Barcelona vazhdon të punojë drejt hapjes së një cikli të ri dhe, pasi ka lançuar disa lojtarë të rinj në muajt e fundit, tashmë ka ecur përpara në funksion të sezonit të ardhshëm, duke siguruar një talent të lindur më 2003, për të cilin flitet shumë mirë: Pablo Torre. Për ta konfirmuar marrëveshjen me Racing Santander, për marrjen e kartonit të mesfushorit të talentuar, ka menduar klubi Blaugrana përmes një shënimi të publikuar në faqen e tij zyrtare: “FC Barcelona dhe Racing de Santander kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit 18-vjeçar, i cili do ta përfundojë sezonin në klubin…
Author: tirana
Të gjithë flasin për fillimin e Luftës së Tretë Botërore dhe nuk kanë si mungojnë teoritë konspirative. Por këtë herë, konspiracionistëve u vjen në ndihmë numerologjia. Nëse marrim Luftën e parë botërore e cila ka nisur më 28.7.1914, dhe nëse bëjmë mbledhjen e shifrave duke i mbledhur si 28+7+19+14 përfundimi do të dilte 68-të. I çuditshëm është fakti se të njëjtin përfundim numerik do të kemi po ashtu edhe nëse bëjmë mbledhjen e numrave të datës së fillimit të Luftës së II Botërore, e cila nisi më 1.9.1939, pra nëse i mbledhim 1+9+19+39 përfundimi do të dilte gjithashtu 68-të. Dhe…
Dashi Dikush që ka një tendencë për t’i bërë gjërat më të vështira se sa duhet të jenë, mund të transmetojë energji negative tek ti. Mos e lejoni këtë gjë edhe nëse do t’ju duhet të tregoheni pak i ashpër ndaj tij. Demi Do të përmbyteni nga këshillat e të tjerëve. Veproni siç jua thotë instinkti dhe mos u ndikoni nga askush. Buzëqeshni me komentet e tyre dhe pastaj ndihuni i lirë që t’i shpërfillni ato. Binjakët Zbulimet e reja mund t’ju befasojnë dhe gjithashtu mund t’ju edukojnë! Kur dikush që e keni menduar se e njihni brenda dhe jashtë,…
Mijëra mercenarë sirianë ftohen nga emisarët rusë në Siri për t’u regjistruar në konfliktin në Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga burime në terren të cituar nga mediat pan-arabe, sipas të cilave përfaqësuesit e Moskës në Damask kanë nisur një fushatë regjistrimi që mund të përfshijë gjithashtu dhjetëra mijëra milici të mundshëm për t’u dërguar në frontin e Evropës Lindore. Atyre u ofrohet një pagë prej 7,000 USD në këmbim të një angazhimi të vazhdueshëm prej 7 muajsh.
Foreign Affairs Magazine Ekonomia globale po ndahet në dy blloqe si një Kinë në rritje dhe përplasje në rënie të SHBA-së për tregtinë, teknologjinë dhe pandeminë. Pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin dhe sanksioneve që ai provokoi nga SHBA-ja dhe aleatët, kjo ndarje duket më e mprehtë se kurrë – por gara gjithashtu duket shumë e pabarabartë. Izolimi ekonomik i vendosur ndaj Rusisë ka qenë një këmbëngulje e fortë e fuqisë amerikane. Kina po i afrohet SHBA-së për sa i përket produktit të brendshëm bruto, dhe tashmë e ka eklipsuar atë në tregti dhe prodhim. Por kur bëhet fjalë…
Gjashtë persona janë vënë në pranga pasi merreshin me aktivitetin e lojërave të fatit. Ata janë arrestuar gjatë operacionit policor të koduar Game Over në Pukë. Ata ushtronin aktivitetin në një subjekt privat. Gjatë aksionit të uniformave blu të Shkodrës u sekuestruan një tavolinë pokeri qindra çipsa, letra bixhozi si dhe një shumë parash, 80900 lekë të rinj dhe 160 euro.
Çmimet e karburantit të avionëve u rritën me 13%, brenda 4 ditësh si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Të dhënat raportohen nga Eurocontrol, që gjithashtu thekson se çmimi mesatar është 30% më i lartë, në raport me shkurtin e vitit 2019 dhe 65% më i shtrenjtë, në krahasim me muajin shkurt të 2020-ës. Rritja e çmimeve vjen në një kohë, që industria e aviacionit, si një nga më të goditurat nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19 po rimëkëmbej, si pasojë e heqjes së kufizimeve të lëvizjes nga shumë shtete. Ndërkohë që, rritja e kostove të operimit, me gjasë do të detyrojë…
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat, pas publikimit të një video në emisionin investigativ “Stop”, ku në pamjet filmike u transmetua një shtetase që ushtronte dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj të mitur, menjëherë kryen verifikimet e rastit. Në përfundim të veprimeve procedurale, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. H., (B), 35 vjeçe, banuese në Burrel, për veprat penale “Keqtrajtim i të miturit” dhe “Dhuna në familje”. Po në vijim të hetimeve të kryera ka rezultuar se dhe shtetasi V. B., 34 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tij të…
Dy punonjës të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar, pasi kanë abuzuar me detyrën. Në pranga kanë përfunduar E.Ç 29 vjeç dhe K.Ç 26 vjeç me detyrë agjent verifikues/trup shërbimi në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Arrestimi i tyre u krye pasi këta policë, duke qenë me shërbim me aparatin shpejtësi matës (Radar) dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi ndalonin automjete, nuk i ndëshkonin ata me masa administrative sipas parashikimeve të nenit 140 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në shkëmbim të vlerave monetare. Mbi dy punonjësit e policisë rëndon akuza për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione…
Shërbimet sekrete ukrainase (Sbu) vranë një prej anëtarëve të ekipit negociator të tyre pasi e akuzojnë për tradhti kombëtare. Ai është Denys Kireev, i cili mori pjesë në raundin e parë të negociatave me Rusinë në Gomel të Bjellorusisë, por nuk ka qenë i pranishëm në raundin e dytë. Kjo u raportua nga deputeti Oleksiy Goncharenko në kanalin e tij të Telegram, sipas raporteve nga agjencia “Interfax-Ukraine”. Negociatori u vra gjatë një tentative arrestimi. I njëjti burim zbulon se kishte “prova të forta” se ai po dërgon informacione në Rusi.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka vendosur flamurin me emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit, ku po mbahet seanca solemne me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Musliu edhe më herët ka vendosur në Kuvend pankarta dhe mbishkrime në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ndryshe, sot shënohet 24 vjetori i Epopesë së UÇK-së.
Blinken ka mbërritur në Rzeszow, një qytet juglindor afër kufirit me Ukrainën, i cili është bërë streha për mijëra ukrainas që janë larguar për t’i shpëtuar agresionit rus, shkruan The Guardian Antony Blinken do të takohet me zyrtarë polakë, përfshirë ministrin e jashtëm të NATO-s dhe Bashkimit Europian, Zbigniew Rau. Më shumë se 1 milion persona janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, kryesisht në Poloni, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët. Pjesa më e madhe e ndihmës ushtarake e ofruar nga anëtarët e NATO-s për forcat qeveritare të Ukrainës po kalon përmes Polonisë. NATO…