Author: tirana

Video ku ushtarët rusë vrasin në mes të rrugës babanë e një vogëlushi ukrainas po bën xhiron e rrjetit. Pamjet janë rrëqethëse, me të birin që i lutet babit të mos vdesë.“Babi të lutem mos vdis”, thotë vogëlushi me të qara, babai i të cilit u vra nga ushtria ruse. E gjithë ngjarja tragjike ndodhi në mes të rrugës, pasi viktima po lëvizte me makinë me të birin, kur një autokolonë ruse i bëri sinjal të ndalonte, shkruan Daily Mail. “Dil dhe shtrihu”, ulëriti një zë! “Dëgjon? Dil direkt jashtë!”, i thonë ushtarët rusë burrit ukrainas.Ai doli dhe ushtarët rusë e…

Read More

Klubi i njohur anglez i Chelsea-t është nxjerrë zyrtarisht në shitje nga manjati rus, Roman Abramovich. 2 ofertat e para kanë trokitur direkt pas lajmit për shitjen e klubit. Miliarderët Hansjorg Wyss dhe Todd Boehly, i pari zviceran dhe i dyti amerikan, janë duke u përgatitur që të paraqesin një ofertë pas formimit të një konsorciumi që synon ta blejë atë. Në këtë histori, problemi më i madh mbetet çmimi i lartë që Abramovich po kërkon për shitjen e skuadrës angleze, plot 3 miliard paund. Gjithsesi miliarderët e interesuar mund të kenë mundësi të negociojnë për çmimin me Abramovich dhe…

Read More

Një zjarr në termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës ka vazhduar të digjet pas sulmit nga trupat ruse, megjithëse një zëdhënës i centralit thotë se nivelet e rrezatimit në sfond janë normale dhe luftimet kanë pushuar përkohësisht.  CNN shkruan se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim kritik në sulm, duke shtuar se kur zjarrfikësit mbërritën fillimisht ata u bllokuan nga trupat ruse. Perspektiva që zjarri të shkaktojë dëme në centralin bërthamor ka alarmuar ekspertët, megjithëse ata paralajmëruan se ishte shumë herët për të vlerësuar ndikimin e plotë. Ndërkohë që pamjet e mëposhtme janë nga sulmi…

Read More

Ministria e Brendshme u është drejtuar të gjithë qytetarëve në 6 bashkitë në të cilat do të ketë zgjedhje për kryetar bashkie në 6 mars, se ata që kanë aplikuar për mjet identifikimi (kartë identiteti) gjatë këtyre ditëve, do mund t’i tërheqin ato të shtunën. Tërheqja e tyre nga qytetarët do të bëhet pranë zyrave të “Aleat” të cilat do të jenë të hapura për këtë shkak. Kujtojmë që ky proces zgjedhor vlen vetëm për 6 bashkitë: Durrës, Shkodër, Lushnjë, Vorë, Dibër e Rrogozhinë. Njoftimi i Ministrië së Brendshme: Ministria e Brendshme në bashkëpunim me koncesionarin e prodhimit të dokumenteve…

Read More

Një kamion është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Vlorë. Mësohet se kamioni ka qenë duke udhëtuar drejt Vlorës në momentin kur kanë shpërthyer flakët. Për fat të mirë, si rezultat i aksidentit nuk ka patur dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Ndërkohë lëvizja e automjeteve ka qenë e lirë dhe nuk është bllokuar qarkullimi i tyre nga kjo ngjarje. Forcat zjarrfikëse janë njoftuar menjëherë dhe kanë shkuar për vënë në zotërim flakët, ndërsa policia po heton mbi shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.

Read More

Senatori Lindsey Graham ka bërë thirrje për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin nga dikush i afërt i tij, pasi pushtimi i vendit në Ukrainë hyri në ditën e nëntë të premten. Në një deklaratë në Twitter të enjten, senatori nga Karolina e Jugut pyeti nëse ka një “Brutus” që mund të largojë zotin Putin dhe t’i japë fund luftës. “A ka një Brutus në Rusi? A ka një kolonel Stauffenberg më të suksesshëm në ushtrinë ruse? Politikani romak Marcus Junius Brutus vrau mikun e tij dhe gjeneralin romak Julius Caesar, ndërsa koloneli i ushtrisë gjermane Claus von Stauffenberg është…

Read More

Gjiganti i transmetimit “Netflix” ka ndaluar çdo projekt dhe blerje të ardhshme nga Rusia për arsye të luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Ata deklaruan se ka marrë në konsideratë ndikimin e ngjarjeve aktuale. Edhe “The Walt Disney Company” po ashtu bëri të ditur se pothuajse në të njëjtën mënyrë do të ndalojë të gjitha shfaqjet teatrale në Rusi, duke përfshirë “Turning Red” të Pixar, që do të jepet premierë në vend më 10 mars. Disa orë pas, Warner Bros ndaloi publikimin e “The Batman”. Një njoftim i tillë erdhi edhe nga “Festivali i Filmit” në Kanë, burime zyrtare të…

Read More

Sfida e radhës e raundit të kthimit në Champions League për 1/8 e këtij kompeticioni është një moment i rëndësishëm për Sergio Ramos pasi skuadra e tij aktuale, Paris Saint-Germain përballet në Spanjë me Real Madridin në stadiumin që dikur ishte shtëpia e tij, Estadio Santiago Bernabeu. Që prej datës 30 janar, mbrojtësi spanjoll u largua nga fusha e blertë për shkak të një dëmtimi dhe ndërsa tani vazhdon puna për rikuperimin e plotë. Momentalisht Pochetino e ka lënë jashtë listës së lojtarëve që do të ,arrë me vete Spanjë për shkak të dëmtimit, por Ramos është i vendosur të…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka do të jetë sot e pranishme në takimin e jashtështëzonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, i cili zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel. Në takimin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, marrin pjesë edhe Finlanda dhe Suedia, vende partnerë operacionalë të NATO-s, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell. Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës duke konfirmuar se…

Read More

Një ndër mediat e pavarura ruse, Tv Rain ka njoftuar se do të ndalojë transmetimin për një kohë të pacaktuar pasi është nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë. Rregullatori rus i telekomunikacioneve kishte bllokuar TV Rain në fillim të kësaj jave, duke e akuzuar atë për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, duke shkaktuar prishje masive të qetësisë dhe sigurisë publike dhe inkurajimin e protestave”, sipas raporteve. Ndërkohë që dje, media transmetoi shfaqjen e saj të fundit në internet. “Jo luftës”, tha një ndër themelueset e këtij kanali, ndërkohë që punonjësit dolën nga studioja. Më pas kanali nisi…

Read More

Trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor më të madh në Evropë, Zaporizhzhia. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet ukrainase. “Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë,” tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters. Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai. Vlen të përmendet se një zjarr shpërtheu në fabrikë më herët pas një sulmi me granatime ruse.

Read More

Në orët e para të 4 marsit, zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se forcat ruse kanë bombarduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës. Ky është termocentrali bërthamor më i madhi në Evropë. Duke konfirmuar zjarrin, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në Twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentrali bërthamore. Kur filloi zjarri? Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale se një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i…

Read More