kuadër të këtij forumi, sot është takuar edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit…
Kryeministri Rama pritet të dalë në orën 15:00 para shqiptarëve për të dhënë detaje në lidhje me paketën e ndihmës pas shtrenjtimit të çmimeve. Më herët, kryeministri tha se e kishin gati këtë paketë. “Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare“, shkruante Rama mëngjesin e sotëm në Facebook. Qytetarët protestuan sot para Kryeministrisë në Tiranë si edhe në qytete të tjera të vendit kundër rritjes së çmimeve. Kjo është dita e katërt e protestave, ndërkohë që gjatë tre ditëve të para është bërë…
Deputeti Helidon Bushati është rreshtuar te ata deputetë që i kanë kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës. “Kryetar, eshte fatkeqësi qe sot nuk jemi ne shesh se bashku me protestuesit por ketu duke u marre me procedura partie.Ne vend qe te jemi atje per te qare hallet e popullit jemi keti duke qare hallin e karrigeve tona. Eshte rasti i pare ne historine tone qe nje kryetari partie i kerkohet doreheqja nga grupi i i vet parlamentar. Me qendrim tuaj po ndihmoni ne agonizimin e partise dhe po e ben partine demokratike te kthehet ne objekt memesh per lidhjen e pakuptueshme tuajen…