Stoltemberg tha se NATO është krah Ukrainës dhe po ndihmon me pajisje luftarake, duke shtuar se gjatë viteve kanë ndihmuar ushtrinë ukrainase nëpërmjet trajnimeve të ushtarëve. “Është një marrëveshje e gjerë që duhet të bëjmë më shumë për vendet aleate, për të forcuar vendet e tyre dhe të shtojmë aktivitetet për t’i mbështetur. Atë që kemi parë në Ukrainë është se ata janë në rrezik për një agresion të mëtejshëm nga federata dhe forcat ruse. Aleatët e NATO-s i sigurojnë mbështetje Ukrainës, e kemi bërë këtë për shumë vite. Kemi ofruar lloje të ndryshme mbështetje dhe kjo është thelbësore në…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ndan, në një postim në “facebook”, shqetësimin e ngritur nga Konfindustria, për nismën e qeverisë, që synon të rrisë tarifat e koncesionit të metrologjisë së karburanteve. Kreu i Shtetit thekson se për këtë çështje, edhe më herët, është shprehur qartë përmes Dekretit nr. 11811, datë 5.11.2020 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 126/2020 ‘Për metrologjinë’”, që nuk u pranua nga mazhoranca. Mes të tjerash, Meta thekson se “i bëj thirrje Qeverisë dhe veçanërisht Ministrisë së Financave, të ushtrojë funksionet e saj publike, larg qëllimeve klienteliste, pa negociuar asnjë interes shtetëror publik në dëm të…
Policia e Shtetit ka marrë masa për ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku gjashtë bashki të vendit do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët. “Jemi në fazën më të rëndësishme të periudhës zgjedhore e për rrjedhojë edhe të zbatimit të detyrave tona, prandaj të gjitha strukturat qendrore dhe vendore të Policisë kalojnë në gatishmëri “Shërbim të Përforcuar”, për të ndjekur me vlerësim të plotë masat e planifikuara për sigurimin e rendit publik dhe sigurimin e zgjedhjeve kryesisht duke filluar nga dita e shtunë dhe në vijim deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare”, thuhet në njoftim. Deklaratë…
Momentalisht, Serie A kryesohet nga skuadra napoletane ndërkohë që edhe tekniku i saj, Luciano Spalletti është shpallur “Tranjeri i muajit” për muajin që lamë pas. Spallettit do t’i dorëzohet ky çmim si tranjeri i muajit shkurt para nisjes së supersfidës së të dielës mbrëma kundër Milanit. Në këtë përballje pritet të luhet edhe një pjesë e fatit për titullin kampion pasi shihet si një përballje direkte për kreun. “Napoli është kthyer i pari në renditje falë një muaji pa humbje dhe Luciano Spalletti fiton, për herë të dytë këtë sezon, çmimin Trajneri i Muajit. Nën drejtimin e trajnerit toskan, të…
Në takimin që mbylli fushatën për zgjedhjet e 6 Marsit në Rrogozhinë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj bëri thirrje për mbështetje masive ndaj kandidatit socialist, Edison Memolla, si njeriu i përkushtuar për të bërë më shumë punë për komunitetin. Ai përgëzoi kandidatët e PS-së, jo vetëm në Rrogozhinë, por edhe në 5 njësitë e tjera vendore ku do zhvillohen votimet të dielën, për zhvillimin e një fushate të qetë dhe qytetare, larg sherreve dhe debateve. “Kjo ishte një fushatë vërtet e shkurtër, por ka qenë një fushatë me njerëz që i kemi takuar ballë…
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Nora Istrefi ka një lajm të mirë për fansat e saj. Ajo ka njoftuar se do të publikojë së shpejti një projekt të ri duke i gëzuar pafund fansat e saj. Artistja kishte pak kohë që ishte tërhequr nga muzika dhe ky rikthim i lumturon të gjithë. Kënga që pritet të publikohet nga Nora do të titullohet “Më mungon”. Ende nuk është njoftuar një datë konkrete se kur do të publikohet, por e sigurt është që kënga ka për t’u kthyer në hit pasi Nora Istrefi nuk zhgënjen asnjëherë me lançimet e saj. publikimi. Gjithashtu…
Në një artikull të botuar nga “BBC” bëhet një analizë e luftës në Ukrainë, ku theksi vihet kryesisht mbi faktin se cilat mund të jenë pistat të cilat mund të çojnë në përfundimin e konfliktit, i cili ka hyrë sot në ditën e nëntë të tij. Pesë skenarët e mundshëm se si mund të përfundojë kjo luftë janë parashtruar nga korrespodednti diplomatik i “BBC”-së, James Landale. 1. Luftë e shkurtërRusia shton operacionet e saj ushtarake me sulme shkatërruese. Mijëra njerëz vdesin, Kievi bie, presidenti i Ukrainës vritet ose arratiset dhe Rusia instalon një regjim pro-Moskës. Ky do të ishte një…
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka ndarë foto nga takimi i jashtëzakonshëm i NATO-s. Ajo tha se në këtë mbledhje u diskutuan mënyrat për të forcuar mbështetjen e aleatëve për Ukrainën dhe për të rritur më tej mbrojtjen e NATO-s dhe territorit aleat. Postimi i Xhaçkës: Në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Jashtëm të NATO, në emër të Shqipërisë bëra thirrje për të bërë më shumë. Diskutuam mbi rritjen e mbështetjes së vendeve aleate për Ukrainën dhe si NATO të forcojë më tej mbrojtjen e territorit aleat. #WeAreNATO#StandWithUkraine
Kremlini ka pretenduar se është në pritje të një përgjigje nga Ukraina pas raundit të dytë të bisedimeve për paqe ditën e djeshme. Sipas deklaratës, Moska i ka thënë delegatëve ukrainas se ajo çfarë do të ndodhë pas raundit të bisedimeve varet nga Ukraina. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se nuk kishin rënë dakord në asnjë pikë me Kievin. Bisedimet u zhvilluan në Bjellorusi, vend i cili ka ndihmuar në pushtimin e Kremlinit dhe u drejtuan nga këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Vladimir Medinsky. Më pas u raportua se Rusia kishte rënë dakord për krijimin e “korridoreve humanitare” për evakuimin…
Ditën e sotme, Partia Demokratike ka dorëzuar një padi në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi. Kjo padi ka të bëjë me çështjen e shumë diskutuar të Inceneratorëve. Nëpërmjet një deklarate nga selia blu, Ina Zhupa deklaroi se PD ka denoncuar Ëngjëll Agaçin në SPAK për shkak të shkeljeve ligjore që siç deklaron Zhupa, ai i ka kryer me vetëdije të plotë. “PD ka vite që denoncon aferën e inceneratorëve. Por me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve ne arritëm që t’i provonim shqiptarëve që Edi Rama u ka vjedhur shqiptarëve 430…
Ylli i Liverpool, Mohamed Salah ka folur së fundmi për ceremoninë e çmimit të “Topit të Artë”. Herën e fundit, egjiptiani u rendit në vendin e shtatë në listën për të fituar trofeun më të rëndësishëm në nivel personal për futbollistët. Çmimi u rrëmbye nga argjentinasi i PSG-së, Lionel Messi i cili u shpall për të shtatën herë si lojtari më i mirë në botë. Në fillim të gjithë besonin se ai do ishte pjesë e treshes favorite për ta fituar “Topin e artë”, por në fund u zbulua se ai ndodhej pak larg në renditje. “Daily Mirror” shkruan se…
Tashmë prej 9 ditësh që nga 24 Shkurti kur filloi konflikti në Ukrainë, Rusia vazhdon ende pa u ndalur të avancojë sulmet e saj në disa qytete kryesore duke shkaktuar mijëra civilë të vrarë, ndërsa humbjet e saj në ushtarë dhe mjete ushtarake është goxha e madhe. Aktualisht rusët kanë rrethuar 2 qytete kyçe në Ukrainë, Kharkivin dhe Kievin duke bërë disa sulme ajrore që kanë shkaktuar vdekje të mëdha nëpër shumë zona. Qyteti i vogël i Irpin ndodhet 20 km në veriperëndim të Kievit dhe ndodhet në vijën e frontit midis forcave ruse dhe ukrainase gjatë javës së kaluar.…