Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u kërkoi sot qytetarëve të Durrësit të besojnë Emirjana Sakon për drejtimin e bashkisë. Në takimin përmbyllës, Gjiknuri u shpreh se Durrësi si porta kryesore hyrëse në vend do të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme nga qeveria “Rama” për të çuar përpara punët e mira.Duke iu referuar kandidaturave të opozitës, Gjknuri u shpreh se Durrësi nuk ka përse të eksperimentojë dhe të kthehet në një betejë se kush nga ata do kryesojë PD-në. “Keni edhe krahun tjetër i cili më shumë garon kush do të dalë i dyti dhe janë dy përçarës…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se në Ukrainë kanë shkuar për të luftuar edhe mercenarë nga Shqipëria. Në telefonatën që ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ai është ankuar duke thënë se Ukraina po ndihmohet nga vendet e tjera, përveç Shqipërisë, edhe nga Kroacia, Kosova, por edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri. “Në Ukrainë, po shohim gjithnjë e më shumë mercenarë nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, militantë nga Kosova dhe madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”, tha Putin në bisedën e tij…

Read More

Lëshohen në hapësirë 47 satelitë të tjerë Starlink për internetin global. Sistemi hyri në funksion në Ukrainë në ndihmë të komunikimeve gjatë konfliktit me Rusinë. Ky është blloku i gjashtë për këtë vit i satelitëve Starlink të “Space X”, kompania e Elon Musk. Aktualisht në orbitë përreth Tokës janë gjithsej 1919 satelitë të tillë. Ndërkohë që dy ditë më parë u bë e ditur se terminalet Starlink, sipas premtimit të Musk, mbërritën në Ukrainë. “SpaceX” dërgoi një kamion me router të kompanisë për t’u shpërndarë në ente, organizata e civilë në mënyrë që të kenë akses ne internet. Lajmi i…

Read More

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila ishte e pranishme në mbledhjen e jashtëzakonshme të NATO-s, tha se Shqipëria mbete krahë Ukrainës dhe do e ndihmojë atë në çdo mënyrë që të mundet. Xhaçka tha se sulmi rus mbi Ukrainë është i pajustifikuar dhe se duhet të ndalet “Në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s sot u konfirmua sërish me forcë vendosmëria e aleatëve për të mbështetur popullin e Ukrainës në luftën heroike që ka fituar admirimin dhe respektin e të gjithë botës. Shumë vende evropiane, vetë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të…

Read More

Zëdhënësi i presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky deklaron se pjesë të një rakete ruse ranë pranë rezidencës së Kreut të Shtetit në Kiev. Sergii Nykyforov postoi në rrjetet sociale disa foto ku shfaqen pjesët e raketës shumë pranë rezidencës së Zelensky, që sipas mediave është shtëpia e tij e dytë. Zëdhënësi u shpreh se presidenti Zelensky reagoi për këtë ngjarje duke thënë thjesht “Dolën huq”.

Read More

Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ish SHÇBA gjatë muajit shkurt i ka kërkuar prokurorisë që të hetoje 19 punonjës të Policisë së Shtetit, për një efektiv të Gardës së Republikës, si dhe për 14 qytetar për vepra të ndryshme penale. Gjithsej janë bërë 10 referime. Në raportin mujor të këtij institucioni thuhet se të arrestuar në flagrancë gjatë muajit të kaluar ishin 4 punonjës policie, një i Gardës dhe 7 qytetarë. Ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Gjithsej kjo Agjenci ka trajtuar 208 ankesa. Numrin më të lartë të tyre e mban struktura e Rendit dhe Sigurisë Publike, me 89…

Read More

Kryetari i parlamentit të Rusië Vajçeslav Volodin tha se presidenti i Ukrainës Volodimri Zelenskyy është larguar nga Ukrainas dhe ndodhet aktualisht në Poloni. “Zelenskyy ka lënë Ukrainën. Deputetët e parlamentit ukrainas thanë se nuk mundën ta merrnin atë në Lvov. Tani ndodhet në Poloni”, shkroi në Telegram Volodin. Shumë vende europiane kanë ofruar strehim për kreun e shtetit ukrainas, por ai ka refuzuar të largohet nga atdheu. Zelenskyy ka deklaruar dhe madje e ka shoqëruar edhe me video, se ndodhet në Kiev si një ushtar besnik i atdheut të tij.

Read More

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ka zhvilluar një takim me qytetarët në Shkodër në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit. “Në 6 mars në 6 bashki zgjidhet mes punës për komunitetin dhe sherrit për partinë”, shprehet Rama.Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se në 6 mars është mundësia që Shkodra të marrë vendin që i takon dhe të lartësohet. ‘Këtu jemi mbledhur në një takim që është mirëfilli zgjedhor sepse kjo ishte dëshira e të gjithë skuadrës tonë. Ne duam që këtë herë edhe njëherë tjetër t’i japim Shkodrës një mesazh të qartë që ne jemi këtu. Jemi…

Read More

Në Periodikun e parë për këtë vit, Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare sjell një analizë mbi riskun e investimit në kriptomonedha veccanërisht për personat që nuk kanë informacionin e nevojshëm mbi këtë treg. AMF bën me dije se Rregullatori italian i shërbimeve financiare CONSOB më 17 janar, ka urdhëruar mbylljen e 5 faqeve të internetit që ofrojnë shërbime financiare në mënyrë të paligjshme. Lidhur me këtë mbyllje, rregullatori italian shfrytëzoi kompetencat e reja që rezultojnë nga “Decreto Crescita” (Dekreti i Rritjes; Ligji nr. 58, datë 28 qershor 2019), thekson në Periodik Autoriteti I Mbikqyrjes Financiare. Mbi bazën e këtij dekreti CONSOB…

Read More

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka postuar në rrjetin social “Facebook” pamje nga Zyra e Transportit Rrugor në Lushnje, duke treguar dallimin mes asaj që ishte në të shkuarën dhe asaj që është bërë sot. Padyshim që nuk munguan komentet pozitive, por edhe ata kritike që nxjerrin në pah disa të vërteta të hidhura dhe që kryeministri nuk heziton t’i kthejë përgjigje për ta kundërshtuar. Një nga komentet më epike ishte: “Zyra ke ba marshalla. Po si do ja bosh me ata që do punojn aty? Më shumë se gjysa me diploma Kristali. O punto nero (o pikë e…

Read More

Nga Ben Blushi Imagjinoni një hartë plastike të Shqipërisë, ku pjesën lindore, nga Dibra deri në Korçë, dikush e shtyn me forcë drejt perëndimit. Për shkak të kësaj shtypjeje Dibra shkon në Lezhë dhe Korça shkon në Vlorë. Kjo po ndodh në Ukrainë. Rusia po shtyn kufirin e Perëndimit më në perëndim. Me tanke. U deshën 30 vite që Perëndimi të mbërrinte në kufi me Rusinë, aty ku sot janë zonat e pushtuara të Donbasit dhe Luhanskut të banuara kryesisht nga popullsi rus. Në 30 vitet e fundit, Ukraina ka bërë disa revolucione dhe ka ndryshuar shumë qeveri në përpjekje…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër për të përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet që mbahen të dielën. Në nisje të fjalës së tij përpara mbështetësve, Basha zgjodhi një batutë. Kryedemokrati tha se kandidati Xhemal Bushati i kishte kërkuar të fshinte faqen sepse e kishte me buzëkuq. “Më tha Xhemali fshije faqen se e ke buzëkuq. Shpresoj ta kem fshirë, por edhe po nuk e pata fshirë, shenjë dashnie është. Këtë punë me dashni për Shkodrën e kemi nis dhe me dashni do ta përfundojmë”, tha Basha.

Read More