Hulumtimet shkencore kanë treguar se gjumi ynë ndikohet nga ajo që kemi ngrënë për darkë. Sipas dietologes Jessica Kec nga Nju Jorku, ne mund të përmirësojmë cilësinë e pushimit të natës duke ngrënë të paktën 2 orë para se të shkojmë në shtrat. Mjekja zbuloi gjithashtu se çfarë është e mirë për të ngrënë para se të shkoni në shtrat. Arrat dhe proteinat kanë një efekt pozitiv në gjumë. Gjithashtu, pjatat me oriz kaf janë të shkëlqyera nëse vuani nga pagjumësia. Kombinoni ushqime të pasura me aminoacide me p.sh avokado, sepse është i pasur me magnez, i cili lejon muskujt…
Author: tirana
Dhjetëra të rinj adoleshentë në Ukrainë kanë dalë vullnetar për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesve. Gazetarët e BBC i kanë takuar nga afër këta të rinj. Ata kanë thënë para kamerave se kanë një ndjenjë të madhe emocioni e patriotizmi, e ishin të gatshëm për t’u futur në luftë. Aty ishin edhe disa burra të moshuar, të cilët dukeshin më të shqetësuar se 18 dhe 19-vjeçarët.Adoleshentët dukeshin si studentë të nisur për një udhëtim kampingu, me përjashtim të atyre që mbanin pushkë sulmi. Ata thanë se do të bënin vetëm tre ditë stërvitje, por ata tashmë dinin se si të…
Pete Davidson thuhet se do të bëjë një udhëtim në hapësirë. Ylli i “Saturday Night Live”, i dashuri i Kim Kardashian është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Jeff Bezos për fluturimin e ardhshëm të Blue Origin, raporton Page Six. “Pete është i emocionuar”, tha një burim. “Ata nuk kanë nënshkruar ende një kontratë, por duket se do të ndodhë. Detajet janë duke u finalizuar. Takimi shkoi shumë mirë me Jeffin.” Nuk dihet ende se kur Davidson do të shkojë në hapësirë, por ka të ngjarë të jetë më vonë këtë vit. Në janar, komediani 28-vjeçar dhe Kardashian morën pjesë…
Pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale tregojnë momentin kur punonjësi i një aeroporti në Izrael është tallur me një avion që vinte nga Rusia. Mediat e huaja kanë publikuar momentin kur punonjësi e sinjalizon avionin rus me një flamur të Ukrainës. Ndërkaq në lidhje me këtë moment , ka raportuar NEXTA TV duke thënë se “Izraelitët e dinë mjaftë mirë se si të tallen. Aeroplani rus sinjalizohet me flamurin ukrainas”, thuhet në raportimin e këtij televizioni. #Israel knows a lot about trolling#Russian aircraft are signaled with the #Ukrainian flag. pic.twitter.com/SG1KAQjeSq— NEXTA (@nexta_tv) March 4, 2022
Interi ka hequr dorë nga projekti i Superligës për shkak të një klauzole që ata kishin në kontratën e tyre origjinale. Kjo kaluzolë përfshinte tërheqjen e mundshme të Interit nga ky projekt nëse klubi nga Milano nuk do të gjente mbështetjen e të gjithë sponsorëve të vet. Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, insistoi në Samitin e Biznesit të Futbollit të enjten se kontrata 150 faqesh e nënshkruar nga 12 klube në vitin 2021 ishte ende e detyrueshme për 11 prej tyre, ndërsa Interi është përjashtim. Siç ka shpjeguar tani “COPE”, kampionët në fuqi të Serisë A ishin të vetmit nga…
Autoriteti për Mediat Audiovizive në vendin tonë po kryen një monitorim të mediave, për mënyrën sesi informojnë për luftën në Ukrainë, e cila prej 9 ditësh është sulmuar nga Rusia. AMA thotë se nga monitorimi i kryer janë shqyrtuar edhe përmbajtje të papërshtatshme të pabazuara në fakte, pa tolerancë dhe që reflektojnë ngarkesa nostaligjike e glorifikuese kundër promovimit të vlerave demokratike, të gjithë pranuara nga vendet evropiane perëndimore dhe demokracitë përparimtare. Jo më larg se tre ditë më parë, AMA ka dërgruar një tërheqje vëmendje për televizionin ‘MCN’ , pasi nuk ka respektuar kërkesat ligjore. ‘Nevoja për pluralizëm mendimesh, për…
Në një deklaratë të dhënë sot, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace foli hapur duke thënë se presidenti rus, Vladimir Putin është duke luajtur me zjarrin dhe po ve në rrezik gjithë Europën. Kjo deklaratë e Wallace vjen pas sulmit të forcave ruse në centralin bërthamor “Zaporizhzhia” në Ukrainën juglindore. Ai i k kërkoi atij të ndalonte menjëherë shenjëstrimin e objekteve të tilla. “Ne i bëjmë thirrje presidentit rus në termat më të fortë të mundshëm që të ndalojë plotësisht sulmet ndaj objekteve si ky, pasi është jashtëzakonisht i rrezikshëm,” u shpreh Wallace gjatë një konference për shtyp në Kopenhagen. “Lufta…
Disa të mitur në qytetin Gjirokastrës kanë rrahur në grup një shokun e tyre. Pas këtij sherri, të gjithë të miturit janë marrë në pyetje nga policia në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, pasi kanë marrë informacion ditën e djeshme, për disa të mitur, të cilët në datën 22.02.2022 kanë dhunuar fizikisht një bashkëmoshatar të tyre, menjëherë kanë kryer verifikimet përkatëse dhe identifikimin e shtetasve të mitur. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në prezencën e prindërve, psikologut dhe avokatit, u proceduan penalisht shtetasit: O. T.,…
Edhe pse Policia dhe Prokuroria prej shumë kohësh pretendojnë se e kanë zbardhur dhe dokumentuar plotësisht ekzekutimin mafioz të biznesmenit të njohur Behar Sofia, SPAK kërkon edhe tre muaj kohë për ta plotësuar dosjen, raporton Panorama. Me sa duket, hetimet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi faktin se kujt iu desh “koka” e biznesmenit. Ndonëse dosja duket se e ka të plotësuar numrin e personave që kanë marrë pjesë në aktin e vrasjes dhe të sigurimit të mjeteve për ta kryer këtë vrasje, që rezultoi të ishte e paguar, Prokuroria ende nuk është e bindur për gjetjen e të…
Paraditen e sotme, një diplomat rus është shpallur person “non grata” nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi. Mediat vendase raportojnë se ministria i ka dërguar një letër ambasadorit rus në Podgoricë, me anë të së cilës i kërkon atij që diplomati në fjalë të largohet brenda 72 orëve nga vendi për shkak se aktiviteti i tij del përtej parashikimeve të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike. “Ambasadorit të Federatës Ruse (Federatës Ruse) i është dorëzuar sot një notë zyrtare për këtë vendim, i cili përcakton afatin prej 72 orësh për t’u larguar nga territori i vendit tonë. Arsyeja…
Pak minuta pas mesditës së sotme, rreth orës 12:20, shtetasja me iniciale M. N., 46 vjeçe ka ndërruar jetë në një mjet të transportit publik (autobus) në rrugën “Dritan Hoxha.” Mendohet se vdekja ka ndodhur nga shkaqe natyrore pasi nga konstatimet e para nukjanë vënë re shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një nga serialet e super pëlqyera të momentit “Lupin” është përballur me një vjedhje në shesh xhirimet e saj, raporton një zëdhënëse e “Netflix”. Javën e kaluar, rreth 20 të rinj të veshur me kapuç vodhën pajisje me vlerë më shumë se 300,000 dollarë nga seti gjatë xhirimeve në një periferi të Parisit. Kjo grabitje duket se ka ndodhur si për ironi të fatit, pasi vetë drama franceze ka në qëndër të saj grabitjen. Netflix tha në një deklaratë të enjten se ka pasur një “incident” gjatë xhirimeve të sezonit të tretë të “Lupin” më 25 shkurt. “Kasti dhe ekuipazhi…