Author: tirana

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz këtë të premte se një raund i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për këtë fundjavë. Raundi i dytë i bisedimeve të mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat. Megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për korridoret humanitare për civilët. “Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare”, tha zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak.

Read More

Turqia nuk i është bashkuar Perëndimit lidhur me bllokimin e hapësirës ajrore me Rusinë, si një formë sanksioni ndaj Moskës pas vendimit për të pushtuar Ukrainën. Është e domosdoshme që hapësira ajrore e Turqisë të mbetet e hapur, tha të premten ministri i jashtëm i vendit, Mevlut Cavusoglu, mes ndalimeve të shumta të hapësirës ajrore ndaj Rusisë nga vendet perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë. “Është e rëndësishme jo vetëm për Turqinë, por edhe për vendet që vendosin këto sanksione (ndaj Rusisë) dhe qytetarëve të tyre, që kjo hapësirë ​​ajrore të jetë e hapur…si në aspektin strategjik ashtu edhe…

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar nje bisede me presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane. Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvilloheshin luftime. Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.

Read More

Pas përfundimit të reality show-t, Arbana dhe Edi janë nisur me pushime, për disa ditë relaksi jashtë Shqipërisë. Pasi vizituan Parisin së bashku me stafin e “Top Channel”, dyshja udhëtoi drejt Maldiveve. Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videon e shumta nga pushimet që na e kanë bërë zili të gjithëve, teksa Arbana na tregon vazhdimisht si e kalon ditën e saj atje me tre djemtë: Eduartin, Jonin dhe Diellin. Megjithëse i katreguar të gjithëve që është në pritje të ëmbël, moderatorja ka preferuar edhe kësaj here të mos ndajë në rrjete sociale poza me barkun e rrumbullakosur…

Read More

Dashi Kjo ditë do të jetë shumë më e mirë në raport me javën e kaluar, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Por kjo do të jetë një ditë disi e lodhshme, ndoshta sepse keni ndërmend kaq shumë gjëra sa që nuk do arrini që ti realizoni dot. Ndoshta duhet të lini diçka mënjanë, për një moment të dytë. Demi Jeni të gatshëm për të ndryshuar jetën tuaj. Kjo e enjte do të jetë vendimtare sa i takon sferës profesionale, ndërsa në atë sentimentale, po mundoheni që të kuptoni se cilat janë gjërat që kanë vërtetë rëndësi për ju.…

Read More

Miqësorja midis Spanjës dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në datën 26 mars në stadiumin RCDE Stadium Barcelonë, ka ndryshuar orarin e sfidës. Sfida është planifikuar të luhet në orën 19:45. Këtë njoftim e ka bërë të ditur FSHF me një postim në Instagram.

Read More

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba njoftoi se ushtarët rusë po përdhunojnë gratë në qytetet ukrainase të pushtuara prej tyre, ndërsa shpreson që ata të cilët nxitën luftën të dalin para drejtësisë. “Kur bien bomba në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe kemi raste të shumta, për fat të keq, kur ushtarët rusë përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës. Është e vështirë, sigurisht, të flitet për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar. Por ky është i vetmi mjet qytetërimi që kemi në dispozicion për t’u siguruar që në fund të gjithë ata që bënë të mundur…

Read More

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka publikuar një manual për qytetarët se si të godasin dhe të shkatërrojnë autokolonat me ushtarë dhe teknikë ushtarake të Rusisë që po përparojnë brenda vendit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ushtria ukrainase i kërkon qytetarëve që të sulmojnë prapavijën e armikut pasi sipas saj ata janë pjesa më e papërgatitur dhe pa motivim në ushtrinë ruse.“Nëse bllokoni ose shkatërroni kolonat që vijnë pas valës së parë të ushtrisë ruse, që transportojnë municione, karburant, pjesë këmbimi, riparime në tanke, atëherë batalioni bëhet plotësisht joefektiv. Këto autokolona nuk janë të blinduara dhe…

Read More

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit është thirrur nga Shqipëria dhe pesë vende të tjera anëtare, pas sulmit të Rusisë në termocentralin e Zaporizhzhia-s dhe rrethimit e mësymjes në ambientet e tij. Sipas një postimi në Twitter nga faqja zyrtare e delegacionit shqiptar në OKB, takimi është thirrur për në orën 11:30 me atë lokale të New York-ut. Pesë vendet e tjera që kanë njoftuar thirrjen e takimit, janë: Franca, Irlanda, Norvegjia, Britania e Madhe dhe SHBA-të. Diskutimi kryesor do të përqendrohet tek situata në Ukrainë e veçanërisht tek ajo çfarë po ndodh në termocentral. Ambasadori i përhershëm i…

Read More

Hapësira ajrore e Malit të Zi është mbyllur të premten për të gjithë avionët rusë, me vendim të Agjencisë së Aviacionit Civil të këtij vendi. Ky veprim pason masat e ngjashme që kanë ndërmarrë vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Për kontrollin e trafikut ajror të Serbisë dhe të Malit të Zi, përgjegjëse është një agjenci e përbashkët e këtyre dy vendeve. Megjithatë, Serbia nuk do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, sepse siç ka thënë, nuk do t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë. Nga Agjencia për…

Read More

Çmimet e karburanteve janë ndër faktorët e parë që po ngritën vazhdimisht këto ditë në Kosovë. Prej ditës së djeshme, çmimet e derivateve në vend janë ngritur për 10 centë në litër. Ndërkohë që çmimet e karburanteve kanë arritur deri në 1 euro e 50 centë, kryetari i Shoqatës së naftëtarëve Fadil Berjani paralajmëron se çmimet pritet të arrijnë deri në 1 euro e 80 centë. “Çmimet dje kanë qenë 1 euro e 40 centë, sot kanë mbërri 1 euro e 50 centë. Ka pasur rritje ekstreme. Për qytetarët tonë këto çmime janë shumë të shtrenjta, por kjo nuk po…

Read More

Si Usmanov ashtu dhe Shuvalov janë figura të rëndësishme në konstalecionin e supër të pasurve që qarkullojnë në orbitën e presidentit rus Putin. I pari një miliarder mineralesh që ka investuar në futbollin anglez dhe i dytë ish zëvendës kryeministër, ku të dy në total me një pasuri prej 19 miliardë stërlinash kanë prona dhe biznese të shumta në Britani dhe Londër. Sanksionet e njoftuara nga Forin Ofisi pas një presioni mjaft të madh politik dhe publik duket se kanë filluar të adresojnë akuzat për mënyrën se si po trajtohen oligarkët e Putinit, të cilët kanë investuar rreth 64 miliardë…

Read More