Author: tirana

Sot kemi hyrë në ditën e 19-të të luftimeve në Ukrainë, me sulme e bombardime të shumta në disa qytete çka ka detyruar pjesën dërrmuese të njerëzve të largohen nga vendi për ti shpëtuar terrorit rus. Konfirmohet se ky eksod i refugjatëve ka kulmuar në krizën më të madhe të refugjatëve në Europë këtë shekull. Pothuajse 2.7 milionë njerëz janë larguar, me vetëm 100,000 që janë larguar në 24 orët e fundit, sipas OKB-së. Shumica prej tyre janë zhvendosur në Poloni. Krakovi.

Read More

Policia greke ka arrestuar 2 burra shqiptarë dhe 3 gra mbi të cilët rëndon akuza e grabitjes. Ata dyshohet se kanë grabitur plot 97 dyqane në Atikë. Duke i’u referuar policisë greke, mediat vendase njoftojnë se shqiptarët janë pjesë e një bande e cila është përgjegjëse për shumë vjedhje në shtetin fqinj. Sipas policisë atje, falë një operacioni të mirëkoordinuar, u vunë në pranga në Kamatero, Keratsini dhe Neo Faliro, dy shqiptarë të moshës 33 dhe 39 vjeç, si dhe tre gra, 25, 33 dhe 41 vjeç. Njëkohësisht, nën akuzë janë edhe dy individë të tjerë të cilët nuk janë…

Read More

Sot, negociatorët rus dhe ata ukrainas pritet të zhvillojnë një raundi të ri bisedimesh për paqen midis 2 vendeve. Nga sa mësohet, dialogu do të kryhet përmes një video-konference. Ky ;ajm u konfirmua edhe të dyja palët e përfshira, si nga negociatori i Rusisë, Dmytro Peskov, ashtu edhe negociatori i  Ukrainës, Mykhailo Podolyak. Për sa i përket orës së takimit, raundi do të zhvillohet në orën 10:30 me orën lokale, njofton “Reuters” Raundet e mëparshme të takimeve janë zhvilluar pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë dhe kanë përfunduar thuajse pa rezultat dhe me fare pak shpresa për përfundimin e luftës. Megjithatë, Podolyak tha…

Read More

Sipas asaj që raporton “BBC”, aeroporti Antonov i cili ndodhet në veri të Kievit, u godit sot nga trupat ruse, thonë autoritetet e kryeqytetit ukrainas. Antonov, i cili njihet ndryshe edhe si Hostomel, është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake. Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë shtëllungat e tymit që kanë mbuluar të gjithë aeroportin.

Read More

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur edhe një herë tek Paketa e Rezistencës Sociale duke theksuar se qeveria e tij nuk do të lëjë kurrë vetëm qytetarët kur janë në nevojë. Rama thotë se pasojat e luftës do të përballohen nga të gjithë ne me solidaritet. “MIRËMËNGJES dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak…

Read More

Ditën e djeshme, datë 13.03.2022, rreth orës 22:50 të mbrëmjes, njka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse. sasi e dyshuar lka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.nde plaska shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.se shpertheu në fshatin Vërdovë, Pogradec, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit me iniciale A. Xh., 44 vjeç Raportohet se nga ky shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës. Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë…

Read More

Daut Gumeni, poeti, shkrimtari e publicisti i dënuar politik nga komunizmi vjen përmes kësaj interviste ekskluzive të dhënë për Voxnews.al. Ai flet për të djathtën, të majtën, tranzicionin dhe “paaftësinë” e shqiptarëve për të ngritur një sistem të fortë demokratik. “Kështjella e bukur e demokracisë s’mund të ngrihet mbi ngrehinat e një kasolleje të kalbur”, thotë Gumeni, duke nënkuptuar se të dyja partitë e mëdha politike i kanë themelet te Partia e Punës. Si i djathtë në bindje i pëlqen të flasë më shumë për situatën në të cilën ndodhet e djathta. Sipas Gumenit, Partia Demokratike sot është pikërisht ashtu siç…

Read More

Dashi Do të merrni një surprizë mjaft të këndshme nesër. Nëse jeni single mund të merrni një telefonatë nga dikush që ju pëlqen. Kjo do t’ju rrisë dozën e vetëvlerësimit, duke bërë kështu që pjesa tjetër e ditës të shkojë për mrekulli. Çdo gjë e re që mund të lindë nesër, profesionalisht ose sentimentalisht ka nisur me këmbë të mbarë. Demi Jeta juaj në çift do jetë mjaft e qëndrueshme gjatë kësaj dite. Asnjë planet nuk do ua prishë harmoninë dhe do bëni gjithçka që mendoni. Ata që kanë mbajtur ndonjë sekret të vogël duhet të përfitojnë për t’ia thënë…

Read More

Skënder Gega e nis në mënyrën më të mirë aventurën me Skënderbeun. Korçarët të impenjuar në një transfertë të vështirë si ajo me Laçin arritën të merrnin një barazim me shumë vlera. Është vetëm një pike por që do t’i shërbejë Skënderbeut dhe Gegës që të shpresojnë për mbijetesën. Skënderbeu rezistoi në fund edhe pse Laçi shënoi në shtesë, por goli u anulua me VAR duke e mbyllur ndeshjen 0-0. Në duelin tjetër, Kukësi rigjen fitoren me një sukses të pastër 2-0 ndaj Dinamos, një fitore që largon krizën momentale të verilindorëve. Me humbjen e Vllaznisë, Kukësi duhej të fitonte…

Read More

Modelja Beniada Nishani iu është përgjigjur sot të gjithëve atyre që dyshojnë se mes saj dhe aktorit Donald Veshaj kishte një pëlqim më shumë sesa shoqëror. E ftuar në ‘E diell’, Beniada tha se mes tyre nuk ka pasur asnjë ndjenjë më shumë sesa shoqërore, madje ajo u shpreh se e ka parë Donaldin gjithmonë si vëllain e saj të vogël

Read More

E vendosur në tanke, në bluza, e vizatuar në mure ndërtesash e në shumë vende të tjera, shkronja ‘Z’ është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt. Fillimisht, simboli ‘Z’ u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj. Ky simbol shpejt u shndërrua në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë dhe është parë e vizatuar edhe në ndërtesa të ndryshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe, në protestat…

Read More

Dështimi i shtatzënisë së parë solli një hendek të madh te Albana që mundi të gjente ngushëllim vetëm pas marrjes së lajmit se brenda saj po rritej një qenie e re. Por siç tregoi më herët në “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk ishte e lehtë kjo shtatzëni e dytë pasi iu desh të qëndronte 8 muaj në shtratin e spitalit. Arsyeja pse Albana nuk u dorëzua ishte Teuta, mjekja që hynte çdo ditë në dhomën 4 pa bërë asnjë ditë pushim. Ndaj, ajo ka thirrur mjeken e saj në këtë pjesë të “E diela shqiptare” në Tv Klan për…

Read More