Nga Adriatik Doçi Kur i penduari i SPAK-ut Lulftar Reçi kërkoi kohë për t’u menduar për ofertën 260 mijë USD dhe një shtëpi për gruan, në këmbim të ndryshimit të dëshmisë që implikonte Emiljano Shullazin në vrasjen me bombë të Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi në vitin 2005, ndërmjetësit nisën zbatimin e planit B, për ta helmuar në burg. Më 28 dhjetor 2021, Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, është takuar me punonjësin e Burgut të Drenovës, Emiljano Peleshko, me qëllim për të hequr qafe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Lulftar Reçin, duke helmuar. SPAK kishte zbuluar…
Author: tirana
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, se në Ukrainë po luftojnë mercenarë shqiptarë. Përmes një postimi në “Tëitter”, Yuri Kim thotë se këto janë gënjeshtra për të ngritur dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, e cila është pushtimi i paramenduar nga forcat ruse ndaj Ukrainës. ” Fushata ruse e dezinformimit është shumë e madhe. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të…
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka publikuar videoklipin e këngës “Sekret” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”. Ashtu siç ajo kishte paralajmëruar, videoklipi është si një përrallë dhe Ronela është personazhi i legjendave. Ditën ajo është një grua e bukur dhe mahnitëse që natën shndërrohet në përbindësh. Producenti i këtij videoklipi është Ledion Liço dhe nuk kishte se si të zhgënjente as këtë herë. Të gjithë tashmë janë bërë kuriozë se si do të performojë Ronela në skenën e Eurovisionit. Nuk na mbetet veçse të presim muajin maj.
Shpallet njoftimi për kandidim si anëtar në Bordin e Mbikqyrjestë Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Konkurimi do të jetë i hapur deri më 18 mars 2022 për përfaqësues që i përkasin shoqërisë civile. Konkurentët duhet të plotësojnë kriteret të cilat paraqiten si më poshtë në njoftimin për kandidim. Njoftimi i plotë: Në mbështetje të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, dhe të vendimit nr.768, datë 15.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave e të rregullave për kandidimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen…
Dy shqiptarë janë arrestuar në Perugia dhe një i tretë ka detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore për pengmarrje dhe dhunë seksuale në grup ndaj një 18-vjeçareje me origjinë nga Bregu i Fildishtë. Hetimet nisën nga policia e Perugias pas denoncimit të bërë nga e reja e gjetur në Strada del Pantano, e shtrirë përtokë, duke qarë. Pranë ndodhej edhe një thikë kuzhine. Ajo u transportua në spital ku u shtrua në repartin e gjinekologjisë. Ngjarja Një shqiptar, të cilin e kishte njohur më parë, ishte ofruar ta shoqëronte. Ai e mori nga shtëpia e saj në Arezzo të Firences dhe…
Rusia ka bllokuar Facebook, sipas asaj që raporton agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, RIA Novosti. BBC që përcjell lajmin, thotë se rregullatori i mediave ruse, Roskomnadzor vendosi të bllokojë aksesin në rrjetin social, teksa shtoi se janë 26 raste diskriminimi kundër mediave ruse nga Facebook që prej Tetorit 2020, duke i limituar aksesin kanaleve të mbështetura nga shteti i RT dhe agjencia e lajmeve RIA.
Me mijëra ukrainas janë zhvendosur nga banesat e tyre si pasojë e pushtimit rus. Megjithatë, ka pasur edhe momente të bukura dhe emocionuese, siç ishte rasti i të voglës, Arina nga Ukraina. Ajo ka festuar ditëlindjen e saj të shtatë në një mënyrë krejtësisht të pazakontë. E strehuar në një kamp të improvizuar të refugjatëve në Rumani, ajo pati një festë ditëlindjeje nga zjarrfikësit vendas. Ato i kënduan këngën e ditëlindjes me një tortë, por nuk munguan as dhurata.
Kandidati i Sali Berishës, Bardh Spahia u kërkon voton shkodranëve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Por nga një kërkim rezulton se Bardh Spahia nuk voton dot as për veten e tij. Në garën e 6 marsit, Bardh Spahia ka përballë kandidaten e PS-së Majlinda Angonin dhe kandidatin e PD-së, Xhemal Bushatin.
Ministrja e Punëve së Jashtme, Olta Xhaçka përgënjeshtoi informacionet se ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë. Sipas ministres është një gënjeshtër e krijuar nga Moska, duke theksuar se Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit rus. “Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Thënë kështu, Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të…
Kryedemokrati Lulzim Basha mbylli sot fushtën në qytetin e Shkodrës ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Xhemal Bushati. Në kryeqendrën e veriut mbyllën sot fushatën edhe kryeministri Edi Rama me kandidaten Mjalinda Angoni dhe Sali Berisha me Bardh Spahinë. Por ajo çfarë u vu re sot në rrjetin social Facebook, të Sali Berishës ishte një gafë. Berisha ka futur live takimin e Lulzim Bashës me demokratët.
Nga Brukseli, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se parimet e demokracisë dhe sovraniteti i vendeve paqësore po sulmohen pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. “Nëse lejojmë që këto parime të dhunohen pa ndëshkim, atëherë po hapim kutinë e Pandorës në çdo cep të botës, duke lejuar që kjo të përsëritet”, tha Blinken. Ai po ashtu paralajmëroi se paqja dhe siguria nuk do të jenë më, nëse nuk ndërmerren veprime. Blinken vlerësoi ato që ai i quajti veprime të shpejta të Bashkimit Europian duke thënë se solidariteti i vendeve Perëndimore duhet të vijojë derisa lufta të mbarojë.
Nga Entela Resuli Një nga objektet që kemi trashëguar nga vitet e komunizmit në Shqipëri janë bunkerët. Të ndërtuar gjatë sundimit 40-vjeçar të Enver Hoxhës, më shumë se168 mijë bunkerë mbushin peizazhin në Shqipëri dhe kurrë nuk janë përdorur për t’u mbrojtur nga sulmet, për vetë qëllimin që janë ndërtuar. Tani ato shërbejnë si një kujtim i zymtë i regjimit të Hoxhës. Një personazh i pasionuar pas natyrës, alpinizmit dhe fotografisë, Fation Plaku, nëpërmjet aparatit të tij, na sjell foto të rralla të bunkerëve në të gjithë Shqipërinë. Nga ata që hedhin shikimin nga deti dhe të tjerë nga mali…