Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar sërish këtë të shtunë në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendii tij pas 10 ditësh sulm nga Rusia. Zelensky është shprehur i bindur se lufta do të përfundojë shpejt. Ai ka postuar një video mesazh në Facebook ku thekson se shumë shpejt do të jenë në gjendje t’ju thonë qytetarëve ukrainas që janë larguar nga vendi shkaku i luftës se mund të kthehen në Ukrainë. “Jam i sigurt që shpejt do të jemi në gjendje t’ju themi njerëzve tonë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia dhe gjithë vendet tjera. Kthehuni sepse…
Author: tirana
Një ndërtesë dykatëshe në lagjen Liria të Shkodrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia. Raportohet vetëm për dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
Gjykata e Lartë ka mbyllur aplikimet dhe ka bërë publike listën me 5 emrat që kanë shprehur interes për vendin vakant të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion thotë se pas përfundimit të afatit 30-ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë: Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci. Në bazë të ligjit, lista e kandidatëve dhe dokumentacioni i tyre i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Kushtetuese. “Zëvendëskryetari i Gjykatës…
Pas njoftimit të armëpushimit të përkohshëm nga Rusia, bëhet me dije se ka nisur evakuimi i civilëve nga Mariupol. Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas afatit kohor të dhënë nga këshilli i qytetit, janë organizuar autobusët e parë për të lëvizur njerëzit në siguri nga tre lokacione në qytet duke filluar nga ora 11:00 me orën lokale. Në kuadër të këtij vendimi, banorëve të qytetit u është thënë se ata mund të përdorin transportin e tyre për të udhëtuar në mënyrë të sigurtë përgjatë një rruge specifike në veri-perëndim për në qytetin e Zaporizhzhia gjatë armëpushimit, i cili zgjat nga…
Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje të shtunën duke arritur nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas. Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë si Gega, Kastrati dhe Alpet, nafta po tregtohet me 230 lekë për litër. Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve. Vetëm të mërkurën nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me 38 lekë. Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi. Ndonse nafta në bursa u ul lehtë një ditë më parë, në 113 dollarë…
Shumë personazhe të njohur edhe në botën e sportit kanë zgjedhur t’iu bashkohen ushtrisë ukrainase dhe të luftojnë për vendin e tyre, ndërsa disa të tjetër për shkak se dëshirojnë të jenë afër familjeve të tyre nuk mundet të marrin armët dhe të luftojnë në mbrojtje të vendin të tyre. I tillë është edhe rasti i lojtarit të Manchester City, Oleksandr Zinchenko, i cili po të mos kishte vajzën e vogël, do të ishte bërë pjesë e ushtrisë ukrainase, për të qenë në vijën e parë të rrezikuat. Në një intervistë për BBC, mbrojtësi thekson se e njeh mirë mentalitetin…
Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm ka miratuar Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitetit, për zgjedhësit e 6 bashkive ku zhvillohet proces elektoral, të dielën. Afati i vlefshmërisë së këtyre ID kartave shtyhet deri në 7 mars 2022. Sipas qeverisë, kjo bëhet për t’u dhënë mundësi atyre qytetarëve që nuk kanë rinovuar në kohë dokumentin biometrik, të marrin pjesë në votimet e 6 marsit.
Prej10 ditësh Ukraina ndodhet nën tensionin e sulmeve nga Rusia. Së fundmi është publikuar një video që tregon momentin kur ekipit të Sky News iu zu në pritë nga një skuadër zbulimi diversante ruse në fillim të kësaj jave ku për pak sa nuk arriti të dilte i gjallë. Ngjarja ka ndodhur vetëm 30 km nga qendra e Kievit, një vend i qetë në fshat u bë shpejt një fushë beteje pasi makina me të cilën po udhëtonte grupi me pesë persona u bë objektiv i plumbave rusë. ‘Stop, jemi gazetarë, gazetarëëë‘-dëgjohet të thonë në video, mirëpo pavarësisht kësaj thirrje…
66,224 burra janë rikthyer në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë, sipas një njoftimi të ministrit të mbrojtjes, shkruan skynews. “Këta burra janë kthyer nga jashtë për të mbrojtur vendin e tyre nga agresioni rus. “Ukrainas, ne jemi të pamposhtur.” Mbi 1,000 njerëz kanë mbërritur gjithashtu në Ukrainë për të luftuar që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt, pas një thirrje të Volodymyr Zelensky.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet fantastike nga Kopshti i ri Zoologjik i Kryeqytetit.“MIRËMËNGJES dhe me Kopshtin e rilindur Zoologjik të Tiranës, i cili së shpejti do të hapë dyert për fëmijët e kryeqytetit e të të gjithë Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.Plani parashikon lidhjen e Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik, duke krijuar një hapësirë të vizitueshme.Rehabilitimi i zonës së kopshtit botanik dhe atij zoologjik pritet që të shtojë dhe numrin e vizitorëve të vegjël, të cilët do të kenë mundësi të njihen me faunën dhe florën e këtij parku.
Imazhi i një ushtari që mban në duar një foshnjë shumë pranë një rrënojave në Ukrainë ka tronditur të gjithë njerëzit. Pas bombardimeve ruse që kanë shkatërruar gjithçka, ushtari përpiqet të shpëtojë foshnjën e porsalindur. Fotoja është shkrepur pranë kryeqytetit ukrainas, Irpin.
Në fund të Shkurtit, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku udhëtuan bashkë me të bijën drejt Miamit për të kaluar disa ditë pushime. Ata udhëtuan më pas në Bahamas nga ku nuk kanë munguar dhe fotot e shumta në rrjete sociale. Por një foto ku Ajka shihet pranë barkut të saj ka shkaktuar dyshime se këngëtarja është në pritje të ëmbël.Mirëpo, ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka hequr të gjitha dyshimet. E kontaktuar nga Prive, Xhensila ka thënë: “Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose motër është në plane ky nuk qenka momenti.”…