Vllaznia-Tirana Klasikja e futbollit shqiptar, vijon ende të magjepsë tifozët. Përballja mes 2 skuadrave nuk zhgënjeu as këtë herë teksa në mitikun “Loro Boriçi”, Vllaznia-Tirana dhuruan një 90-minutësh fantastik. Gola, VAR, shtylla, penallti e humbur, praktikisht gjithçka, në fund atë që festojnë sërish janë bardheblutë e Orges Shehit të cilët siguruan një fitore të madhe, një fitore me përmbysje që i afron gjithnjë e më shumë me titullin kampion. Vllaznia zhgënjen sërish duke shuar çdo ëndërr të çdo tifozi shkodran se mund të qëndronin në vallen e titullit. Vllaznia kaloi e para në avantazh fal një goli të Aralica që…
Author: tirana
Pasdien e kësaj të shtune, me dhjetëra qytetarë kanë dalë për të protestuar në sheshin e quajtur “Gensher” tek Monumenti i patriotit Aqif Pashë Elbasani. Kjo protestë nvjen sirevoltëndaj rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera të shportës. Qytetarët që mbajtën fjalën e tyre n këtë protestë u shprehën se janë të gatshëm të marrin persiper kostot e krijuara nga lufta në Ukrainë, por jo të përfitohet nga kjo situatë për të rritur abuzivisht çmimet.Qyterët protestues u shprehën se protestat nuk do te ndalen derisa të merren masa per frenimin e “çmendurisë” se çmimeve”.
Gjatë deklaratës së dhënë sot për gazetarët, kryedemokrati Basha nuk pranoi të jepte dorëheqjen edhe pse i’u kërkua një gjë e tillë nga shumë deputetë të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Basha tha sot se nuk mund të bëhej kokë turku, por se ishte i gatshëm të ofrohej për çdo zgjidhje të mundshme, por nuk e përmendi asnjëherë largimin. Për rrjedhojë, Lulzim Basha vijon të jetë në krye të demokratëve. Por cili është skenari i deputetëve të PD-së tani? Thuhet se skenari i parë dhe më i arritshmi në kohë të shkurtër është përjashtimi i Bashës nga Grupi Parlamentar…
Shtatë civilë kanë humbur jetën pasi të shtënave që forcat ruse bënë mbi një autokolonë evakuimi, sipas shërbimit të inteligjencës ukrainase. Karvani i mjeteve ishte duke transportuar njerëz nga fshati Peremoha, në rajonin e Kievit. Përmes një deklarate, shërbimi inteligjent njoftoi: “Pas sulmit, pushtuesit i detyruan ata që mbetën të ktheheshin nga Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati”. Nga ana e saj, Rusia gjithmonë e ka mohuar që të ketë shënjestruar civilët që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Një grup qytetarësh të cilët protestonin për uljen e çmimit të karburanteve dhe produkteve të tjera dolën në rrugë duke bllokuar për të paktën 20 minuta autostradën e Laçit. Banorët e zonës së Milotit në Kurbin të cilët u organizuan së bashku për këtë protestë,kanë dalë në mes të rrugës duke paralizuar kështu lëvizjen e automjeteve. Për disa minuta janë krijuar radhë të gjatë trafiku. Ne vendin ku protestohej ka pasur prezencë të lartë policie. Ndërkohë raportohet se nuk është regjistruar asnjë incident.
Rregullatori bërthamor rus, Rosatom, bëri me dije se aktivitetet për të siguruar funksionimin e sigurt të termocentralit bërthamor të Çernobilit janë duke u kryer në koordinim me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Lajmi vjen në një kohë kur kreu i kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës “Energoatom”, Petro Kotin tu shpreh të premten se centrali Zaporizhzhia po menaxhohet nga inxhinierë rusë. Kompania thotë se një ekip specialistësh rusë janë në vend në stacion për të rivendosur energjinë në termocentral. Zyrtarët e Rosatom deklaruan gjithashtu se personeli ukrainas mbetet nën kontrollin e centralit të Çernobilit dhe Zaporizhzhia.
Sot nuk kanë munguar protestat edhe në qytetin e Durrësit ku qytetarët janë mbledhur për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Nga sa është mundur të mësohet, protesta u zhvillua tek Stacioni i Trenit pasditen e kësaj të shtune. Në këtë protestë, qytetarët bllokuan rrugën për 40 minuta por më pas ndërhyri policia duke i larguar nga rruga. Pas ndërhyrjes së uniformave blu, qytetarët u pozicionuan në anë të rrugës pa e penguar qarkullimin.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky foli gjatë një takimi me shtypin e huaj në bunkerin e tij në Kiev duke dhënë detaje edhe mbi kryebashkiakun e Melitopolit i cili u rrëmbye nga rusët.. “Kryebashkiaku i Melitopol është “gjallë, por po e torturojnë” për të deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë në një video”, ishin fjalët e Zelenskyt. Sot në Melitopol, një nga qytetet e pushtuara nga rusët, qindra njerëz dolën në rrugë për të protestuar dhe kërkuar lirimin e kryebashkiakut. Autoritetet ukrainase pretendojnë se Ivan Fedorov u rrëmbye dhe u mor me kokën e mbuluar me një qese plastike, në një…
Guvernatori i rajonit të Donetsk-ut, Pavlo Kyrylenko u shpreh se sulmet dhe bombardimet ruse kanë shkatërruar tërësisht qytetin juglindor të Volnovakha-s. Sipas tij, që nga fillimi i agresionit rus, shumica e popullsisë së Volnovakha-s ka ikur nga qyteti ndërsa shumica e infrastrukturës së saj është shkatërruar. Pra, praktikisht qyteti thuajse nuk ekziston më. “Në përgjithësi, Volnovakha me infrastrukturën e saj si e tillë nuk ekziston më,” deklaroi ai për kanalin televiziv ukrainas “Direct”. Ndër të tjera, Kyrylenko shtoi se luftimet vazhdojnë për të parandaluar rrethimin e territorit të rëndësishëm strategjik nga ana e rusëve. Volnovakha ka qenë nën një breshëri të…
Sipas revistës pretigjioze “Forbes”, Ukraina rezulton se e ka shkatërruar deri më tani Rusinë duke i dërrmuar një numër të konsiderueshëm mjetësh luftarake. Humbjet e rusëve në këtë luftë vlerësohet se shkojnë deri në 5.1 miliard dollarë. Ky vlerësim është bërë nga burime ta pavarura, ndërsa qeveria ukrainase raporton se deri më tani janë shkatërruar rreth 2 600 mjete ushtarake ruse si edhe janë vrarë më shumë se 13 mijë ushtarë. Gjitashtu, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy raportoi se kishin humbur 1 300 ushtarë gjatë luftës me rusët, ndërsa dëmet në infrastrukturë janë të pallogaritshme tani që Rusia ka filluar…
Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe bërjes publike të deklaratave të dhëna pas saj nga të pranishmit në të, ka reaguar nëpërmjet postimi edhe Grupi i Rithemelimit të PD-së. Deklarata e plotë: Kaq dite pas katastrofes elektorale ku e katandisi Partine Demokratike, ish kryetari Lulzim Brava mendon se mund të marrë zvarrë edhe deputetet e Grupit Parlamentar te kesaj partie. Pasi i eshte pervjedhur gjithe jeten e tij politike pergjegjesise per serialin e humbjeve, edhe kesaj here kerkon t’i shpetoje asaj duke e vene veten tashme i damkosur si humbes serial dhe peng mjeran…
Mbrëmjen e sotme, në orën 18:30 në stadiumin “Old Trafford”, “djajtë e kuq” të Manchester United presin në shtëpi Tottenhamin. Kjo përballje e cila luhet për javën e 29 të Premier League pritet të përcjellëshumë emocione dhe lojë të bukur. Aktualisht, të dyja skuadrat janë duke luftuar për një vend në Champions League. Formacionet zyrtare tëtëdyja skuadrave: Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Maguire, Varane, Telles; Fred, Matic; Sancho, Pogba, Rashford; Ronaldo. Tottenham (3-4-2-1): Lloris; Romero, Dier, Davies; Doherty, Hojbjerg, Bentancur, Reguilon; Son, Kulusevski; Kane.