Ministrat e Jashtëm perëndimorë po mblidhen në Bruksel për të vlerësuar reagimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë, raporton CNN. Duke folur teksa mirëpriti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë granatimin e një centrali bërthamor. Zaporizhzhia – centrali bërthamor më i madh në Evropë – është tani nën kontrollin rus. “Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve dhe brenda natës kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia…
Author: tirana
Gjykata e Tiranës ka nisur seancën gjyqësore të verifikimit të masës së sigurimit “pezullim nga detyra” të Armand Dukës, Ardian Haçit dhe Ilir Shulkut. Të tre nuk janë paraqitur në gjykatë dhe kanë deklaruar se do të përfaqësohen nga avokatët e tyre. Prokurori: Është nisur hetim lidhur me një sërë parregullsish të dyshuara si të konsumuara në mbledhjen e datës 24 janar.Pas adminstrimit të vendimit pët “pezullim nga detyra” prokuroria e ka zbatuar masën përmes policisë gjyqësore duke i njoftuar shtetasit.Vendimi iu është bërë me dije personave.Ne si prokurori kërkojmë vijimin e masës së sigurimit “ndalim i përkohshëm i ushtrimet të…
Kim Kardashian ka bërë një veprim të radhës duke fshirë nga rrjetet sociale të saj edhe mbiemrin “West” i cili ishte i ish-bashkëshortit të vet, reperit amerikan Kynie West. Ky vendim vjen dy dite pas finalizimit të vendimit për divorcin mes tyre që u dha nga gjykata në Los Angeles. Kërkesa për divorc ishte bërë nga vetë Kim ndërsa West e kishte kundërshtuar. Sipas një burimi pranë saj, mësohet se Kim ndihej mjaft në stres për shkak të divorcit por shënoi një fitore fitore ligjore. “Kim ndihet e lehtësuar tani që është ligjërisht beqare. Ajo është shumë e lumtur dhe…
Lufta ka nisur që tani ende pa filluar merkatoja verore, me klube e mëdha të cilat janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen. Ai është kthyer në një objektiv primar për skuadrat kryesore europiane. Në radhët e klubeve që kanë shprehur intres për të janë Real Madrid dhe Manchester United. Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, të dy klubet mund të lëvizin për 23-vjeçarin në merkaton e verës, pavarësisht faktit se kontrata e tij aktuale me Napolin përfundon në vitin 2025. Klubi italian pagoi 70 milionë euro në vitin 2020 për ta bërë të…
Autoritetet ruse kufizuan sot aksesin në mediat perëndimore, përfshirë BBC dhe Deutsche Welle , duke i akuzuar ato për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës . Operatori kombëtar i telekomunikacionit i Rusisë (Roskomnadzor) ka “kufizuar” transmetimin në mbarë vendin të BBC dhe Radio Evropa e Lirë, të financuar nga SHBA, të mediasDeutsche Welle dhe aksesin në median e pavarur Meduza, pas kërkesës së prokurorit. Moska është ankuar vazhdimisht se mediat perëndimore i paraqesin ngjarjet me një pikëpamje të njëanshme dhe shpesh antiruse. Agjencia ruse e lajmeve RIA raportoi se qasja në shërbimin në gjuhën ruse të…
Nënkryetari i bashkisë së Maripoul u ka kërkuar udhëheqësve të NATO-s të dërgojnë trupa në Ukrainë, duke thënë se Rusia nuk do të ndalet derisa të shkatërrojë vendin dhe të vrasë civilët, shkruan BBC Sergei Orlov tha: “Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar Putinin që të vrasë civilët tanë nga qielli derisa NATO të zgjohet dhe të kuptojë se nuk është një konflikt rajonal, është një luftë kundër demokracisë, kundër lirisë, kundër një prej kombeve më të mëdha europiane. “Duket sikur udhëheqësit e NATO-s nuk e kuptojnë se Putin nuk do të ndalet, ata janë të frikësuar dhe kjo është për…
Sulmi ajror në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, ka shkaktuar shumë viktima dhe dëme të mëdha. Mësohet se numri i të vdekurve ka arritur në 47. Lajmi tragjik është bërë publik nga shërbimet e urgjencës ukrainase. Trupat e pajetë të 47 civilëve të vrarë në këtë sulm ajror janë nxjerrë nga rrënojat. Ndërkohë të enjten,forcat e kërkim-shpëtimit në Ukrainë pezulluan operacionet për shkak të bombardimeve të shumta.
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, ka publikuar një tjetër reagim të fortë në rrjetet sociale. Përmes një video-mesazhi të ri, pasi forcat ruse sulmuan dhe morën kontrollin në një nga centralet atomikë më të mëdhenj të Europës në juglindje të Ukrainës, Presidenti ukrainas thotë se “i mbijetuam një nate që mund të ndalonte historinë e Ukrainës dhe Evropës”. “Ne luftojmë kundër një armiku të fuqishëm që na tejkalon në numra. Që na tejkalon për nga numri i teknologjisë. Por është sa një mijë vite dritë larg njerëzve normalë me dinjitet. Ne i mbijetuam një nate që mund të ndalonte historinë…
Një 50-vjeçar me iniciale N.Xh është vënë në pranga nga Policia e Tiranës si rezultat i një operacioni të koduar “Liqeni”. Uniformat blu bëjnë me dije se pasi kanë marrjë informacionin në rrugë operative, kanë organizuar një operacion për të kontrolluar në banesën e 50-vjeçarit e cila ndodhej në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në afërsi të liqenit. Gjatë kontrolleve që policia ka ushtruar në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pistoletë, një pushkë sportive dhe sasi municioni luftarak. Në hetim në gjendje të lirë është vënë edhe djali i tij…
Një ligj i ri i cili dënon deri në 15 vite burg këdo që përhap informacione të rreme për forcat e armatosura ruse, u miratua sot nga dhoma e ulët e parlamentit rus. Është ende e paqartë se si do të përkufizohet në bazë të këtij ligji nse një informacion është i rremë apo jo. Brenda parashikimeve të këtij ligji ka edhe gjoba për ata që shpërndajnë me dashje informacionin e rremë, shkruan skynews. Thuhet se në shënjestër të këtij ligji do të jenë kryesisht gazetarët rusë, sipas asaj që deklaroi redaktori i çështjeve ndërkombëtare të Sky, Dominic Waghorn. “Kjo…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e punimeve për Bypass-in e Shkodrës në segmentin e parë. Rama shprehet se ashtu si kudo u desh të shihej nga fillimi projekti duke ironizuar kundërshtarët politikë. “Mirëmëngjes dhe me bajpasin më në fund të përfunduar të Shkodrës në segmentin e parë, ku si kudo u desh riparë krejt projekti që na lanë ata të cilëve ua “ka hangër dhia librat” ka kohë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Lista e kandidatëve për për plotësimin e një vendi vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është bërë publike sot nga ajo vetë. Këta kandidatë që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci. Njoftimi i plotë: Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin7/çtë ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 31.01.2022ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit…