Nga Edmond Panariti Rreziku bërthamor në Ukrainë nga lufta atje, nuk lidhet vetëm me armët bërthamore, por edhe me goditjet me armë konvencionale të reaktorëve bërthamorë, nga të cilët Ukraina ka 15 të tillë.Dje nga goditjet me artileri ra zjarr në një godinë në territorin e reaktorit bërthamor të Zaporizhias, por që për fat nuk ishte vetë reaktori.Ky reaktor bërthamor ra sot në duart e Rusëve.Nëse do ishte goditur reaktori dhe do të kishte shpërthyer kazani i tij , për punë ditësh reja radioaktive do të kishte pushtuar Evropën dhe ne do të na duhej të mbylleshin në shtëpi sërish.…
Author: tirana
Orët e fundit ka patur sërish një përkeqësim të motit në vendin tonë duke shkaktuar jo pak vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në bypass-in e rrugës së Arbrit dhe në Qafë Murrizë. Në një prononcim për mediat, Policia e Shtetit njofton se ka shtuar masat e sigurisë për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës dhe i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregohen shumë të kujdesshëm. Njoftimi i plotë i policisë: “Për shkak të kushteve të motit me reshje shiu dhe dëbore, në disa akse dhe segmente rrugore janë krijuar vështirësi në…
Kryekomisioneri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë para pak minutash në një konferencë për mediat ku po jep shpjegime mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve që do të mbahen të djelën, në 6 mars. Ai paralajmëroi se çdo person që do tentojë të shkelë Kodin Zgjedhor do të mbajë përgjegjësi para organeve të drejtësisë. Kujtojmë që këto zgjedhje do të zhvillohen vteëm për 6 bashkitë të cilat janë aktualisht pa kryetar. Celibashi u bëri apel qytetarëve si edhe përfaqësuesve politikë të evidentojnë të gjitha rastet e shkeljeve dhe t’i denoncojnë menjëherë ato. “Kushdo që do të tentojë të angazhohet…
Zgjedhjet e 6 Marsit, Celibashi: Dëbora vështirëson shpërndarjen e bazës materiale në dy zona në Shkodër “Kemi shpërndarë bazën materiale në të gjitha KZAZ me përjashtim të një KZAZ-je në Shkodër ku shpërndarja do të bëhet sot. Mund të kemi problem në disa njësi administrative të Shkodrës për shkak të zonave të thella. Kemi pasur një kërkesë nga ana e Volta Ademit për shkak të aksesit në rrethinat e Shkodrës. Kjo kërkesë ka qenë e arsyeshme por për sa kohë nuk gjeti mbështetje në ligj nuk e kemi pranuar. Vlerësojmë se edhe pse ishte e arsyeshme si kërkesë, ne nuk…
Zyrtarët evropianë të inteligjencës pretendojnë se Rusia po planifikon të organizojë ekzekutime publike në qytetet e pushtuara të Ukrainës në një përpjekje për të thyer moralin. Goditja e protestave, burgosjet e kundërshtarëve politikë dhe ekzekutimet publike thuhet se janë të gjitha pjesë e strategjisë së pushtimit. Burimi i informacionit është një zyrtar anonim, i cili pretendon se ka parë dokumente nga agjencia ruse e inteligjencës, Shërbimi Federal i Sigurisë, raporton Bloomberg. Ndërsa dita e nëntë e pushtimit të dënuar gjerësisht të Rusisë në Ukrainë filloi, dje Putin i tha Emmanuel Macron se ai synon të realizojë plotësisht pushtimin e tij…
Ditën e sotme, policia ka arrestuar një 32-vjeçar në aeroportin e Rinasit pasi ky i fundit tentoi të korruptojë një punonjës policie duke i ofruar rryshfet në shifrën e 50 eurove. Nga policia bëhet me dije se ai nuk ka qenë i pajisur me dokumentacion dhe për këtë arsye ka menduar t’ia hedhë dukei ofruar para policit për të kaluar tek kabinat dalëse. Mirëpo ky veprim i ka rezultuar vendimtar për arrestimin e tij. Uniformat blu njoftojnë se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i plotë i policisë: Vijon puna për parandalimin…
Edhe në prag derbi, Orges Shehi nuk ndryshon. Ruan sërish qetësinë dhe qëndron me këmbë në tokë. Për teknikun kavajas nuk është e vlefshme të studiohen statistikat për të bërë llogaritë në një derbi të tillë, pasi ai vendoset vetëm nga detajet, thotë Shehi. Ai dhe gjithë ekipi janë totalisht të përqëndruar dhe të motivuar për këtë ndeshje. Më tej, Shehi deklaron: “Vetëm para dy ditësh luajtëm me Teutën dhe koha nuk është e mjaftueshme për të përgatitur një ndeshjen, por mendoj që nisemi në kushte të barabarta si ne dhe kundërshtari. Besoj se këto pak ditë që kemi do…
NATO ka reaguar mbi sulmin e Rusisë në centralin bërthmor. Sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stontenberg, ka dënuar sulmin e rus në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili konsiderohet si më i madhi në Europë. Stoltenberg theksoi se ky veprim nxorri edhe njëherë në pah “pamaturinë” e luftës së Vladimir Putinit, raporton “BBC”. “Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve dhe sulmin në centralin bërthamor të Ukrainës. Kjo tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj. Rusia duhet të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe zgjedhë rrugën diplomatike për ti dhënë fund luftës,” deklaroi Stontenberg.
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për Armand Dukës, Ardian Haçit dhe Ilir Shulkut. Asnjëri nga të tre të pezulluarit nuk janë paraqitur në gjykatë dhe kanë deklaruar se do të përfaqësohen nga avokatët e tyre. Duka, Haçi dhe Shulku janë pezulluar për shkak të akuzave për falsifikim dokumentash.
Të gjithë e mbajmë mend vogëlushen 10-vjeçare, Polina që u vra disa ditë më parë në Kiev. Por për fat të keq, gjatë bombardimeve në kryeqytetin ukrainas u vra edhe i vëllai i saj Semyon, vetëm 5 vjeç. Ai u dërgaua menjëherë në spital ku ndodhej në terapi intensive pas lëndimeve të marra, por nuk mundi të mbijetojë. Ky lajm u bë publik nga “Telegraph”, që shpjegon se fëmija ishte transportuar me urgjencë në spital së bashku me motrën tjetër më të madhe Sofia, 13 vjeç, e cila mbetet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë bombardimeve kishin mbetur të…
Ministria ruse e mbrojtjes ka kërkuar të fajësojë diversantët ukrainas për një sulm në vendin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë. Ukraina tha se forcat ruse sulmuan fabrikën në orët e para të së premtes, duke i vënë flakën një objekti trajnimi pesë-katësh pranë, në një incident që provokoi dënimin ndërkombëtar të Moskës, një javë pas pushtimit të saj në Ukrainë. Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se centrali bërthamor po funksiononte normalisht dhe zona ishte nën kontrollin rus që nga 28 shkurti, raportoi Reuters. “Megjithatë, mbrëmë në territorin ngjitur me termocentralin, u bë një përpjekje nga…
Një tjetër avion rus është rrëzuar nga ushtria e Ukrainës pas tentativës për t’u afruar në një objekt të infrastrukturës ushtarake ukrainase, raporton ukrinform. “Njësia e mbrojtjes ajrore të Ukrainës ka rrëzuar një avion rus që po sulmonte një objekt të infrastrukturës ushtarake, afër qytetit turistik Zatoka, rajoni i Odesës,” sipas një postimi të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ndërkohë pilotin, i cili u hodh nga avioni është në kërkim nga autoritetet ukrainase. Rikujtojmë se më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse po vrasin civilë, po…