Author: tirana

Pak ditë më parë, Donaldi vendosi ta dhurojë udhëtimin në 7 destinacione, dhuratë që mori gjatë “Big Vrother VIP”. Aktori tha se do t’ja japë këtë dhuratë 7 çifteve dhe pas kësaj deklarate duket se i është hapur punë. Mes shumë komentuesve që duan të fitojnë udhëtimin nuk kanë munguar edhe personazhe publikë apo miq të Donaldit, mes tyre edhe mamaja e tij. Ajo i ka shkruar të birit në mesazh duke i thënë: “Aman ore, mbase më ke zgjedhur mua me Kaçon”. “Ndërkohë mami im”, shkruan Donaldi krah postimit, duke nënkuptuar se edhe ajo po e pret me padurim…

Read More

Ukraina shpërndan shpesh bilance në të cilat njofton humbjet e ushtrisë ruse. Edhe ditën e sotme kur ndodhemi në ditën e 9 të luftës, Ukraina deklaron se rreth 9,166 trupa ruse janë vrarë. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përmendi pak më parë një shifër të ngjashme. Ukraina deklaron se humbjet e tjera ruse përfshijnë: Të paktën 251 tanke 33 avionë 37 helikopterë 404 automjete 105 sisteme artilerie Këto shifra janë shumë më të larta se ato të cituara nga Moska, e cila thotë se ka humbur 498 trupa deri më tani në konfliktin njëjavor. Siç është standard gjatë konflikteve të…

Read More

PS zhvilloi takimin përmbyllës për zgjedhjet e 6 marsit në mbështetje të kandidatit për drejtimin e Dibrës, Rahim Spahiu. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri u shpreh se vota për Rahim Spahiun dhe për PS është garanci për zhvillimin e Dibrës. “Si Sekretar i Përgjithshëm, dua t’ju sjell përshëndetjet e kryeministrit të Shqipërisë, i cili para se të nisesha këtu më tha: Damian dua t’u thuash dibranëve se fitorja në Dibër është gjëja më e rëndësishme që unë kam dhe dua që në 6 Mars Dibra ta nderojë Partinë Socialiste dhe djalin e saj Rahimin.  Më lejoni ta them përse ka…

Read More

Një fëmijë 16-vjeçar i quajtur Serhii ka humbur jetën teksa luante me 2 shokë të tij në rrugët e Mariupolit. Një foto e shpërndarë në rrjet lidhur me këtë ngjarje po “dërrmon” zemrat e të gjithëve anë e kënd botës. Në të shihet babai i adoleshentit Serhii i cili qan me dënesë krahë kufomës së djalit të tij të mbështjellë me një çarçaf të njollosur me gjak pasi ai u godit nga një eksploziv. Mësohet se në momentin që burri përqafoi djalin e tij me flokë bjonde, ai nisi të qajë në mënyrë të pakontrolluar në spitalin e granatuar dhe…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje vendeve perëndimore të normalizojnë marrëdhëniet me Rusinë, pasi që prej 28 shkurtit, dita kur ushtria ruse hyri në Ukrainë, Europa dhe SHBA kanë vendosur sanksione të ashpra kundër Kremlinit, shkruan Skynews. Në përpjekje për të shpëtuar ekonominë ruse, tregtimi me bursën e Moskës do të qendrojë i mbyllur edhe sot, e premte 4 mars, tha Banka Qendrore ruse. Në deklaratën me shkrim nga Bursa e Moskës thuhet se transaksionet në tregje nuk do të vazhdojnë as sot për shkak të “situatës aktuale”. Nga ana tjetër, në deklaratën e Bankës Qendrore të Rusisë…

Read More

Thirrje për të ndalur konfliktin në Ukrainë ka bërë edhe firma e dytë më e madhe ruse e naftës, LUKOIL. “CNN” shkruan se Bordi i Drejtorëve të LUKOIL shpreh shqetësimet e tij më të thella për ngjarjet tragjike në Ukrainë. “Duke bërë thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit të armatosur, ne shprehim ndjeshmërinë tonë të sinqertë për të gjitha viktimat, të cilat janë prekur nga kjo tragjedi. Ne mbështesim fuqimisht një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacie”, thuhet ne deklaratën e firmës. Firma e naftës “Lukoil” është në pronësi të…

Read More

Një minator rreth 40-vjeç me iniciale F.L. është aksidentuar gjatë punës në një galeri kromi në Bulqizë. Policia bën me dije se ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Me datë 04.03.2022, rreth orës 11.30, në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi F. L., rreth 40 vjeç, banues në Shupenzë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi në datën 3 shkurt prokuroren e Tiranës, Elina Kombi. KPK konstatoi faktin se prokurorja kishte provuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve financiare të deklaruara. Ky veprim çmonte hapur se subjekti në fjalë kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, çka përbën kriterin e vetëm për të cilin u mbyll hetimi administrativ. Po ashtu, në vendimin e arsyetuar evidentohet dhe ushtrimi i një aktiviteti hotelerie dhe ngrihen dyshime se nuk është regjistruar me qëllim mospagesën e detyrimeve tatimore. Trupa e KPK-së që vendosi shkarkimin e Kombit kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela…

Read More

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas 40-vjeçar i cili ushtroi dhunë mbi ish-bashkëshorten e tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i Policisë: “Po nga specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Materialet…

Read More

Mësohet se të paktën 30 njerëz kanë rënë viktimë e një shpërthimi të ndodhur në një xhami në Pakistan, ndërsa 56 të tjerë raportohen të plagosur. Mediat e huaja sqarojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premtje në qytetin verior të Pakistanit, Peshawar. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur gjithë Pakistanin, komunitetin islamik dhe botën mbarë.

Read More

Rusët i konsiderojnë si fitoret e tyre të vogla këto luftime të ashpra dhe të përgjakshme që po zhvillohen në Ukrainë. Disa qyteteve në kufij kanë rënë në duart e tyre ndërsa shumë të tjera, janë ende duke rezistuar. Krimeja, në fakt një qytet që është aneksuar nga Rusia që prej vitit 2014, ka nisur të vendosë në hapësirat e saj postera pro ruse. Në fotot e publikuara nga mediat, shihen ushtarë rusë, të vendosur në postera dhe përbri portretit të tyre është vendosur shkronja “Z”, simbol i luftës ruse. Kujtojmë se një ditë më parë, Rusia ka marrë kontrollin…

Read More