Rezidenca e Roman Abramovich me vlerë 150 milionë paundë në Kensington, së shpejti mund të jetë shtëpia e refugjatëve ukrainas, falë një propozimi të qeverisë. Burimet e kabinetit kanë zbuluar se sekretari i nivelit të lartë Michael Gove ka paraqitur idenë për të strehuar viktimat e pastrehë të luftës në shtëpitë luksoze të oligarkëve rusë. Pronari 55-vjeçar i Kampionëve të Evropës të cilit i’u vendosën sanksione, nxorri në shitje rezidencën e tij me 15 dhoma gjumi në Kensington Palace Gardens javën e kaluar me një çmim prej 150 milion £. Shtëpia e renditur në klasën II dikur përdorej si ambasadë…
Author: tirana
Fenomeni i rrallë që në metereologji njihet me emrin “parhelion” është verifikuar në Rusi. Është një fenomen optik atmosferik që krijohet nga reflektimi i diellit në kohë shumë të kthjellët, por me temperatura shumë të ulëta. Zakonisht shfaqen 3 diej, por këtë herë janë shfaqur 5. Fenomeni formohet në kushte të veçanta: atmosfera duhet të jetë e qëndrueshme, duhet të ketë shumë avuj dhe drita duhet të modelohet në kristalet e akullit. Në Kinë quhet “Shuanggua’er”, e përkthyer si “diell me dy veshë”. Faktikisht nuk ka asgjë të çuditshme, pasi është vetëm një fenomen që është gjysmë optik dhe gjysmë…
Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtues të bizneseve të vogla ku foli për situatën e krijuar nga lufta dhe për pasojat dhe masat që po merr qeveria. Rama sqaroi qytetarët se të gjithë ata që përdorin linjat urbane, ndërurabe nuk mund të kenë çmimin e biletës të rritur sot, do ta paguajë qeveria. Direkt 5 milonë dollarë vetëm për këtë punë. ““Ne jemi këtu edhe për transportin tuaj. Ju nuk vini këtu, se këtu nuk është qendra e Tiranës, ju nuk vini këtu me vetura, ju vini këtu me fugon, vini këtu me autobus, nuk…
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, kur një autobus me refugjatë ukrainas është përmbysur, duke lënë të vdekur një person. Aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 pranë qytetit të Forlit ,siç raportojnë mediet italiane. Sipas informacioneve paraprake në autobus ndodheshin 50 pasagjerë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Autobusi kishte destinacion qytetin e Peskarës në Itali. 🔴 #Bus #Ucraina, #vigilidelfuoco impegnati con due autogru per sollevare il mezzo ribaltato [#13marzo 9:30]#A14 Forlì-Cesena pic.twitter.com/avIfDarEci— Vigili del Fuoco (@emergenzavvf) March 13, 2022
Presidenti polak, Andrzej Duda tha se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konfliktin me Rusisë dhe Ukrainës. I pyetur nga BBC nëse nëse mendon se presidenti Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike gjatë luftës në Ukrainë, ai tha se nga Putin mund të pritet çdo gjë. “Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situatë të vështirë. Politikisht, ai tashmë e ka humbur…
Policia ka arrestuar një djalë të ri nga Korça i cili po transportonte shtetas te huaj me makine kundrejt shpërblimit. Shtetasi E. B., 19 vjeç, ishte duke levizur në aksin rrugor Pojan-Pendavinj me mjetin tip “Benz”, ku brenda ndodheshin 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit ju kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Drejtuesi i mjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të largohet duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap dhe neutralizua. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave…
Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi tryezën e dytë të diskutimit mbi Draft Rregulloren e AMA-s për transmetimet audio analoge, e cila është në fazën e konsultimit publik. Takimi i zhvilluar në Shkodër, pason tryezën e parë që u mbajt në qytetin e Korçës me ofrues të shërbimeve audio.Procesi i konsultimit publik, i ndërmarrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka synim komunikimin e drejtpërdrejt me përfaqësuesit e redaksive të radiove, shkëmbimin e mendimeve e propozimeve mes palëve, për të krijuar kështu procedura të lehtësuara, transparencë dhe konkurencë të lirë, ku mendimet dhe propozimet konkrete mbi Draft Rregulloren e diskutuar, konsiderohen nga…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ambientet e jashtme të një pallati 6 katësh në Shëngjin të Lezhës. Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak të polesterolit që ndodhej aty. Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, pasi zjarri ka depërtuar brenda disa apartamenteve. Por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Ashtu siç kishin paralajmëruar një ditë më parë, dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish sot në Tiranë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, të cilat i cilësojnë abuzive. Në dallim nga një ditë më parë, numri i protestuesve është më i pakët. Qytetarët kanë vijuar marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’, në drejtim të kryeministrisë. Në lidhje me planin me 7 pika të propozuar nga kryeministri Edi Rama, për Paketën e Rezistencës Sociale, ato u shprehën se ky është thjeshtë një mashtrim i radhës. ‘Plani me 7 pika është vetëm një mashtrim i radhës. Pensionet janë ku nuk thërret qameti. Me planin…
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se po negociohet me Serbinë për një sasi gruri të kontraktuar më herët nga kompanitë shqiptare, para se Serbia të bllokonte eksportet për të ruajtur popullin e saj nga kriza. Kjo lëvizje vjen në një kohë kur çmimi i miellit është rritur në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. “Po negociojmë tani me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga kompanitë tona. Besojmë se do ta bëjmë, nëpërmjet Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet. Ju gratë e dini që burrat luftojnë me faktet. Duan t’iu dalë e vetja dhe…
Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të dielë protestën qytetare kundër rritjes së cmimeve që ka hyrë në ditën e saj të pestë. Rama tha se ai qesh kur dëgjon se e akuzojnë se “vjedh qytetarët”. “Ndaj qesh kur më thonë vjedh vjedh, jo mo fare, e para jam shumë i gjatë e nuk ulem dot për të fut duart në xhepat e të tjerëve . E dyta e kam mësuar që i vogël se kam pasur një gjyshe shumë fetare që kur shkon në varr nuk punon karta e kreditit Kështu që dhe pronarët duhet ta kuptojnë që kanë plot…
“Qeveria do bëjë gjithçka për t’ju ardhur në ndihmë”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtus politik për qarkun Elbasan, gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës së re 9-vjeçare “Beqir Sade” të Njësisë Mollas në Bashkinë Cërrik. Duke u ndalur tek situata ekonomike, Gjiknuri nënvizoi se qeveria po merr të gjithë masat e nevojshme për kontrollin e çmimeve për të eliminuar abuzimet. “Ju e keni parë situatën, janë rritur çmimet për shkak të krizës ndërkombëtare shkaktuar nga lufta. Kryeministri ka filluar të marrë masa edhe për kontrollin e çmimeve të karburanteve. Mund…