DashiDo të gjeni lehtësim nga tensionet që keni përjetuar kohët e fundit. Kjo e duhur për të ulur ankthin duke reduktuar ndryshimet në stilin e jetës tuaj. Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta mund të jenë produktive për ju, për përfitime afatgjata. DemiDo të jeni në humor për t’u angazhuar në aktivitete në natyrë. Praktikimi i meditimit ose joga do të ketë vlerë terapeutike për ju. Kushtojini kohën e duhur familjes suaj, lërini të ndiejnë se ju kujdeseni për ta. BinjakëtJini të fshehtë për investimet tuaja dhe për qëllimet tuaja në të ardhshme. Shëndeti i një prej anëtarëve të…
Author: tirana
Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A. Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e…
Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në KZAZ 19 në Dibër, për zgjedhjet lokale të pjesshme. Si pasojë e reshjeve të borës ka probleme me energjinë elektrike në Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Zall Dardhë, Zall Reç, Sllovë dhe Luzni. Procesi i votimit ende nuk ka filluar në qendrat e votimit të këtyre njësive pasi nuk funksionon lexuesi elektronik. Në disa zona të thella ka bllokim të rrugës por janë nisur fadroma për hapjen e rrugëve.
Ditën e sotme mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki. Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që të ushtrojnë të drejtën themelorë demokratike për të zgjedhur. Kreu i qeverisë, i fton qytetarë që në të votojnë edhe në respekt të atyre që në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë, ju uroj një të diel të qetë. ‘Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri ku sot votohet, që ta ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur edhe në respekt të atyre që në lindje të…
Ukraina ka hyrë sot në ditën e 11-të të luftës për tu pushtuar nga Rusia. Edhe këtë mëngjes banorët e Kievit janë zgjuar nën ankthin që krijojnë sirenat për sulme ajrore. Më herët Presidenti i Ukrainës Zelensky u bëri thirrje sërish aleatëve perëndimorë që të shpallin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në një video-telefonatë me 300 ligjvënës amerikanë të shtunën. Ai gjithashtu pati një telefonatë me presidentin amerikan Biden të shtunën mbrëma. NATO ka refuzuar vazhdimisht një zonë të ndaluar fluturimi, e cila mund t’i sjellë forcat perëndimore drejtpërdrejt në konfrontim ushtarak me Rusinë. Udhëheqësi rus Vladimir Putin paralajmëroi se…
Kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë në Durrës, Luan Hoti ka votuar rreth orës 08:00 në Qendrën e Votimit në Universitetint “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku procesi ka nisur normalisht. Hoti tha se mesazhi i tij është vetëm për qytetarët. “I ftoj të dalin të votojnë. Të votojnë si njerëz të lirë, për familjet e tyre, fëmijët e tyre, të votojnë për t’i dhënë fund marrjes peng të Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit”. 262 019 mijë zgjedhës janë thirrur në total për të votuar, 4008 për herë të parë. Janë 3386 votues më shumë se më 25 prill. Po…
654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.
Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë pas një atentati me armë. Ai është një 30-vjeçar i indentifikuar si Romeo Mecaj. Nuk janë ende të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje.
Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Franca po planifikon të nisë fluturimet stërvitore me avion të shpejtë mbi Bosnje-Hercegovinë, deklaruan forcat Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnje. “Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle aktualisht po kryen trajnime operacionale në Detin Mesdhe. Nga e hëna e 7 marsit, avioni Rafale do të kryejë fluturime në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Bosnje-Hercegovinën,” tha Eufor, forcat Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnje. Kjo masë vjen pasi Bashkimi Evropian javën e kaluar njoftoi se po shtonte forcat e saj Eufor nga 600 në 1100 për të parandaluar paqëndrueshmërinë e mundshme pas pushtimit rus të Ukrainës.
Nga Skënder Minxhozi/ Përtej batutës, faktikisht nuk ka ndonjë rëndësi as sesi voton në 6 mars Shkodra, Durrësi apo bashkitë e tjera në radhë. Nesër mbahen zgjedhje vendore të cilat kanë qysh tani një mandat të cunguar. Votohen kryebashkiakë por jo njësi vendore, votohen zyrtarë që do të kenë vetëm një vit mandat, e jo më tepër. Nëse këtyre arsyeve ju shton edhe temën madhore që ka zënë jetët e evropianëve këto ditë, konfliktin e rrezikshëm ukrainas, me pasoja për të gjithë kontinentin dhe botën, zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit tkurren edhe më tepër akoma nga pesha dhe interesi.…
Një 63-vjeçar nga Pogradeci është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka përvetësuar 15.800 dollar me mashtrim. 63-vjeçari me iniciale S.F, banues në Drenovicë ka shkelur detyrimet e kontratës së nënshkruar me shtetasin B.H 50 vjeç, banues në Tiranë, të cilit nëpërmjet mashtrimit, dyshohet se i ka përvetësuar 15.800 dollarë duke i premtuar prodhimin e një sasie produktesh të konservuara. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.